57• Po Shtiresh?
Visara mbërtheu dorezën e ftohtë ngjyrë bronzi të derës së dhomës së Anilës me gishtërinjtë e dorës së djathtë dhe u sul, të hynte brenda, akoma pa e ulur plotësisht dorezën, por përfundoi e mbledhur kruspull ngjitur derës së mbyllur.
- Oh! - u gëzua, që ajo nuk ishte hapur, sepse kishte harruar të trokiste.
- Hyr! - dëgjoi zërin e Anilës nga ana tjetër e saj dhe hapi derën, për të gjetur të motrën mbi krevat me laptopin e hapur përpara, e veshur me kostum sportiv të zi.
Ajo i hodhi mbi krevat pakon e biskremave me mollë, që kishte blerë për të dhe atë të kikirikëve.
- Harrova, të t'i jepja dje, - mbylli derën dhe iu afrua krevatit. - Po dal unë. Të të blej gjë?
- Jo, - Anila mori pakon e biskremave dhe e hapi. - Ku po shkon? - i zgjati pakon Visarës dhe ajo mori dy.
- Do dal me Eridën; shoqja, që të kam thënë se punon te ju. Ka marrë një thikë pas shpine para dy ditëve. Është shumë e mërzitur.
- Çfarë ndodhi? - Anila pyeti më tepër mekanikisht, ndërsa po shkruante në laptop përshkrimin e një produkti të kompanisë, që po përgatiste, ta postonte në adresën e saj të Instagramit, sesa ishte vërtetë e interesuar, për të ditur rreth atij kapitulli në jetën e Eridës.
- Kishte dëgjuar shoqen e shtëpisë, me të cilën ndan qiranë këtu në Tiranë, duke folur me një të afërme të vetën në video-telefonatë. Kishin folur keq për të, ngaqë është pak si tepër introverte kjo, njeri i urtë. Sikur ka qenë ajo Brunilda jote.
Anila u gllabërua nga fundosja e stomakut, me të dëgjuar emrin e ish-shoqes së ngushtë dhe pesha e fajit ndaj saj iu rëndua më tepër në zemër.
- Nuk e kuptoj se pse gjykohen kaq shumë tipat e tillë, - tha Visara. - Unë ku ta gjej, të kem një introvert në shoqëri, i qetë, i matur, nuk hidhet një e dy veç në lëvizje, sikur ta kenë kapur krizat nervore. Më ka parë Zoti me Danielin. Ektrovertët s'janë fare preferenca ime. Më pëlqejnë, që thyejnë akujt midis të huajve në biseda, por energjia e tepërt ma shteron fuqinë. Ti, Anila, ke qenë plotësisht e tillë, por ke rënë këto kohët e fundit. Rrallë ka pasur njeri, që e përballonte energjinë tënde. U vije flakën shpirtrave të njerëzve, që shoqëroheshin me ty.
Anila e urdhëroi me vështrim të rreptë, që të mbyllte gojën.
- Ndoshta prandaj hoqi dorë Brunilda nga shoqëria juaj, - vazhdoi Visara të fliste troç, sikur e kishte në natyrë. - Ti ke kujtuar, se ke qenë duke ia ndriçuar jetën me dritën tënde, ajo, ndërkohë, paska qenë duke u djegur, por ti nuk ke vënë re asgjë.
- Visarë! - Anila mbylli sytë e drobitur nga ajo anë acaruese karakteri, që e motra kishte dhe psherëtiu, para se ta shikonte në sy. - Nuk është mirë, ta thuash gjithmonë të vërtetën sëpatë, siç është. Kamufloji ndonjëherë fjalët! Ndryshe do krijojnë njerëzit përshtypje negative për ty dhe nuk do dojë kush, të të ketë në shoqëri.
- Foli eksperienca, - e shpotiti ajo. - Si është Sidoreli njëherë? Si shkoni?
- Mirë, - iu shkri zëri Anilës, me të dëgjuar emrin e tij dhe buzët iu përkulën në të qeshur.
Visara ia dha të qeshurës nga gjendja e saj.
- Përfito nga rasti, përfito! - shkundi kokën hakmarrëse Anila.
- Tani, që e kam gjetur mundësinë, nuk të lëshoj, pa qeshur mirë e mirë. A jeni puthur? - Visara iu afrua më tepër motrës së saj.
