56• Një Burrë

    Visara po e humbiste durimin e të heshturit dhe donte të dinte se si ishte puna me të. Anila kishte që pasditen e kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi, që rrinte e buzëqeshur tërë kohës dhe me vështrimin e përhumbur nga hipnotizimi, sikur të ishte droguar.

    Për atë Zot! Po qeshte, ndërsa lante enët! Kush e shpreh lumturinë në një rast pune stresuese të tillë? Asaj i dukej sikur e urdhëronin, të përshkonte gjysmën e kontinentit të Evropës më këmbë, kur ia ngarkonin si detyrë, prandaj ua linte gjithmonë Anilës dhe mamasë së tyre atë punë.

    Diçka kishte ndodhur, por çfarë se?

    Njohja me një burrë ishte e para alternativë, që i kishte ardhur në mendje, por sigurisht të motrën nuk e pyeste dot, nëse ishte ajo arsyeja e gëzimit të saj, pasi kishte frikë se Anila do t'i kundërvihej e zemëruar, se pse Visara duhej të mendonte patjetër, që e vetmja arsye, pse një grua mund të jetë e lumtur, është njohja me një burrë.

    Plus që ajo arsye vështirë se do ishte. Anila i kishte standardet në stratosferë dhe, të kishte gjetur një person të atij niveli, dukej e pamundur. Veç nëse kishte ulur pritshmëritë për hatër të tij. Jo, as kjo nuk i ngjante, të kishte ndodhur. E motra kishte një krenari të sëmurë, për të zbatuar të gjitha rregullat e etikës dhe perfeksionin në gjak si oksigjenin. Kurrsesi nuk do bënte kompromis për askënd.

    Dhe prej atij të dashurit para gjashtë viteve, me siguri prandaj do ishte ndarë.

    Visara nuk kishte marrë asnjë sqarim prej saj, kur e kishte pyetur, se si i kishte marrëdhëniet me të. Anila i ishte përgjigjur hidhur, pa e parë në sy, që nuk ishin më bashkë dhe ajo nuk e kishte trazuar më tepër Anilën, për të mos e mërzitur. Kishte pritur, që e motra t'i tregonte vetë, por kjo e fundit nuk i kishte thënë asgjë më shumë.

    As ta pyeste në përgjithësi, se çne, që ishte kaq e lumtur, nuk mundej, sepse druante se Anila do inatosej dhe do ta pyeste retorikisht, që pse duhej medoemos, të kishte një arsye, për të qenë e lumtur. S'mundej të ishte e tillë, vetëm sepse ndiente atë lloj emocioni dhe kaq?

    Sido të ishte arsyeja, Visara veç uronte të mos zhgënjehej prej saj. Kishte, që pas vdekjes së vëllait të tyre, që Anila nuk kishte qenë kaq e lumtur.

    - Po ma jep edhe mua energjinë e gëzimit, që shoh te ti. - ajo vendosi ta merrte Anilën me të mira fillimisht, ndërsa i afrohej, për ta ndihmuar në larjen e enëve. - Gotat i rregulloj unë.

    Një buzëqeshje e ngrohtë si rrezet e diellit në një mëngjes korriku zuri vend në buzët e Anilës, pasi pranoi ndihmën e saj dhe vendosi pjatën e sapolarë mbi banak.

    - Si është puna? - Visara pyeti me sa ëmbëlsi, që mundi.

    Do t'i justifikohej se po interesohej, që të lumturohej edhe ajo për të nga ngjarja pozitive, që i kishte ndodhur, nëse kishte ngjarë, apo edhe të gëzohej për faktin se Anila thjesht ndihej mirë pa ndonjë arsye të veçantë dhe ato kohë po e shprehte një ndjesi të tillë me anë të çehres pozitive në fytyrë.

    Anila u kthye nga ajo, me mimikën sikur më në fund kishte gjetur dashurinë e përjetshme.

    - Po dal me dikë!

    - S'është e mundur, - Visara qeshi me mosbesim. - Ekzistoka perfeksioni?! Kush qenka ky?! - pyeti e pushtuar nga kurioziteti dhe u përpoq fillimisht, që të sillte vetë ndërmend ndonjërin, por askush nuk iu kujtua.

