65• Kush të Vrau, Luledielli?

    Dhoma e gjumit nuk i kishte ngjallur ndonjëherë aq interes, për të shkuar sa më parë aty, sa atë natë, që Anila po e priste në krevat, e gjysmëngritur te kreu i tij.

    Buzëqeshja, me të shikuar atë, i ishte bërë e natyrshme Sidorelit tashmë.

    - Je rehat? - u ul pranë saj dhe i vendosi dorën mbi këmbë.

    - Rehat jam, plotësisht jo. - Anila largoi batanijet, për t'i bërë vend atij në të majtë.

    Ai përshkoi dorën përgjatë këmbës së saj dhe iu afrua abazhurit në komodinën djathtas krevatit.

    - Ta fik, apo ta lë ndezur?

    - Ndezur, - ajo vendosi kokën mbi jastëk.

    - OK.

    Sidoreli u shtri me shpinë fillimisht dhe më pas u kthye në të djathtë nga Anila, fytyra e së cilës përballë tij, po shoqërohej me kujtimin e trupit të saj poshtë ujit në det.

    Ai imazh do ta përndiqte për një kohë tepër të gjatë, nëse nuk do përpiqej ta zëvendësonte me të tjera imazhe të bukura të saj, si të atyre momenteve, kur Anila ishte pranë tij e buzëqeshur, sytë kafe i shndrisnin tërë gjallëri si flakë në mes të natës pa hënë dhe flokët e tharë ishin të shtrirë pas shpinës së saj.

    - Më vjen shumë keq për telefonin tënd! - ajo preku fytyrën e tij të qetë dhe përkuli buzët nga forca ripërtëritëse e ndierë, që i ngriti zemrën peshë dhe i zgjeroi kraharorin, për të marrë frymë më thellë.

    Ishte e njëjta ndjesi, që kishte pasur, kur kishte qenë zhytur nën ujë. Energjia e detit i ishte dukur totalisht e zymtë dhe depresionuese, por, me të hyrë ai në ujë dhe prekur trupin e saj, për ta nxjerrë nga aty, e gjithë hapësira ujore sikur ishte rikthyer në jetë dhe zemra e oqeanit kishte filluar të rrihte vrullshëm, thua se ishte përdorur defibrilator posaçërisht për të, që ai organ të punonte sërish.

    Sidoreli puthi pëllëmbën e dorës së saj dhe i dha të njëjtin shikim thellësisht të fortë si pak më parë.

    - Nuk ke pse, - tha ai. - Telefoni mund të zëvendësohet, ti jo.

    Anila u avit, të strehohej në përqafimin sigurues të krahëve të tij dhe ai e pëlqeu rehatinë private të dhuruar prej saj, që nuk e kishte marrë ndonjëherë nga askush tjetër dhe nuk donte ta merrte, veçse nga ajo.

    - Po materialet, që ke në të? - krijoi distancë të shkurtër midis tyre Anila.

    - I kam ruajtur të gjitha në një adresë imeili, - Sidoreli i fërkoi krahun e djathtë dhe ajo e pa dyshuese, se mos ai po e gënjente, për të mos trishtuar atë. - Çdo gjë është në rregull. - këmbënguli ai. - OK? Nuk ke pse shqetësohesh për asgjë. Vetëm mos hiq dorë nga jeta! Kaq kërkoj prej teje.

    - Me sytë e jeshiltë të butë, gati për manipulim. - vërejti me shpotitje Anila.

    - Nuk po më lë zgjidhje tjetër, - qeshi lehtë ai dhe ranë në heshtje relaksuese.

    Anila filloi të mbyllte dhe hapte sytë e përgjumur. Sidoreli ndoqi me vëmendje i buzëqeshur kapakët e saj, kur u mbyllën totalisht dhe procesi i të rënit në gjumë nuk i ishte dukur asnjëherë më parë aq i bukur, sa në ato çaste, kur e kishte dëshmuar, ta realizonte ajo.

    - Natën e mirë! - ai deshi të dëgjonte edhe një herë zërin e saj butësisht të ëmbël, para se të flinte.

