6 - E çmendur
Një prekje, që shkrin akujt e një zemre, është prekja e një Engjëlli kundrejt djallit
__________________________________________________
E shkuara të ndjek pas dhe në të tashmen, mendon se i je larguar se e ke fshirë nga memoria por jo, ajo është akoma aty. E freskët, asgjë nuk është tharë, as gjaku, as trupat, as kujtimet.
Nata, ah kjo nata që zgjon te gjitha demonët e kujtimeve tona.
Nata është e vetmuar, dhe si dhurat sjell kujtime.
Mjaftonte vetëm një emër që atij ti ktheheshin kujtimet "Feliks".
Kishte pasur shumë përballje me të por nuk i kishte dhënë kurr fund.
" Vite me pare, shumë vite me pare, para se ai të vinte në kte jetë, një grua kishte dalë nga jeta e ferrit. Kishte shpëtuar nga ajo botë e mafias, ku punonte si prostitutë personale e bossit të Sicilisë. Mundi të largohej që atje dhe u strehua në Romë, atje ku takoi të atin e tij. Ai e gjeti fare të vetme në një cep të improvizuar si strehë për të. E mori në shtëpi, e ndihmoi të merrte veten dhe u kujdes për të. Për të krijuar më pas një strehë dashurie. Por sa zgjati ajo vallë... "
E shkuara të ndjek nga pas...
______________________________________________________
- Një vijë o k*ar se do përfundosh shtatë pash në dhé pastaj - qeshte Gabrieli duke i rënë pas kokë Kristianit. - shiko sa ke ndar 1,2,4,7 - thoshte teksa mundohej të numëronte.
- O Pa*l po jan 8 vija - Ja priste Kristiani.
Raffa i shikonte pa ndonjë interes të madh. Ndoshta ashtu bënte dhe ai pasi bëhej dru . Qeshi pak duke imagjinuar veten në një pozitë të till.
- Prap kan përzier kokainën me vodka. - tha Arlo i cili sapo hyri në dhomë.
- Haha po ,tani po mundohen të nxjerrin qimen nga qulli. - ja kthu ai duke qeshur.
- Mir Gabrieli se s'ka kush e rreh, po ky tjetri, me duket e ka marr malli për ndonjë take kokës. - qeshte Arlo duke parë budalliqet e shokve të tij.
- Gjithsesi, zbulova të reja në lidhje me Feliksin. - tha ai serioz tashmë.
- Çfarë? - iu afrua me afer tjetri.
- Ka bërë disa pakte në Amerikë, me personat me të pasur ktu. - tha ai teksa ndizte një cigare. - Mendim i zgjuar për pastrimin e parave. - tha pasi e thithi njëherë.
Po mendohej për pak. Pse duhej të zgjidhte kte rrugë ai. Kaq të kollajte për tu fshehur ndaj autoriteteve.
- Çfar mendon të bësh. - tha ai duke parë Raffaelin në sy.
Tjetri qeshi dhe kafshoi paksa buzën.
- Do të hyjme dhe në në rrugen e tij. Do e marrim kalanë nga brenda. - qeshi djallëzisht.
Tjetri lëshoi një nenqeshje të vogël.
- Ua shiko po fluturon Ina. - tha Gabrieli duke përqafuar me njërën dorë Kristianin dhe dorën tjetër duke bërë me shenj nga tavani.
Qeshen me kte , dhe me shokët e tij është i vetmi moment kur qesh sinqerisht.
E ndërsa tjetra po hynte fare qetësisht. Shkoi afër Kristianit dhe Gabrielit dhe vendosi duar kryq para kraharorit duke ngritur njërën vetull.
Ata i hodhën një shikim dhe pastaj filluan të qeshnin më të madhe.
- Po fluturonë vërtet. - mbështeti Kristian.
- Ooo zot i madh, shpejt në dhom ti urgjent. - bërtiti sa kishte në kokë ajo. Një qetësi totale pushtoi atë dhomë.
Më pas të qeshura mbytëse nga Gabrieli.
Kristian u ngrit në këmbë si ne faj.
- O zemra ime po kur erdhe ti o ylli im i vogël. - hapi krahët Kristani për ta përqafuar. Por përfundoi sipër saj duke u rrëzuar pertoke. Tjetra filloj të bërtiste.
U ngritën dhe pse Kristi e kishte të vështirë kte.
- Zemër mos ke motër binjake t'i, ose trinjake ose katernjake. - tha ai duke iu marrë këmbët.
- Eja me mua t'i. - e kapi përdore dhe po ecte drejt derës.
