32- E dua?

"" Dhe kur mendojmë se kemi vdekur..........
fakt jetojm".

*********************

La ujin e ngrohtë ti cektë rëndshëm trupin. Ndjente percellime në pjesë të ndryshme të trupit kur uji kontaktoi me lëkurën tashmë të nxirë. Kishte dhimbje kudo në trup. Ama i përballonte mirë, dhe pse e kishte ndrydhur veten për të reaguar ndaj dhimbjeve apo diçkaje tjetër.
E urrente diellin e atij mëngjesi, e urreu që në agim. I urreu rrezet e tij teksa i binin në fytyrë. Urreu gjithçka, dhe veten.

Ndoshta uji do e qetësonte, ose do ia pastronte papastërtinë që Feliks la pas. Lotët i ishin tharë dhe e vetmja gjë që ishin gjallë tek ajo ishin syte të cilët fokusoheshin tek diçka dhe nuk lëviznin prej andej. Gjithçka tjetër ishte e zhdukur si buzëqeshja, si dhe lëvizjet e saj.

Kishte qenë gjithmonë një vajzë energjike. Ishte gjithmonë në lëvizje dhe e prapte.

E çmendur në ato që mendonte, fliste apo vepronte. Ajo ishte "Melen" ose ndryshe "vajzë e çmendur " Siç Raffael e cilësonte.

Ndenji shumë në banje aq sa lëkura kishte filluar ti rrudhej nga uji. Lotët i kishte bërë njesh me ujin. Të gënjente veten se ishte e fortë , të mos ndjente nxehtësinë e lotëve.
Doli nga banja dhe u mbështoll me një robdishamer . U ul në shtrat dhe po shihte nga dritarja. Me sakt atje i mbante sytë pasi mendja nuk po reagonte ndaj asgjëje. Madje as nga hapja e derës! As nga hapat që sa vinin dhe afroheshin drejt saj.

- Shoh se e paske marrë veten!. - ja pat tjetri ironikisht.

Nuk ja vuri veshin, as nuk u ndikua nga fjalët e tij. Shihte akoma nga dritarja.

- Po mendoja gjatë, po sikur të bëjmë një muaj mjalti. Do ishte tmerrësisht i mrekullueshëm. - qeshi djallëzisht. - Madje, madje fotot që do bëjmë ja dërgojmë Rafaelit si dhuratë. Si thua? - tha dhe ajo ktheu shikimin në fraksion duke e parë me inat.

- Pa shiko, pa shiko, sa përmend Raffaelin reagon menjëher, mos ndoshta?
Mos ndoshta je dashuruar vogëlushe? - pyeti duke e kapur nga mjekrra dhe e ktheu fytyrën e saj nga vetja.

- Zhduku. - skremiti dhëmbët duke e hequr shikimin nga ai.

- Nxnxn, sa keq. Ju të dy s'do jeni kurrë bashk. - tha duke i pëshpëritur tek veshi.

Nuk po qante, nuk ishte aq naive. Ajo thjesht realisht ishte dashuruar. Dhe për kte heshti. Heshti kundrejt demonit të dashurisë së saj. Nëse fobia e Rafaelit ishte Feliks, ajo fobi ishte kthyer dhe në fobin e saj.

Dy njerëz të dashuruar marrëzisht pas njeri-tjetrit por të destinuar të jenë të ndarë.

Thonë se heshtja është me e mirë, do ndalonte mijra ngatërresa mes njerëzve, por heshtja e saj ishte shkatërrim. A do përfundonte kështu?!

- E di bukuroshe, apo mos dëshiron të thërras "Bella" - tha me një buzëqeshje ironike. - ai nuk do të doj kurrë. I till është im vlla. - u ngerdhesh pak kur pa shikimin që ajo i ktheu pas fjalëve të tij.

Kishte mbledhur vetullat dhe po e shihte në dyshim. Nuk po dinte ç'të bënte, t'ua vinte veshin fjalëve të tij apo ti injoronte.
Të thoshte të vërteta apo thjesht trillime?

- Çfarë? U habite aq shumë? Mos u habit. Shiko ti nuk di asgjë për atë që mendon se dashuron. - tha duke i kaluar disa fije flokë pas veshit.

Kjo sjellje e tij po e bënte të dyshonte. Dje ai e dhunoi brutalisht, por sot vetëm e prekte butësisht.

- Çfarë do nga unë. - zëri ishte ngjirur dhe disa lotë mbuluan hapsirën e syve.

- Nga ty, asgjë. Dua thjesht të bësh si them un. Nëse jo do vazhdojmë atje ku e lam mbrëmë.

- Ti je një trap , i ndyre, italian idiot pa skrupull. - bertiti sa kishte në kokë, duke u larguar nga ai. - S'mund të me mbash nëse un nuk dua. Nuk mund të me detyrosh të bëj çfarë ti do. Kurrë.
Kush dreqin je ti që vendos për mua?
Kush? - ngrinte zërin pas çdo fjalë të dalë nga goja.