    Për pak do ta kishte humbur atë mundësi ditën e mëparshme. Për pak nuk do ta kishte parë kurrë më fytyrën e saj, përqafuar dhe kaluar kohë me të. Bota do ishte shkretuar, ai do ishte çorientuar, për të mos ditur se nga të shkonte në jetë dhe kjo e fundit do ishte bërë e pakuptimtë për të.

    - Natën e mirë! - ishin fjalët e thëna si kënga e një ninulle e Anilës, të fundit, që dëgjoi Sidoreli për atë natë, para se ta zinte gjumi disa minuta më pas dhe, kur nuk e pa të nesërmen pranë tij në krevat e askund në shtëpi, dyshoi i shqetësuar, se kishin qenë të fundit përgjithmonë.

    Vetëm pasi u kthye përsëri në dhomën e gjumit dhe studioi më me detaje ambientin, sesa kur ishte zgjuar dhe kishte parë kalimthi për praninë e saj, mundi të shquante një letër të bardhë të palosur një herë mbi komodinën nga ana e tij.

    E mori fill me mendimin se ishte shënim nga Anila dhe ndarja e tyre ishte fjala kyçe, që parashikonte, se do lexonte në atë letër. Shkrimi i saj ishte i rregullt me shkronja si ai në një kompjuter, sikur ajo të kishte shkruar ngadalë e me kujdes, gjë, që dyshonte se kishte menduar, që do kishte pasur kohë për diçka të tillë, nga paniku se ai mund të ishte zgjuar nga momenti në moment dhe prandaj kishte hedhur në letër fjalët e menduara në nxitim e sipër.


    Nuk doja të vdisja në një vend, ku të isha vetëm, prandaj të zgjodha ty dje, për të qenë me mua në momentet e fundit. S'e di pse pata frikë të largohesha fillikat nga kjo botë, pa pasur njeri pranë dhe m'u duk sikur asgjë nuk do kishte kuptim në fund, nëse askush nuk do më përcillte. Ti më kupton. Ky është mallkimi yt dhe doja të të shpëtoja edhe ty nga ai mallkim dje. E mendova, që do rrezikoje të më ndihmoje, por thashë se do ishe tepër vonë dhe gjithçka do mbaronte në favorin e të dyve. Jam në kohë, për t'i dhënë fund akoma kësaj agonie dhe me largimin tim këtë po bëj. Harro gjithçka, që ka ndodhur midis nesh! Ky veprim do jetë shpëtimi yt përfundimtar.


    - Uo... - ai mbylli sytë i rraskapitur dhe psherëtiu më thellë se zakonisht me letrën në dorë. - Sa seriozisht e ka marrë traumatizimin e shpirtit!

    La fletën mbi krevat dhe u bë gati të dilte me qëllimin e qartë në mendje, se çfarë të bënte. Tani nuk kishte shanse, që ta mirëkuptonte më. Do ta ulte Anilën diku dhe do ta pyeste një për një rreth gjithçkaje, që i kishte ndodhur asaj. Nuk do t'i jepte më tepër kohë. Do t'i tregonte për veten dhe Amarildon gjithashtu, edhe do ta mbyllnin përfundimisht atë kapitull të së shkuarës.

    Prit e prit se kur vjen momenti i duhur, do jetë tepër vonë, kur të kuptohet se ai lloj momenti ka qenë të gjitha herët, që është menduar, për ta zgjidhur atë nyje në atë çast.

    Bleu një telefon dhe numër të ri, edhe i telefonoi menjeherë asaj.

    - Alo? - mundi të dallonte nga zëri, që Anila e kishte marrë me mend, se kush po i telefononte me numër të panjohur.

    - Ku je? - ai pyeti më vrazhdë, se ç'kishte planifikuar, por nuk u pendua. Tërbimi nga shmangia e saj ndodhej në fije të perit.

    - Në shtëpinë e prindërve të mi, - tregoi e qetë Anila.

