26- Kërcënimi

-Feliks. - tha tek dalloi situatën e tjetrit që qëndronte me kurriz nga dritarja.

- Kush guxoi të të prek ty. - tha, duke shkuar pran saj.

Errësira ia bënte të vështirë shikimin. Nëse ai do ta shihte në atë gjendje, do kuptonte çfar kishte ngjarë.

- Askush, nga e nxore kte . - tha duke u drejtuar në errësirë drejt banjos.

Mori një robdisham që të mbulonte këmishën që mbante veshur.
Nuk donte që ai ta shihte në atë mënyrë.

Ndezi dritën dhe ai ishte ulur mbi shtratin e saj.

- Me than se ke kaluar shumë kohë me Raffaeli.

"Raffaeli... "

- Nga e njeh ti atë, çfar keni sëbashku. Ndoshta ndonjë prishje pazaresh në siguri. - inorizoi kte të fundit.

- Nuk besoj se do ta dish kto gjera. - tha duke shkuar drejt saj.

- Dua ti dije. - tha e vendosur.

- Melen, Melen, Melen, s'kam ardhur të rrëfej punët e mia ktu. - tha duke qeshur djallëzisht. - Gjithmon jam munduar të bëj përshtypje ty, në mënyrën tënde. Me pas fillova dhe mendova, pse të mos e bëj në mënyrën time. - tha shumë afër saj, me një shikim rrënqethëse për të.

- Ti je i çmendur, dhe besoj se e ke të qartë se kurr nuk do ti hedh sytë ty. Nuk me pëlqejnë njerzit që tjetër jan dhe tjetër hiqen si ti dhe Raffaeli. - tha me nerva. Po i neveritej gjithçka, në ato momente donte vetëm të ishte mbi shtratin e saj dhe të qante pa pushim.
Por me sa duket diçka tjetër është servirur për të.

Një buzëqeshje djallëzore erdhi nga ai.

- Ti mendon se unë po tallem. Se po bëj klishe për te nevrikosur. Ncnc e ke gabim.
Dhe mos me krahaso me Raffaelin, do të tregoj se jam shumë me ndyshe.

- Çfar do nga un Feliks? Jam e lodhur.

- Të martohesh me mua! - tha tjetri dhe ajo e pa për pak çaste në sy.

Filloi të qeshë me të madhe. Sikur ajo të ishte shakaja e vitit. I dukeshin të pabesueshme kto fjalë. Duhej të ishte çmendur ai .

- Të duket për te qeshur. Shiko ktu atëherë. - Nxori nga xhepi një telefon, pamjet që shfaqeshin në të ishin pothuajse të paqarta.

E pa paksa më vëmendje dhe buzëqeshja i iku.

- Çfar po mendon të bësh? - pyeti kur pa se pamja në telefon ishte dhoma e të atit.

- Pas disa sekondave një fatkeqësi do të ndodh. Dhe kjo varet nga ty. Zgjidh Melen. - tha duke qeshur djallëzisht.

- Aha nuk ja vlen të shkosh. Ajo caktivizohet vetëm nëse un them të caktivizohet.
Tik, Tak, tik Tak po të ikën koha. - ishte midis daljes nga dera dhe hyrjes në dhomë.
Kishte filluar të qante.

- Do të martohesh me mua Melen. - tha dhe nxori nga xhepi një telekomandë. Dukej se ishte për të përshpejtuar procesin e bombës.

Vendosi gishtin e madh në telekomandë dhe frymarja e saj u përshpejtua.

- Në rregull, në rregull pranoj veç caktivizoje tani, tani të thash. - tha duke shkuar afër tij dhe po e godiste mbi kraharor.

- Caktivizohu. - pëshpëriti afër telekomandes. Dhe ajo ra në shesh duke qarë.

Dy të keqe ne nje dite. Si duket Raffaeli dhe Feliks kishin shumë të përbashkëta.
Apo jo?

U ul në një nivel më të dhe i la një puthje në ball. Me pas u largua drejt derës.

- Ah dhe diçka, brenda javës të jemi burrë e grua. Ndryshe jo vetëm babai jot por dhe ai trapi Raffaeli do e pësojnë keq. Dhe do jetë vetëm faji jot. - e kërcënoi hapur me pas u largua.

Shkoi drejt banjos dhe po shihte veten në pasqyrë. Hoqi robdishamerin dhe u ul në pllakat e ftohta të banjes. Vështronte veten me këmishën e tij në trup. Nuk e urrente, çuditërisht ajo nuk po e urrente.