    - Sidorel Nura, - tha Anila me të vogël dhe e motrës iu fashit menjëherë gëzimi nga fytyra.

    - Shefi yt i punës? - e qortoi Visara. - Tatuisti?! - shqeu sytë e shokuar.

    - Po, - Anila u ndie fajtore për të vërtetën e parë.

    - Nuk i urren më tatuazhet ti?

    - Jo, akoma s'më pëlqejnë. Por kam vendosur ta anashkaloj atë pjesë.

    - Pjesën, ku ai ka gjithë ato tatuazhe për vete?

    - Nuk ka asnjë. Të besohet?

    - Seriozisht? - Visara nuk u bind menjëherë. - Do të të ketë gënjyer.

    - Jo, unë i besoj.

    Anila vazhdoi tharjen e një pjate të bardhë porcelani me peshqir, kur kujtoi fytyrën e tij ngjitur të sajës, para se të ishin puthur, u skuq e tëra, humbi fillin e kohës dhe pjata i rrëshqiti nga duart në lavaman.

    - Ua! - Visara ia dha të qeshurës nga gjendja e saj. Nuk ishte e zakonshme, që Anila Idrizaj të mposhtej nga ndjenjat dhe të mos mundej, të kishte kontroll mbi to. - Po ti e paske seriozisht me të, më duket!

    - Ule zërin! Po flenë prindërit. - rikujtoi me ton qortues Anila.

    - E drejtë. Duhet të pushojnë mirë e mirë, se shumë shpejt mund t'u kërkohet dora e vajzës së madhe. - Visarës i kishte ardhur mundësia në dorë, për të shpotitur dikë. - Po si e njohe? Ku jeton? Sa vjeç është? Familja? Besimi?

    - Jemi njohur para gjashtë viteve. Blerta Mino, ajo shoqja, që kam pasur në universitet, shkoi të bënte një tatuazh te studioja e tij dhe shkova edhe unë me të. Atje u takuam, por nuk i folëm gati fare njëri-tjetrit. Pastaj u takuam sërish një vit më parë në një urban, por as aty nuk folëm dhe më pas në qershor. Aty pastaj filloi çdo gjë. - u skuq sërish e turpshme Anila nga kujtimet me Sidorelin dhe Visara qeshi me ndrojtjen e saj.

    - Tjetër?

    - Jeton këtu dhe është nga Tirana. Edhe prindërit dhe dy vëllezërit banojnë po këtu, ndërsa dy vëllezërit e tjerë dhe motra ndodhen jashtë.

    - Katër kunetër dhe një kunatë.

    - Dy vëllezër janë të martuar. Sidoreli është fëmija i dytë, motra është e vogla. Ka një nip edhe një mbesë.

    - Ah, tri kunata!

    Llogaritja e Visarës e bëri Anilën, që të shmangte një frymëmarrje të thellë nga mirazhi, që në të ardhmen mund të martohej me Sidorelin dhe kjo do të thoshte, që edhe do flinin bashkë.

    - Është tridhjetë vjeç, - ndryshoi temë, që Visara të mos e vinte më tepër në lojë, ngaqë kishte kaq shumë emocione, sa po i dridheshin edhe duart. - Dhe i krishterë.

    Një mur i lartë dhe i papërshkueshëm u vendos midis Visarës dhe llogarive të së ardhmes së Anilës.

    - Ke bërë kompromis në besim fetar për të?! E paske vërtet seriozisht! Si do ia bësh për dasmën? Nëse të kërkon, të martoheni në kishë. Të dy duhet të respektoni dëshirat e njëri-tjetrit. Njëri duhet patjetër të lëshojë pe, domethënë.

    - Thjesht po shijoj momentin.

    - Si? Je duke luajtur me të?!

    - Sigurisht që jo! - Anila u përball me fytyrën e acaruar dhe gjykuese ndaj saj të Visarës. - E them në kuptimin që, për një rast të tillë nuk më duket e drejtë, të vendos për të ardhmen me aq dije dhe këto ndjesi, që kam sot. Kur të vijë koha, për të vendosur, do jem më e përgatitur, besoj.