Kishte ngritur vetullen dhe po shihte me vëmendje çfar ndodhte. Me pas filloi të qesh.
- Qesh t'i aaa, shikoni si jeni bërë. E quani dhe veten bosa pale- ia plasi Raffaelit ajo i cili i shkeli syrin mes të qeshurash.
Shumë shpejt mbeti vetëm, në zyrën e tij.
Hapi sirtarin dhe nxori një foto.
-"Të premtoj se do të hakmerrem " - tha teksa shihte me vëmendje foton.
Ishte një vajzë, një shtatë vjeçare, krah saj një djal po aq sa ajo . Dukeshin të lumtur! As vitet nuk i shërojnë plagët. As kurimi nuk i është gjetur plagës se tij.
Ajo ishte gjysma e tij, ishte pjesa e tij e bardh. Por egziston një fjalë që thotë " Të mirët i merr Zoti, të keqijt qëndrojnë në tokë ". Dhe ai ishte në tokë, duke vuajtur në errësirën e tij për dritën e humbur.
______________________________________________________
Kishte dalë në qytet me Arlon dhe Gabrielin. Do të kishin marr dhe Kristianin por tjetri nuk ishte zgjuar nga nata e kaluar.
Shkuan në një lokal mjaft luksoze, i vendosur me taverne. U ulën dhe po prisnin të vinte kamarieria për porosit.
Kotë nuk thonë, bota është e vogël:
- Hej. - në fytyrë mbante një buzëqeshje, më sa dukej ishte e lumtur që e shihte sërish Raffaelin.
Tjetri hoqi syzet, i hodhi një shikim, pastaj e hoqi vëmendjen nga ajo i pa interesuar.
Buzëqeshja iu largua.
- Çfar do të merrni. - tha serioze dhe paksa e turpëruar nga reagimi tij.
- Tre espresso italiano amore. - tha Gabrieli në mënyrë provokative.
Ajo pohoi dhe u largua për të sjell porosinë.
Po e shihte me nerva Gabrielin. Ndoshta djalli u bë xheloz!!
- Po ti ç'ke? - ja pat Raffaelit i cili ngriti vetullen.
- Asgjë. - ja ktheu i qetë.
Pas pak erdhi, vendosi eksspresot në tavolinë dhe u bë gati të ikte.
- Ke harruar një lugë. - zëri tij i trash i erdhi furishëm në vesh. Ashtu me kurriz qeshi djallëzisht dhe u kthye nga ai.
- Me fal, ja e trazoj un tani. - tha dhe shkoj pran tij.
Qeshi paksa dhe futi gishtin në filxhanin e ekspresit. E trazoi dhe me pas e lepiu gishtin.
- Mmm do të shijoj shumë, qenka i mrekullueshëm- tha duke qeshur, Arlo dhe Gabrieli kishin mbetur të habitur ndërsa ai ishte bërë si i tërbuar.
- Pse mos ta shijoj tani.
- tha dhe e ngriti në krahë, e hodhi mbi shpatulla dhe u drejtua drejt daljes.
- Me lesho idiot. -tha ajo duke u perpelitur.
- Me gjith qejf. - tha dhe hapi derën e makinës, e la rëndshëm në tokë Melin dhe ajo e pa me inat. - Hip - tha duke i prekur kokën fortë dhe e shtyu brenda makinës.
Po ecnin jashtë qytetit. Me shpejtësi jo e normave të lejuara.
Kur vuri re do po dilnin jashtë qytetit, preku timonin duke e kthyer. Një makinë po vinte drejt tyre. Në fraksion sekondi Raffa devijoi rrugën dhe përfunduan jasht saj. Makina po ecte e pa kontrolluar jashtë korsis duke përfunduar në një zonë të pjerrët dhe u plas rëndshëm me një pemë.
Melen kishte marrë një goditje në njërën anë të ballit, ndërsa Raffaeli ishte shëndosh e mirë.
- Për kte nuk ishte faji im. - tha pa e kthyer kokën nga ai. - Apo ishte!?? - pyeti kur vuri re shikimin e tij të tërbuar mbi të.
- Dil jashtë. - tha në formë kërcënimi.
- Çfarë?
- Dil jashtë të thash. - bërtiti dhe ajo u drodh pak, hoqi rripin dhe doli jasht makinës.
Ai doli gjithashtu, plasi fort derën e makinës, vendosi duart në kokë dhe psheretiu i acaruar.
- Ti, ti e çmendur, çfar të tha mendja të beje. - tha duke bërë njësh shikimin me të.