E donte atë aromë që mbarte ajo kemishe.

" - Je një idiote, çfar mendove se ai do dashurohej pas teje. Se ai do pranonte aq pa keq botën e tij. paralajmëroi, me mijra herë, por ti prap nuk more vesh. Sepse u dashurove, ç'marrezi. Ndoshta dashuria as nuk egziston. Për jo paktën. "-po i fliste pamjes që i shfaqej në pasqyrë.

Me këmbët hollake dhe të mbledhura kruspull pas vetes dhe të rrethuar me duar.

Melen ndjeu se çfar ishte dashuria. Nëse ajo do ishte kjo dhimbje që ndjente atëherë do dëshironte të mos dashurohej pas tij.

Dhe pse tashmë ishte marrosur....

"Cdo gje mund të ndryshonte në bot, por vetëm ajo jo. " Sa shpesh e dëgjonte kte fjalë. Ama tani ndihej ndryshe. Për atë që ndodhi dhe për ato që do të ndodhin. Në një ditë kishte humbur shumë, kishte humbur virgjërinë me dikë që e përdori dhe tani do i jepte shpirtin dikujt që po fillonte ta përdorte.

Ishe bosh nga mendimet, të mblidhte forcat. Sa do dëshironte, të ngrihej në këmbë dhe ti thoshte vetes së gjithçka do kaloj.

Ndoshta fjalët e Raffaelit që dhimbja nuk largohet gjatë kohës por veç shtohet, po i dukej e vërtetë në ato momente.

Zbertheu kopsat e këmishës dhe e hoqi nga trupi.
Ende i vinin ndër mend epshet e mbrëmjes se kaluar. Atje ku ajo i dhuroi atij diçka nga vetja. E drejtoi drejt hundës, akoma mbante aromën e tij.

- Të urrej. - pëshpëriti duke qarë. - Të urrej djall i ndyrë. - e hodhi në tokë.

- Urrej çdo arom tendën, çdo prekje, dhe çdo puthje. Të urrej. - bërtiti pak dhe filloj të qaj.

Mund të qante gjithë natën ama lodhja e mori me lotë ndër sy. Do të ishte ditë e gjatë e nesërmja.

( Valla e gjat do jet, e hënë small like boring day 😢😢😩😩)

*************************

Rrathët posht syve e bënin të dukej si mos me keq. Shkoi pak krem që të mos dalloheshin ama rremat e kuq nga të qarët vështirë të fshiheshin. Donte të qëndronte përgjithmonë në atë dhomë, të mbyllej dhe të mos takonte askënd.
Por një thirrje në celular e bëri të ngrihej nga vendi.
Ishte i njëjti numër që i dërgonte mesazh se po e vëzhgonte. E kishte kuptuar tashmë se ai ishte Feliks.

- Mir mëngjes vogëlushe. - tha ai por ajo as që ja ktheu përgjigjjen. - Gjithësesi duke vazhduar kështu se ke mirë. Mora për thënë se do ishte mirë ti tregojë babait tënd për mua. dark do VI shkëmbejmë unazat, dhe me beso mezi po e pres.

-Shkofsh në djall. - ja ktheu e acaruar.

-Ncnc nuk bën kështu, mos harro se lëvizje dhe babai jot i dashur merr fund.

Ja mbylli telefonin dhe e hodhi në krevate. Nervat iu bën kacurrela.

- Ti. - drejtoi gishtin nga tavani. - Nuk di çfar ke ti dhe Nikolasi me mua. Nikolasi ....Ai kurr nuk me sillte dhuratën që doja për Krishlindje madje ai as nuk sillte dhurata, ishte thjeshtë një gënjeshtër që un të sillesha mirë. Por realisht un s'kam bërë asgjë të keqe, pse mua. - po ankohej ajo.

Shumë shpejt me vetullat e mbledhura nga nervat zbriti poshtë. Pa të atin që u kthye nga ajo dhe po e shihte me habi.

- Melen ku ke qenë? - iu hakrrye pak.

- Babi dhe mua me mori malli. - tha duke e përqafuar.

- Çfar ka ndodhur?

- Asgjë, në fakt ka ndodhur diçka e mrekullueshme. - tha me gjasme e entuziazmuar. - Në dark do të kemi një të ftuar dhe lajmi që do të jap besoj se do të lumturoi. - tha duke e prekur në xhaketën që mbante veshur.