    - Mirë, Ania. Unë vetëm dua të mirën tënde, prandaj po të pyes. Gëzohem shumë, që ke gjetur dikë sipas preferencave të tua dhe ai të pëlqen. Është fatkeqësi, të lidhësh jetën me dikë, që s'e do. Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e atyre, që janë detyruar nga prindërit, për t'u martuar me dikë, që nuk e duan. Unë s'e konceptoj dot. Si mund ta detyrosh fëmijën tënd, që të prekë trupin lakuriq të një personi të rritur?

    Anila zgurdulloi sytë nga pyetja e bërë blozë.

    - Të gjitha pjesët e tij madje, - vazhdoi si me pa të keq Visara. - Se njeriu, sado të rritet, për prindin fëmijë do mbetet gjithmonë. Mirë, që nuk ka qenë aq e zhvilluar, sa sot teknologjia në atë kohë, se rrezik edhe do iu kishin kërkuar video "live" çiftit, duke kryer marrëdhënie intime bashkë, për t'u siguruar, që kanë fjetur sipas traditave.

    - Visarë! - e ndërpreu ashpër Anila. - Ç'janë këto lloj bisedash, që bën?

    - Nuk e di, pse më pëlqen t'i vendos njerëzit në siklet kështu. - qeshi Visara. - Ama të vërtetën po them. Shumë prindër kanë qenë dhe janë aq të këqij. Do ia bëje ti diçka të tillë fëmijës tënd? Lléh! Çfarë neverie! - i erdhi, të villte, kur e përfytyroi një fat të tillë të rënë dikujt për pjesë. - O Zot, na trego, nëse po marrim frymë për keq! Nuk di ç'të them tjetër.

    - A mund të mbarosh punë me enët? Unë duhet të dal.

    - Dil, dil! Meqë dikushi mezi po pret të të p... - Visara ndaloi qëllimisht së foluri, që Anila ta merrte vetë me mend, se ç'kishte dashur, të thoshte dhe qeshi me shikimin e saj të vëngër.

••••
    Rrallimi i oksigjenit iu vu në dukje Anilës, sapo ajo vërejti gjysmë ore më vonë studion e tij në të djathtë të rrugës disa metra më tutje dhe një pjesë prej hapave të mbetur, për të arritur aty, i hodhi të vegjël, pjesën tjetër të mëdhenj.

    Nën shikimin e Sidorelit ishte ndierë gjithnjë e pushtuar nga fuqia, që ai shprehte, se zotëronte me anë të mënyrës së të qëndruarit, shikimit të pathyeshëm si një shkëmb dhe indiferent ndaj dramave të ekzagjeruara, që krijoheshin nga shumë njerëz përreth, për të tërhequr me patjetër vëmendje dhe e grishur gjithashtu nga e folura e tij e shtruar, autoriteti në fjalët e thëna qartë dhe me ton të përkorë. Kur fitonte vështrimin e tij intensiv mbi veten, i dukej jetësore, që të ulej diku dhe të pinte ujë, për të mbajtur mushkëritë në gjendje funksionale.

    Tani, që ai e kishte puthur gjithashtu dhe sërish do ta puthte, asaj i shkaktohej marrje e lehtë mendsh, kur e imagjinonte atë moment, ndiente sigurinë prej duarve të tij të forta, pasionin konsumues nga prekjet e tyre intime nëpër trup edhe buzët e buta, kur ai e puthte dhe e vetmja dëshirë, që i krijohej në ato çaste, ishte të mbyllte sytë dhe të lëshohej e tëra në krahët e tij.

    Po binte në dashuri, apo verbohej në marrëzi? Mos duhej t'u vendoste kufi ndjenjave aq të zjarrta me anë të mendimit racional, se nuk duhej të nxitohej aq shpejt, duke e lejuar veten, të ndiente kaq shumë njëherësh? A duhej t'i kursente emocionet, që ato të zgjasnin sa më shumë, të ishte e mundur? Ekzistonte diçka e tillë dhe për ndjenjat? Kursimi i tyre?