- Un, mendova se do me rrembeje - tha ajo duke u shfaqsuar, dhe tjetri ngriti vetullen. - Dhe mos u përpiq ta mohosh, e kam par ne nje filëm kte, ai e rrëmbeu e futi në makinë, dhe e çoj shumë larg në një ndërtesë të vjetër dhe, dhe.. - tha ajo por ndaloi ai po e shihte i habitur,
- Dhe. - vazhdoi ai.
- De kaq. - çoj duart në kraharor duke i kryqëzuar.
- Nëse do ta tregoj un çfar ndodhi me pas. - Tha ai i ktheu kurrizin. - Nuk dua të shoh me, kur do e kuptosh kte dreqi e mori.
Shkoi në makinë mori pistoletën dhe telefonin dhe po ngjitej drejt rrugës.
Ajo nuk po e ndiqte, pas fjalëve të tij si dhe pasi pa armen që ai vendosi në brez, nuk donte të vdiste rrugës.
- "Jam shumë e re dreqin " - pershperiti.
- Do vish apo ke ndërmend të flesh me ujqërit. - ktheu koken nga ajo dhe po e priste nga një distancë paksa e largët.
- Ujqërit, ku, aaaaaaaaaaaa prit. - tha duke vrapuar dhe duke kthyer kokën pas në të njëjtën kohë. Ai tudi kokën, dhe vazhdonte të merrte në celular dike.
- Në djall. - tha duke plasur telefonin në tokë, pjesëte tij u hapën duke u bërë copë.
- Ma jep telefonin tënd. - iu hakrrye asaj.
- Nuk e kam, e lash në lokal. - tha ajo.
- Bukur fort - ja ktheu ironik.
Heshtja kishte pushtuar ecjen e tyre. Djelli pak nga pak po zhdukej nga horizonti duke i lënë vendin errësirës.
- Nuk mundem me. - tha dhe u ul në tokë. Ktheu kokën nga ajo dhe po e shihte me të njëjtin inat si me pare.
- Të lutem ki pak mëshirë, po vdes dhe për të ngrënë. - tha duke vendosur duart në në pjesë e stomakut.
- Shkojmë tek ajo pema,- tha duke u drejtuar sërish jashtë rrugës tek një pemë aty pran.
U ul tek pema dhe po shihte Raffaelin i cili po qëndronte në këmbë larg saj.
- Si e ke emrin. - pyeti ajo me shpresën për të marrë një përgjigje.
Nuk po i fliste, u ul pak me afer saj por me një distancë të vogël nga njëri tjetrin. Nxori një cigare dhe e ndezi.
- Emrin??? - Pyeti sërish.
- Raffael. - tha ai pa e kthyer kokën.
- Ua sa i bukur. Ndërsa un e ka.....
- Nuk dua tha di bella. - tha ai duke thithur cigaren.
- Melen. - tha duke ulur kokën.
Ktheu kokën nga ajo, i pelqeu, qeshi pak.
- Çfar kerkoje në atë lokal? - tha pasi nxori tymin e cigares.
- Po punoja. - tha duke ngritur vetullen ajo.
Fundja çfar do kërkonte ajo në një lokal, vetëm për punë.
- Nuk me dukesh tipi i dikujt që ka nevojë për para. - tha sërish.
- Jam në krizë, babi mi ka mbyllur të gjitha kartat e kreditit.
- Kush e di ç'ke bërë ti. - tha ai. - Ndoshta ndonjë gabim si ai i sotmi.
- Ç'të bej. Me pëlqen të terheq vëmendje, dhe e urrej kur nuk ma varin. - tha ajo për skenën e bërë në lokal. - Si dhe me duhen leket, dua të blej një apartament timin. Nuk mund ta duroj shumë njerkën time dhe vajzën e saj. - tha ajo dhe uli kokën.
- Fli tani. - urdhëroi ai.
- Jo, nuk dua të bëhem ushqim për ujqërit.
- Ti i ha ujqërit, jo të hanë po fli - fjalët e tij ishin të plota dhe theksi i tij i bente me urdhërore.
Shkoi shumë pra tij, dhe u mbështet në kraharorin e tij, vendosi duart në pjesën e gjoksit dhe mbylli sytë. Nuk e priste kte gjë kishte hapur pak krahët, por me pas i uli duke prekur trupin e saj. Ishte ky një fillim i mbarë valle....
- Po erdhën ujqërit do të vendos ty para - tha teksa mbështetë me pranë tij.
Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top