    Doemos, mendoi i acaruar me ironi; ajo e kishte krijuar besimin, që Sidoreli nuk do shkonte t'i bënte skena në sy të familjes, nëse nuk do merrej vesh me të në telefon dhe prandaj ishte aq e patrazuar nga rreziku, se ai mund ta surprizonte.

    - Eja në shtëpinë time! Do flasim. - urdhëroi statues, që nuk pranonte kundërshtim, ndërsa po nisej dhe vetë me hapa të shpejtë për atje.

    - E lexove letrën?

    - Për fajin tënd, po; ngaqë nuk ishe përballë meje, për të m'i thënë në sy ato fjalë. - kritikoi ai.

    - Sidorel, kjo është rruga e duhur. - u përpoq të arsyetonte paqësisht Anila.

    - Takohemi, ku të thashë dhe të tregoj unë, se cila është rruga e duhur, ç'ke ti! - premtoi më se gati ai. - Ose ku të duash ti. - iu duk më e rëndësishme rehatia e saj.

    - Dëgjo! A...

    - Jo! Do më dëgjosh ti mua fillimisht dhe më pas unë ty. - këmbënguli i vendosur Sidoreli për mosndryshim plani. - Më thuaj, se ku do që të takohemi!

    - Sidorel! - Anila nuk donte të zgjatej më gjatë. - Kur u takuam për herë të parë ne të dy në studion tënde, po dilja me dikë tjetër.

    Ai ngadalësoi hapat.

    - Ai person kishte humbur babanë e tij, kur kishte qenë ne moshë shumë të vogël, e motra kishte vrarë veten disa vite më vonë dhe mamaja kishte ndërruar jetë nga dëshpërimi prej vdekjes së saj. Kishte mbetur vetëm ai.

    Sidoreli mund të vinte bast, që ajo mezi po i mbante lotët.

    - Kishte qenë totalisht i vdekur nga brenda dhe nuk më tregoi asgjë. Unë isha shumë vonë, kur e zbulova gjendjen e tij. Nuk jam e sigurt, ngaqë ai kishte qenë shumë i mirë në të fshehur, apo unë isha shumë e pamend, për ta vënë re, sado shenja më ishin dhënë. Kjo e fundit më duket alternativa e saktë.

    - Jo, - kundërshtoi Sidoreli. - Ka qenë faji i tij, që nuk të ka treguar.

    - Nuk do bëj të njëjtin gabim me ty, që bëri ai me mua, duke mos treguar. Unë jam e vdekur, Sidorel.

    - Jo! - ai u kthye sërish në det dhe nën ujë duke tërhequr Anilën drejt sipërfaqes, por këtë herë, tepër vonë, për t'i shpëtuar të dy.

    - Kam qenë duke luajtur deri tani me ty, por nuk doja ta pranoja. - vazhdoi ajo. - Kjo është përgjigja e saktë, që Visara dhe ti duhej të kishit dëgjuar atë ditë. Konsideroji asete për në të ardhmen, të mirat, që ke bërë për mua. Kur të të duhet mbështetje, nëse takon ndonjërën dhe ke shumë pengesa përpara, shfrytëzo faktin se ke bërë ato veprime dhe do ia dalësh mbanë. Do shpërblehesh për të mirat, që ke bërë.

    - Anila, eja dhe diskutojmë! - sikur vetëm pesë minuta afat t'i jepeshin, ai do ta bindte, për të ndryshuar qëndrim. Ajo thjesht ishte e depresionuar dhe prandaj kishte mendime të tilla. - Ose të mos takohemi për disa ditë! Merr pak kohë, që të mendohesh mirë e mirë dhe pastaj flasim.

    - Jo, nuk dua të të humbas më tepër kohë. - u duk tejet e vendosur ajo. - Do t'i them Visarës, të të sjellë në studio çelësin e shtëpisë, që gjete për mua. Nuk do jetoj më aty dhe as nuk do punoj në kompani. Ti, mund të largohesh gjithashtu, nëse ke dëshirë.

