Prolog
"Po notoja."
Kjo do ishte fjalia e parë, që do thoshte, nëse nuk do ia dilte mbanë.
Kishte qenë duke notuar, kur papritmas trupi i ishte mbërthyer nga i ftohti i acartë i detit, ajo nuk e kishte përballuar dot dhe nuk kishte mundur të lëvizte, për të çarë midis dallgëve të pamëshirshme dhe dalë gjallë në breg.
Argument, që do besohej lehtë. Fundja, pse të dyshonin, se ishte përpjekur qëllimisht, për të vrarë veten? Edhe mund të hamendësonin për shkak të Amarildos, apo ndokujt tjetër, por nuk i bëhej vonë, për sa kohë, që ata nuk e dinin të gjithë të vërtetën.
Do diskutohej për disa ditë vdekja e saj dhe pastaj ajo do humbiste e tëra në harresë. Kjo, po qe se plani do t'i shkonte, siç kishte bërë llogaritë. Nëse jo, do thoshte justifikimin e përgatitur.
Të tjerët do mund t'i bindte lehtë, e dinte; por jo atë. Ai do ta kuptonte me një vështrim, që do t'i hidhte, se si ishte e vërteta e parrëfyer.
E kishte fituar atë lloj autoriteti, që ditën, që ishin takuar për herë të parë, kur kishte lexuar me një vështrim qëllimin e saj ndaj tij dhe që atëherë, një pozitë e tillë vetëm sa i ishte forcuar, sado që ajo kishte dashur t'ia hiqte si mundësi dhe të mos e lejonte të bëhej aq shumë pjesë e rëndësishme e jetës së saj, nivelit ajo ku kishte rënë prej goditjes së marrë pabesisht dhe akoma ndiente sikur po vazhdonte të binte.
Por, përpara se të fillonte rënien poshtë, Anila Idrizaj kishte qenë ngritur shumë, shumë lart.
....vazhdon....
Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top