- Normal, - Anila tentoi të përgjigjej me seriozitet, por fluturat në stomak e bënë të qeshte dhe Visara u tërhoq pas duke u gajasur.
- O Zot! Që do vinte dhe kjo ditë... a mos dhe keni fj...
- Sikur do dilje ti, - i rikujtoi Anila, për ta shpërqendruar. - Jashtë!
- Ika, - Visara u ngrit në këmbë. - Ma jep ndonjë këshillë për Eridën, se ti merr vesh goxha nga vetëbesimi. Çfarë t'i them, për t'ia ngritur moralin?
- Thuaji, të përfitojë nga situata! Ato, që kanë folur keq me pa të drejtë për të, janë shërbëtoret e saj. Që ajo ta dijë se sa të neveritshëm janë njerëzit, që flasin keq për të tjerët dhe t'i jetë mësim, për të mos bërë të njëjtin gabim, kanë sakrifikuar veten e tyre. Ajo po i përdor, domethënë, dhe ato s'ia kanë idenë. Preferojnë më mirë, të mbyten në injorancë nga helmi, që kanë në shpirt, veç për të parë keq atë, sesa të duan veten. Erida po vetëmbrohet nga pasojat, që mund t'i kanosen në jetë, duke shfrytëzuar eksperiencat e tyre. Nëse po thotë të vërtetën, që po i bien më qafë pa arsye. Ndryshe thuaji mos të bëjë viktimën kot, se nuk do ia varë njeri. - Anila foli akullt çdo fjalë, pa i shkëputur sytë nga laptopi.
Visara u ndie me fat, që ishte motra e saj dhe prandaj Anila e lejonte në jetën e vet. Po të mos kishte qenë lidhja e gjakut, nuk besonte se do ta kishte fituar ndonjëherë vëmendjen e saj.
Me flokët e ndarë në mes dhe një pjesë të kapur pas kokës me kapëse të zezë, ajo ngjante sikur nuk kishte nevojë për njeri dhe të varej nga dashuria e dikujt. Kishte dashurinë e vetes, i dilte dhe i tepronte. Askush nuk mund ta thyente dot, sepse ajo e gjente gjithmonë një arsye, për ta pasur mburojë dhe e përdorte atë, që të thyente armikun.
- Ai Sidoreli do ketë qenë i dehur, kur të ka propozuar, të dilnit, ose ia ka vënë qëllim vetes, të të ndryshojë personalitetin. - Visara shkundte kokën lehtë në shfryrje.
- Pse thua kështu? - Anila e vështroi e konfuzuar.
- Dukesh tepër e fortë dhe gjithë atë vetëbesim, - u përgjigj ajo. - Ngjan sikur nuk ke fare frikë nga humbja e dikujt në jetën tënde, sepse mund ta zëvendësosh pa problem me dikë tjetër.
Anila mbajti shikimin mbi ekranin e ndezur të laptopit para saj, por mendjen e përqendroi në fjalët e Visarës, e cila doli pa zhurmë nga dhoma.
Kishte qenë përherë në dijeni të dozës së vetëbesimit, që i ishte komplimentuar vazhdimisht nga njerëzit, por nuk i kishte shkuar asnjëherë ndërmend, që të tjerët ndiheshin aq të intimiduar prej saj.
Këtë ndjesi do kishte pasur Brunilda? Frikë, se ajo do ta zëvendësonte me një shoqe tjetër?
Sado të kundërta kishin qenë në karakter, Anila kurrë nuk kishte menduar, për të prishur miqësinë me të për shkak të personaliteteve. E kishte humbur fillin nga Blerimi për një moment dhe sytë i ishin verbuar, kur ai i kishte thënë se Brunilda nuk ia dinte vlerën. Anila, e ndikuar nga të kujtuarit se kushërira asnjëherë nuk e kishte falendëruar për daljet dhe aktivitetet e organizuara prej saj, e kishte besuar menjëherë Blerimin, ishte bindur, që Brunilda nuk e meritonte shoqërinë me të dhe i kishte hequr vizën.
Prandaj ishte treguar gjithnjë e rezervuar në mirënjohje me fjalë ajo? Kishte pasur frikë se Anila do mendonte, që Brunilda po krijonte varësi të tepërt nga ekzistenca e saj dhe do prishte shoqërinë me të?