    - Ai, me të cilin ke qenë i lidhur atëherë, të ka bërë keq ty? - zemërimi zëvendësoi lutjen në zërin e tij. - Ku është tani?

    Do t'ia rripte shpirtin të gjallë. Forca dhe motivimi i tepërt, për ta bërë një krim të tillë, vetëm që Anila të ndihej e lirë prej atij krimineli, nuk e trembën nga vetja, që ishte i gatshëm të kalonte në anën e gabuar për dikë, që donte.

    Heshtja e saj e la të kuptonte, që Anila e kishte marrë me mend, se për çfarë e kishte pasur fjalën Sidoreli, megjithëse nuk kishin folur asnjëherë haptazi për atë temë dhe, si ta pohonte, si ta mohonte, do konfirmonte konkretisht, që dyshimet e tij të forta kishin qenë të sakta dhe asaj i kishte bërë vërtet keq dikush, siç po supozonte ai.

    - Nuk kam zemër, për të të dhënë, Sidorel. - ishin fjalët e akullta, që Anila përdori, për t'iu shmangur pyetjeve të tij dhe për t'i dhënë fund bisedës me të.

    Ai preku ikonën e telefonit jeshil, që t'i telefononte sërish, por realiteti i situatës e bindi, që ta linte Anilën nën ujë dhe të hiqte dorë prej saj.

    Duhej ta pranonte të vërtetën dhe të mos rrezikonte më tepër për dikë, që nuk do ia shpërblente aspak përpjekjet, sikur donte ai dhe ajo nuk e kishte fare për detyrë të vepronte ashtu.

    Ishte përdorur. Anila kishte përfituar nga ndjenjat e tij, për t'u shkëputur pak nga e kaluara, duke u lidhur me të, e kishte kuptuar, që po humbiste kohë më kot dhe kishte vendosur t'i jepte fund marrëdhënies midis tyre. Gjatë gjithë asaj kohe ishte shtirur sikur kishte pasur ndjenja për të, e kishte manipuluar vërtet dhe tani e kishte hequr maskën, ngaqë nuk kishte asnjë interes, për të luajtur më gjatë.

    Madje, madje, ndoshta ai personi i gjashtë viteve më parë ishte shpikje e saj; Sidoreli do ketë qenë arsyeja, që ajo kishte dashur të mbytej në det, ose ndoshta nuk kishte pasur fare për qëllim të vetëvritej, por të linte përshtypjen e një njeriu të depresionuar, që ai të hiqte dorë vetë prej saj, ama, kur e kishte kuptuar, se Sidoreli nuk e kishte aspak në mendje një qëllim të tillë, kishte dalë zbuluar dhe kërkuar ndarjen, e bezdisur për të vazhduar më gjatë. S'do mend, që do lidhej me dikë tjetër brenda një kohe tepër të shkurtër dhe do ta harronte plotësisht atë.

    U kthye në shtëpinë e tij me humbjen e raundit të fundit në xhep dhe zbulimin tepër vonë se bashkëlojtarja e detyruar, për të marrë pjesë në atë lojë të padrejtë dhe ai ishte ofruar, ta ndihmonte, për të arritur fitoren, në të vërtetë paskësh qenë organizuesja e lojës dhe tani nuk kishte interes, që të vazhdonte më gjatë.

    Ajo donte të vijonte pa të? Le të vijonte! As nuk i bëhej vonë fare. Do ta fshinte atë kapitull nga jeta e tij, si të mos kishte ndodhur kurrë dhe as që do t'i binte më ndërmend se në të kaluarën kishte njohur një Anila Idrizaj. Nëse ishte diçka, ku Sidoreli shkëlqente, ishte shpërfillja. Ajo ishte mësuar, të tërhiqte vëmendje, duke u dukur si njeri perfekt, por tek ai do t'i haste sharra në gozhdë ndonjë ditë. Ishte i sigurt, që do të takoheshin përsëri dhe atëherë do ta kuptonte Anila, se kush kishte marrë më tepër pasoja mbi shpinë nga ajo lojë.