- Bashkëshorti jot. - ja ktheu qetësisht me një buzëqeshje në fytyrë.

Ra me gjunjë në dysheme. I kishte dalë nga mendja se, dhe ajo ishte martuar me të. Së kishte firmosur të ishte e tija.

- Pse mua? - pyeti duke parë dyshemenë e lodhur nga gjithçka. Donte të binte në tokë. Të mos ndjente asgjë.

Por si Rafaeli i kishte thënë jeta nuk është si filmat. Ajo nuk humbiste ndjenjat për të ndalur një fatkeqësi, ajo e jetonte.

- Do ta dish. Me bërë përshtypje që kur të kam parë për herë të parë. Vajza e lazdruar e një Milioneri, e bukur po, e zgjuar po, e pastër po. Kërkimet që bëra për ty ishin tipike të një vajzë që do çdo kush do e donte. Nuk është e lehtë të kesh përkrah një vajzë të pastër në botën e mafias. Aq më pak kur ajo nuk ka lidhje me të. Ku ajo eshte rritur si një lule me mburoja që të mos e dëmton njeri. U fiksova pas teje. Të dëshiroja. - plasi dorën mbi komo kur përsëriti fjalinë e fundit.

Ajo nuk kishte lëvizur. Shihte dyshemenë, ndjeu që ai po shkonte drejt dollapit nxori prej andej një karton dhe duke e derdhur para saj.

Mijra foto të saj, të ndryshme, as ajo vetë nuk do e besonte se ishte ajo.

- Ti me fiksove, filloja të iluzionoja për ty. Fillova të kisha ndjenja të reja. Dëshirë për të pasur, për të bërë timen. Dhe prita që ti të hidhe syte. Të bëja ndonjë ngacmim por ti as nuk ma varje. - tha afer saj. - Çfar pe tek Raffaeli dreqi e mori. - tha duke i rënë me këmbë kartonit.

Ajo vazhdonte të shihte fotot. Ktheu shikimin nga ai, pa se ishte tërbuar.

- Ti je një maniak, i poshtër. - tha duke i hedhur disa foto nga fytyra. - Dhe po, po, po , po e dua, e dua Rafaelin. E dua, e dua, e dua e dua.... - vazhdoi të thoshte deri sa një shuplakë erdhi drejt saj.

- Do shohim ke do me shume baban apo Raffaelin. - tha duke i kapur flokët fortë duke e bërë të lëshonte një pasthirrm.

E lëshoi dhe ajo ra në tokë. Ndërkoh ai u largua furishëm nga dhoma.

"Babin apo Raffaelin? ".......





***********************************************

- Nuk dua që as dhe një biznes i tij të shkoj vaj. Beni ç'të doni e dua sa më poshtë atë njeri. - tha duke plasur duart mbi tavolinë. - As drogë, as femra, as paktë me mafioz të tjerë. Me dëgjuat. E dua të vdekur.. - tha duke u bërë të dalë nga dhoma ndërkohë Arlo e ndiqte prapa.

Hyri në dhomën e stërvitjes dhe hoqi xhaketën, me pas këmishën. Ndodhej vetëm me pantallona dhe para një thesi boksi. I gjuante pa pushim, duart i kullonin gjak. Për disa minuta mbeti vetëm duke grushtuar dhe me pas i ra me shkelm duke e bërë të lëkundej.

- Mjaft tani. - ndërhyri Arlo.

U ul në një karrige përball njeri-tjetrit. Po e shikonin njeri-tjetrin në sy, nuk po fliste njeri, dukej se ata kuptoheshin me sy.

- Me mire mos ta kisha njohur. - tha pas pak. - Të mos me ndryshonte, të mbeteshia ai që isha. Të mos e doja , dhe ajo mos tme donte. - tha dhe tjetri vec e dëgjonte.

- Të mos të fuste në çmendurinë e saj. Pse unë vetë mund ta ndalja kte gjë. Çdo herë mundohesha por thjesht ajo nuk largohej, deri sa u mësova me të. Filloj të me mungonte dhe ndjenja dëshirë ta shihja.
E dua Arlo!?
A e dua?
Jam dashuruar me të? - tha duke e parë në sy.

Tjetri buzëqeshi dhe pohoi me kokë.

- E do...

- Por e humba. - Vazhdoi ai. - Un nuk humbas kaq lehtë. Por edhe shenjtor nuk jam që të mos i rrëmbej gruan armikut tim. - tha duke qeshur.

- Shyqyr që e kape.

- Ngriu kemi punë për të bërë. - tha dhe u bë të dilte nga ajo dhomë. Dëgjoi telefononi të binte e nxori nga xhepi...

- Është Melen. -tha i habitur duke parë Arlo.......

Dhe zgjedhësh është me e vështirë se vdesësh.....









U ngjalla un. Shpresoj t'ju pëlqej. Dhe flm me pritet . Flm për votat dhe komentet tuaja
Ju dua! ❤❤❤

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top