- Kush do vij ? - pyeti i çuditur.

- Dikush pra, thuaj Nensit të bëj një darkë speciale. - tha, dhe e puthi në faqe. Me pas u largua duke e lënë Karlin të menduar .

E kaloi ditën në dhomën e saj dhe gjat mbasditës filloi të bëhej gati.
Gjithçka dukej si një makth nga ku nuk po mundej të zgjohej.
Nuk donte të dëmtohej kush prej saj.
Po zgjidhte një veshje të përshtatshme për sot. Mbi komedinë vuri re këmishën e tij. Me siguri ndonjë shërbyese e kishte marr nga banja dhe e kishte pastruar.

E mori ngadalë në dorë dhe po e shihte me vëmendje.

- Sa do të doja të ishe ti në vend të Feliks. Do ishte lumturia ime. -tha ndërkoh që sytë filluan të lageshin. - Pse e bere kte Raffa?!

Po nuhaste dhe një herë atë këmishën si të ishte hera e fundit që ja ndiente parfumin.

Veshi një veshje të thjeshtë. E dini veshja që veshim fsheh shkëlqyeshëm gjendjen tone. Nëse ajo do vishte diçka serioze atëherë do kuptohej lehtë se ishte e mërzitur. Kishte veshur një fustan të thjeshtë ngjyrë gri që vinte pas formave trupore.

Zbriti poshtë dhe dëgjoi zërin e Elize. Dhe ajo do ishte sot sëbashku me Amberin.

- Ckemi. - tha sapo hyri në dhomë . Dëgjoi derën të binte. Nuk e la sherbyesen të shkonte por shkoi vetë. Ndërkohë Karl i hodhi një sy Elizes si të mos kuptonte sjelljet e se bijës.

- Mir mbrema vogëlushe. - tha ai duke iu afruar për ta puthur por që ajo e mohoi kategorikisht.

- Mirë mbrema Feliks . - tha me ironi dhe ai i hodhi një shikim të vrazhdë.

- Feliks. - ishte babai saj i cili po qëndronte sëbashku me Elizën në dhomën e pritjes.

U takua me babain e saj dhe Elizën dhe u ul në një kolltuk. Hodhi shikimin nga Meli e cila kishte një buzëqeshje false në fytyrë. I hodhi shikimin nga poshtë këmbëve të saj deri tek koka. Po i pëlqente pamja që i servirej.
Ishte fiksuar keqazi pas saj. Ishte bërë manjak duke fotografuar atë në momente të ndryshme të saj.

Çfar realisht kërkonte ai nga Melen?

Shumë shpejt kishte ardhur dhe Amberin. Ishte momenti që ajo do e prezantonte Feliksin si të fejuarin e saj.

- Pra cili është lajmi që do jepje. - iu drejtua të bijës dhe ajo doli nga mendimet.

- Ah po. - tha duke shkuar përkrah Feliks. - Ne, am në do të martohemi. - tha dhe po qeshte.

Sinqerisht meritonte një Oskar ajo vajzë.

- Kjo është e pabesueshme. - tha ai dhe shkoi drejt të bijës. Gjithmonë i kishte pëlqyer Feliks, ose të paktën çka ai shfaqej para tyre. - Jam krenar për ty urime. - tha ai duke puthur të bijën dhe i dha dorën Feliksit.

Ai ishte i lumtur, gjithmon kishte pritur një lajm të tillë nga Melen. Që ajo të pranonte një njeri në jetën e saj. Por nuk e dinte ai se Feliks do ishte fundi i Melit të tij

Të tjerat kishin mbetur të habitura. Sidomos Amberi, po shihte me vëmendje Melin .

- Po mendoja që ta benim publike kte lidhje, le ta marr vesh gjithë bota dashurinë që në kemi. - tha ai pasi ishin ulur për të ngrënë.

Ajo filloj të kollitej. U mbyt nga fjalët e tij.
Të bënte publike, kjo ishte tunduese.

- Je mirë zemër. - tha duke e prekur në shpatull dhe ajo i hodhi një shikim kërcënues.

- Mirë jam.

- Në fakt është ide e mirë. Të ftojmë të gjithë shtresën e lartë dhe ta bëjmë publike. - mbështeti i ati.

Nuk mund të kundërshtonte. Nuk donte ta merrte vesh Raffaeli kte gjë. Dhe pse mendonte se kjo as nuk do ti bënte përshtypje.

Ky ishte fundi saj.....

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top