Ishte e sigurt, që njeriu, i cili i kishte të gjitha përgjigjet e atyre pyetjeve, as nuk donte t'ia shihte surratin, qoftë edhe vetëm për një minisekondë dhe nuk i vinte faj.
Anila kishte menduar vazhdimisht, që të takohej me Brunildën, për t'i kërkuar falje dhe të ishin përsëri shoqe bashkë, por ishte ndaluar nga akuza se nuk kishte të drejtë të hynte, kur të donte në jetën e saj dhe duhej ta linte të qetë.
Ajo ndoshta mezi kishte pritur, që të shpëtonte prej karakterit tepër energjik të saj dhe as nuk ëndërronte, për ta pasur mike sërish. Do kishte gjetur një shoqe tjetër më të qetë tashmë dhe që nuk kërkonte të dilnin, sa herë t'i jepej mundësia.
••••
Sidoreli kërciti gishtërinjtë para shikimit të saj të përhumbur dhe Anila tundi menjëherë kokën e trembur, edhe erdhi në vetëdije të së tashmes, që po jetonte; ishte në një lokal të sugjeruar prej saj, me mure të gjelbra pylli, tavolina të bardha dhe divane ngjyrë livandoje pasteli, kishte përballë të dashurin e vet, të veshur me golf të zi, pantallona dhe këpucë të zeza gjithashtu, edhe sërish gabimet e së kaluarës e kishin marrë me vete, duke ia humbur vëmendjen nga fjalët e tij.
- A je mirë?
- Më fal! - ajo afroi fixhanin e çajit më pranë me kokën ulur e ndierë fajtore për shpërfilljen e bërë. Pikërisht për të mos mbimenduar të shkuarën, porosiste çaj, sepse ky i fundit ia vendoste trurin në një gjendje kllapie, si të ishte gati në gjumë. - U shpërqendrova. - ai nuk e kishte për detyrë, të duronte luhatjet e humorit të saj.
- Anila!
Zëri i tij qortues i tërhoqi asaj shikimin drejt Sidorelit, i cili po e vështronte në po atë mënyrë, që kishte folur.
- Nuk je skllavja ime. Mund të mendosh çfarë të duash dhe, nëse të shqetëson gjë, të më tregosh. - bëri me dijeni kategorikisht ai. - A të duket, sikur je nën diktaturë, kur del me mua?
- Jo, fare! - shkundi kokën mohueshëm nga keqkuptimi i tij. - Thjesht m'u duk mungesë respekti nga ana ime, që nuk e pata vëmendjen.
- S'ke pse ndihesh keq. E kuptoj, që nuk ishte e qëllimshme. - Sidoreli zbuti cekët tonin e zërit dhe vështrimin po ashtu. - Na ndodh të gjithëve. Kemi gjithë atë të kaluar mbi shpinë. Nuk është aq e lehtë, sa duket.
Ai ishte munduar ta mbante sa më larg atë kohë prej bisedave të tyre dhe, ngaqë ia kishte dalë deri në ato momente, kishte filluar edhe të krijonte iluzionin, që ndoshta do mund të ishin të sigurt gjithmonë prej saj, por fishekzjarret po mbaronin dhe së shpejti vetëm yjet do ndriçonin qiellin. Prania e të vërtetave nuk do mund të shpërfillej më gjatë.
- Do, që të flasim për çfarë po mendoje, apo ndërrojmë temë? - pyeti Sidoreli. - Nëse dëshiron, e mbarojmë takimin tani, ose mund të shkojmë diku tjetër.
- Ndërrojmë temë, - sugjeroi Anila dhe nga çfarë i erdhi ndërmend, të bisedonte, vendosi menjëherë majat e gishtërinjve të mbedhur me njëri-tjetrin mbi buzë e emocionuar.
- Çfarë do të thuash? - ai buzëqeshi lehtë, me të kuptuar shikimin e saj çapkën dhe ndriçimin pushtues të syve, e sfiduar nga e verdha e fanellës, që ajo kishte veshur dhe kombinuar atë rrobë me xhinset bezhë, edhe atlete të bardha.
- Do të të pyes për diçka, - tregoi më përpara Anila, se çfarë kishte qenë duke menduar dhe ai mbështeti shpinën në divan me plotësisht vëmendjen tek ajo. - Atë ditë, që u takuam te kompania për herë të dytë, që kishte një event dhe unë u ula pranë Ilirjanës, kurse ti motrës tënde, e mban mend?