    Megjithëse pas disa ditësh Sidoreli vërejti pasoja vetëm tek vetja e tij, kur Visara i shkoi në studion e tatuazheve, për t'i dorëzuar çelësat e shtëpisë, ku kishte jetuar Anila vetëm dhe kontratën e punës.

    - Ania tha se duhet veç firma jote, për t'u larguar nga puna. S'ka ndonjë procedurë të lodhshme.

    Ai pohoi me kokën e rënduar nga të mbimenduarit për motrën e vajzës së veshur me pantallona të gjera ngjyrë kremi, bluzë të bardhë me vija horizontale të verdha dhe atlete të bardha, që kishte përballë dhe me të cilën kishte menduar se do prezantohej në rrethana tërësisht ndryshe, edhe mori një stilolaps blu nga kutia e zezë me katër të tillë më tepër sipër tavolinës. Afroi fletën përballë dhe një shpërfillje rrahjeje e zemrës së alarmuar, që të mos dorëzohej kaq shpejt, e ndaloi, sapo do hidhte firmën.

    - Ta provoj fillimisht në një fletë stilolapsin, në shkruan mirë, apo jo. Mos të më dalë firma si shkarravinë. - bëri sikur po kërkonte nëpër sirtarët e tavolinës, pa e parë Visarën në sy, për të mos u zbuluar dhe ajo ia kuptoi shikimin shmangës.

    Kishte pasur dyshime, që ndoshta Sidoreli nuk e donte vërtet Anilën, por tani, pa folur aspak me të, po mendonte bindshëm, se kishte dyshuar më kot dhe ai, vetëm se nuk e lejonte krenaria, ndryshe dukej sikur ishte gati, t'i lutej Visarës, për të folur ajo edhe një herë me Anilën, që e motra të ndryshonte mendje në lidhje me vendimin e marrë për ata të dy.

    Visara u largua drejt murit të xhamtë dhe i ktheu shpinën Sidorelit, për t'i dhënë një moment privatësie. Po i vinte keq, që ai kishte rënë pre e forcës së Anilës, për t'i hequr vizën tepër lehtë dikujt dhe mosdhënë më asnjë mundësi tjetër.

    Ajo nuk i kishte dhënë gati aspak sqarim Visarës, se pse ishte ndarë me Sidorelin; vetëm bërë fakt të kryer një ndodhi të tillë, kërkuar asaj, që të merrte materialet e Anilës nga shtëpia e marrë me qira pak kohë më parë, dërguar kontratën e punës në studion e tij, për t'u larguar përfundimisht nga kompania dhe të mos flisnin më për atë temë.

    Sidoreli shkarraviti në një bllok shënimesh fillimisht dhe më pas vendosi edhe një herë përballë vetes kontratën. Po i jepej mundësia, për ta hequr plotësisht qafe Anilën dhe duhej ta përdorte me mençuri atë shans. Meqë ajo donte vetë kështu, le t'i zhdukej nga sytë bashkë me egoizimin e saj!

    Afroi stilolapsin mbi hapësirën, ku duhej të firmoste dhe e largoi dorën menjëherë.

    Pse po tregohej kaq e dobët dhe nuk po luftonte për ta? Pse nuk e kuptonte, se sa forcë kishte brenda vetes dhe ta përdorte atë? Mos ndoshta personi i gjashtë viteve më parë po e kërcënonte me ndonjë gjë dhe Anila, për të mbrojtur Sidorelin, që ai të mos ngatërrohej me atë kriminel, ishte ndarë prej tij? Nuk e besoi. I ngjau më i saktë dyshimi, që po krijonte hipoteza të tilla vetëm sepse nuk donte ta pranonte të vërtetën; se ajo nuk kishte pasur kurrë dhe as nuk kishte ndjenja për të.

    Sidoreli duhej të zgjidhte veten e tij dhe, për ta marrë një vendim të tillë, ai vendosi të fillonte duke hequr dorë prej Anilës me firmosjen e largimit të saj nga puna.

....vazhdon....

Pjesa shkon për @_AngryCupcake_❤🥰

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top