- Po.
Ajo qeshi më tepër e sikletosur nga çfarë donte të pyeste.
- Edhe... unë të shikova për një çast ty dhe ti më pe direkt. - vazhdoi Anila.
- Sepse ti ishe duke shikuar trupin tim më përpara, - theksoi flirtues me shikim ai dhe ajo lëvizin dorë e majtë në shenjë shpërfilljeje.
- Ti kap thelbin e bisedës! Mos përmend çdo detaj! - kërkoi e skuqur në fytyrë dhe Sidoreli qeshi me kërkesën e saj.
- OK.
- Unë shikova krahët e tu rastësisht, se u habita, çne, që nuk ke tatuazhe në to. Kam parë, që zakonisht tatuistët bëjnë vetë gjithë ato tatuazhe.
- Leonardi më ka sugjeruar, të mos bëj, sepse tatuazhi është edhe simbol identifikimi. - tha ai. - Dikush, që do të të bëjë keq, mund të të njohë dhe vetëm prej tij. Prandaj për arsye sigurie nuk kam bërë.
- Domethënë paske dashur të bësh tatuazh! Çfarë ke dashur? - e vështroi gjithë kureshti, që të dinte preferencën e tij.
- Një dragua, kur isha njëzet vjeç. - tha Sidoreli i papenduar, që nuk e kishte bërë. - Por pastaj më doli nga qejfi dhe tjetër s'më ka tërhequr aq shumë vëmendje.
- Po... kur të bëra unë atë studimin me shikim dhe ti më zure mat, çfarë mendove për mua? - ajo buzëqeshi e sikletosur nga përgjigja, që do merrte.
- Asgjë, - ia ktheu neutral ai. - S'ishte hera e parë, që më shikonte dikush ashtu. M'u duk normale.
- Ou? - ngriti vetullat Anila nga krenaria e shprehur prej tij. - Qenkan të përditshme komplimente të tilla, domethënë!
Sidoreli ravijëzoi buzët.
- Nuk besoj se habitesh, apo jo? - vazhdoi qëndrimin mburrës ai, për të luajtur me fjalë me të.
- Aspak, - ndoqi rrjedhën ajo. - Tërë kjo bukuri artisti, tërë këta sy jeshilë, është e pamundur, t'i anashkalojë njeri.
Sidoreli qeshi më tepër me ironinë e saj.
- Ja, që edhe ne të tjerët marrim vëmendje, Anila, jo vetëm ti.
- Ta gëzoni! - nuk u ankua ajo. - Ju shkon shumë.
- Po ti pse gënjeve, kur i the Ilirjanës, se do takoje të dashurin?
- Prej teje, - rrëfeu ajo. - Kujtova se mos kisha lënë përshtypjen, që unë kisha ndjenja për ty edhe ti ishte vendosur në pozitë të parehatshme, ngaqë nuk kishe ndjenja për mua dhe mendova se, po ta dije, që kam të dashur, nuk do e kishe më problem praninë time.
- Domethënë, duke u përpjekur të më bindësh, se nuk më pëlqen, fillove të më pëlqeje.
- Po, - pranoi me harkim të lehtë të buzëve ajo. - Kështu ndodhi. - piu pak nga çaji i saj, ndërsa vinte re ndryshim në gjendjen shpirtërore. Ndihej më e qetë dhe e lumtur nga biseda me Sidorelin. - Po... - bëri gati pyetjen e radhës Anila dhe ai priti, që ajo të fliste. - Kur u takuam ne, pëlqeje ndonjë gocë tjetër?
- Cilën herë?
- Të parën fare.
- Para gjashtë viteve jo.
Kishte qenë i lirë. Po të kishte qenë më e vëmendshme në lidhje me Blerimin dhe ta kishte pranuar, që mbase Brunilda kishte pasur të drejtë në lidhje me të, nuk do kishte vuajtur aq shumë prej tij, do ishte ndarë në kohë dhe ndoshta do kishte qenë lidhur me Sidorelin.
I dukej sikur kishte shkuar gjashtë vite dëm për një gabim trashanik të sajin.
- Po herët e tjera? - ajo kapërceu kohën, që të mos mundej nga dhimbja dhe të binte në depresion vetëurryes përsëri.
- Kur u takuam në urban para një viti, po. Isha i lidhur me dikë. Quhet Arbeta.
Ajo e Instagramit, e cila i kishte komentuar "zmr" me shumë siguri; Anila nuk pati fare dyshime, që po gabohej në atë hamendësim.
- Pastaj, kur u takuam sërish në qershor, atë ditë ishim ndarë.
- Pse? - Anila nuk i dha kohë vetes, për t'u penduar, që e kishte pyetur.
- Ajo donte të ndaheshim, sepse do jetonte jashtë shtetit dhe nuk e mbështeste lidhjen në distancë.
- E doje ti, ndërkohë? - paralajmërimi, që po e tepronte, i kumboi në kokë asaj.
- Po, atë e kam dashur. - tha ai. - Edhe e doja, kur kërkoi ndarjen.
Anila kishte luajtur vetë me zjarrin dhe tani ai nuk po fikej. Mos kishte pasur të drejtë, që fillimisht ishte përdorur prej tij, për të bërë xheloze Arbetën?
- Dhe si e harrove? - pyeti me zemrën në fyt. Donte me shpirt, ta kishte harruar.
- Falë teje, duke të shikuar ty. S'e di pse nuk më binte aspak ndërmend për gjë tjetër, kur ishe ti e pranishme. E kisha mendjen e qetë. Sikur tani. Dhe kur nuk jemi bashkë, ose mendoj, për të vizatuar, ose për ty, ose për të dy ju.
- Oh! - tha e lumtur Anila, që Sidoreli e kishte mbyllur kapitullin e Arbetës dhe nuk kishte qenë fare i bezdisur prej saj, siç kishte kujtuar ajo.
Atij i ishte dukur diçka e zakonshme, që dikush t'i pëlqente pamjen fizike dhe nuk i kishte kushtuar më tepër vëmendje.
- Edhe pak ditë dhe mbaron dhjetori. Sa ngjarje të papritura ky vit! - Anila nënkuptoi ritakimet e tyre dhe lidhjen, edhe ai qeshi butë.
- Të papritura vërtet. S'ma kishte marrë mendja, se do shikoja luledielli drejtpërdrejt edhe në dimër.
Anila përvijoi buzët në shkrirje nga komplimenti i tij.
- Faleminderit! - i shprehu mirënjohjen me zë të ëmbël dhe piu pjesën e mbetur të çajit. - Ndoshta vizatojmë ndonjëherë bashkë, si thua?
Ngrysja e fytyrës së tij e shqetësoi.
- Nuk mund ta kesh seriozisht, - ai u duk sikur do t'i bërtiste i acaruar nga çasti në çast. - Edhe aty do të vihesh në qendër të vëmendjes? Se, që do vendosesh, nuk kam fare dyshime.
Ajo qeshi e lehtësuar.
Një njoftim i dridhi telefonin në të majtë asaj, sapo vendosi filxhanin bosh mbi pjatën e bardhë të tij dhe mori telefonin në duar.
- Më duhet të shkoj në kompani, - ajo përmblodhi mesazhin e sapoardhur në Instagram. - Do marr disa produkte.
- Ngrihemi, - tha menjëherë i patrazuar ai. - Shkojmë bashkë, nëse dëshiron. Do rishoh disa dokumente dhe më pas do nisem për në shtëpinë e prindërve.
Nëse do shkonin së bashku, kolegët do e kuptonin, se ishin të lidhur.
- Në rregull, - pranoi Anila.
E kishte ditur se do përballej me një situatë të tillë që në fillim dhe kishte pritur vetëm momentin e duhur, për ta ndeshur.
Ishte skeptike ndaj dyshimit, se mos ndokush do bënte thashetheme, që ajo ishte treguar egoiste dhe bërë për interes e dashura e Sidorelit. E kujt i bëhej vonë jeta e saj personale? Në kompani, secili mundohej të punonte për vete. S'kishte nerva, të harxhonte minutat, duke vrarë mendjen për të tjerët. Anila deri më tani një ambient të tillë pune kishte vënë re. Në kishte qenë e gjitha fasadë dhe s'kishte kuptuar gjësendi deri atëherë, ajo ishte tjetër gjë.
••••
Në oborrin e kompanisë nuk ndeshën njeri dhe as nëpër korridore. Recepsionistja i përshëndeti, pa bërë ndojë mimikë fytyre të pazakontë, në bar kishte disa punonjës, të cilët nuk i kthyen fare kokat, për t'i parë dhe ata u ngjitën drejt katit të dytë.
- Kalo nga unë, para se të largohesh! - kërkoi Sidoreli.
- OK.
Ajo i buzëqeshi dhe shkoi drejt dhomës së produkteve.
- Po ti?
Visara ktheu menjëherë kokën nga dera e hyrjes.
- Po prisja Eridën. Ia thashë fjalët, që më sugjerove. E motivuan.
- Shumë mirë, - Anila iu afrua dhe mori kremin e diellit në raftin e dytë. Në dhomë ishin vetëm ato të dyja.
- Më mbetëm në mendje ato fjalë, që the për përdorimin e dikujt. Ania, dhe unë kam menduar dikur, që të përdor dikë me pa të drejtë. - nga zëri, Visara u duk se ishte penduar, por nuk akoma nuk kishte shpëtuar nga ndjesia e fajit.
- Kë? - pyeti e merakosur Anila.
- Danielin. Pata menduar se, po të martohesha me të dhe të lindja një fëmijë, prindërit dhe ti do ngushëlloheshit sadopak nga humbja e Amarildos. Pastaj e kuptova se nuk do ia vlente, pasi njerëzit janë të pazëvendësueshëm dhe vdekja e tij do jetë gjithmonë një plagë e hapur.
Anila shmangu shikimin drejt dritareve të mëdha, e ndierë përgjegjëse për bërjen e të njëjtit plan.
- E di, që nuk ishte aspak e drejtë, por nuk më dukej se kisha rrugë tjetër. - u betua Visara. - Ti ishe totalisht në depresion dhe mami me babin po ashtu, megjithëse nuk e shprehnin aq sa ti... Po çmendesha nga dëshpërimi. Mbase një nip apo mbesë do ua ngrohte zemrën, mendova.
- Më fal! - iu shtrembëruan buzët Anilës nga përlotja në të qarë.
E fokusuar vetëm në dhimbjen, që kishte pasur nga pesha e vet, e kishte neglizhuar fare të motrën, ishte gënjyer nga maska e saj e të qenit e fortë, për të përballuar çdo gjë vetëm dhe nuk e kishte vënë re vuajtjen, që ajo kishte qenë duke përjetuar.
- Jo, jo! - Visara e puthi në faqen e djathtë dhe e përqafoi fort. - Nuk është aspak faji yt. - u shkëput, që ta shikonte në sy. - Ti kishe tërë ato përgjegjësi për vete. U bëre fëmija i madh dhe duhej të kujdeseshe për të tre ne. Ke qëndruar gjithmonë vigjilente, se mos vrasësi i Amarildos mund të na sulmonte.
Psherëtima e thellë e Anilës, i rëndoi mushkëritë asaj. Sikur të kishte aq forcë, për t'i thënë Visarës, që nuk do sulmoheshin më, pasi Blerimi kishte vdekur, por Visara do ta mbyste me pyetje, derisa të zbulonte të gjithë të vërtetën rreth saj edhe Anila nuk tregonte dot.
- Tani unë Danielin sigurisht që e dua vërtet. Ia doli, të më bënte për vete, por kam frikë se mos do e paguaj keq, ngaqë fillimisht kam dashur ta përdor.
- E ke shlyer veten, duke i dhënë zemrën. - tha Anila. - Po të kishe vazhduar me të, pa e dashur, atëherë do ishe dënuar.
- Ania, më thuaj, që ti nuk po e përdor Sidorelin për të njëjtën arsye, që unë kam dashur të përdor Danielin!
Anila hezitoi.
- Nuk është e drejtë as për të dhe as për ty, që të sakrifikosh veten, duke u martuar me dikë, të cilin nuk e do aq shumë. - argumentoi Visara.
- Flasim, kur të shkojmë në shtëpi. - i dha fund bisedës Anila. - Mund të vijë njeri dhe të na dëgjojë. Mirë, që shpëtuam deri tani. Mos të rrezikojmë!
Sidoreli u largua nga dera gjysmë e hapur e dhomës e produkteve dhe ngjiti shkallët drejt zyrës së tij me kërkesën, që kishte dëgjuar prej Visarës në mendje dhe heshtjen e Anilës si përgjigje.
....vazhdon....
Pjesa i dedikohet @jetezaaa 🤗❤
Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top