    E hodhi poshtë sugjerimin e bërë vetes, për të ndierë sa më pak, me të parë Sidorelin përmes derës së xhamtë të mbyllur, duke vizatuar në tavolinën e punës, i veshur me triko të zezë, xhinse dhe atlete të tilla gjithashtu. Nuk donte ta privonte veten nga të ndierit lumturinë deri në nivelin më të lartë të saj. Ajo e meritonte. E vlerësonte dhe ndiente për Sidorelin, po aq sa ai për të dhe ai e meritonte gjithashtu lumturinë, që e donte vetëm prej saj.

    Ajo trokiti lehtë, për të mos e alarmuar dhe krijuar mendimin atij, se diçka negative kishte ndodhur edhe gryka rrëmbeu një sasi oksigjeni rrugës për te mushkëritë, që ta mbante peng, kur ai e vështroi.

    Anila hapi derën ngadalë me shikimin e devijuar prej tij, i cili ishte ngritur në këmbë dhe po i shkonte pranë.

    - Mirëdita! - përshëndeti e ndrojtur me fytyrën prush edhe e braktisur nga mendja për një zgjidhje, se si të mos kishte turp, kur ta shikonte Sidorelin në sy dhe të mos i dridheshin gjunjët në rrëzim nga prania e tij.

    Ajo eci drej varëses së rrobave pranë karriges së punës, ku ai bënte tatuazhe, kur Sidoreli i kaloi ngjitur dhe vetëm i hodhi një shikim të thellë serioz, pa i folur, gjë që e bëri Anilën të ndihej e dominuar prej tij. Ajo hoqi pallton kafe bashkë me shallin e bardhë, për t'i vendosur në varësen e zezë dhe qëndruar vetëm me një fanellë të bardhë, të kombinuar me xhinset e kaltra dhe atlete të bardha.

    Ai mbylli derën me çelës dhe uli dy shtresat e grilave, duke i fshehur kështu nga bota e jashtme, megjithëse studioja ndodhej në një lagje të qetë dhe pa shumë lëvizje.

    Anila largoi më tepër buzët nga njëra-tjetra e mbërthyer e tëra nga furia e zakonshme tashmë e rrahjeve të zemrës prej shikimit intensiv të tij dhe buzëqeshi nga dijenia se çfarë do ndodhte midis tyre, kur Sidoreli iu afrua.

    I mbylli në çast sytë, sapo ai bashkoi buzët me të sajat, krahët gjetën rrugën përreth qafës së Sidorelit dhe u struk më tepër ngjitur trupit të tij, kur ai i përshkoi duart nëpër qafë, bel dhe shpinë.

    - Kjo do jetë mënyra ime e përshëndetjes tani e tutje, - Sidoreli e mbajti shtrënguar në përqafim, ndërsa shikoheshin delirantë nga ndjenjat e shkëmbyera.

    - Nuk kam asnjë kundërshtim, - Anila buzëqeshi mes frymëmarrjeve të thella sikur ai dhe u puthën sërish.

    Sidoreli po mbante me vështirësi nën kontroll duart, për të mos ushtruar forcë mbi këmbët e saj, që këto të fundit t'i vendoseshin rreth belit dhe bashkë me Anilën t'u drejtoheshin divanit pak më tutje.

    U shkëput nga ajo dhe i rregulloi flokët pakëz të shpupuritur prej tij.

    - Pate ndonjë problem rrugës? - soditi tërë qejf sytë e ëmbël të saj, ngjyra e të cilëve shndriti më tepër nga e qeshura në to.

    - Jo, - tha e përkëdhelur nga përkujdesja e tij.

    - Eja! - ai nuk ia lëshoi dorën, ndërsa e udhëzonte drejt divanit.

    - Ndodhi diçka sot në shtëpi.

    Nga shprehia e zymtë dhe e frikësuar e fytyrës së Anilës, Sidoreli dyshoi menjëherë, se bëhej fjalë për ndonjë ngjarje të keqe.

    - Çfarë? - u ul përballë saj me duart akoma të bashkuara.

    - I t... - ajo ledhatoi lehtë me mollëzat e gishtërinjve lëkurën e duarve të tij. - I tregova motrës sime, që po dalim bashkë. - rrëfeu gjysmë e penduar. - Jam nxituar?

    Mohimi i tij me kokë, ndërsa sytë i shkëlqenin nga lumturia, që ajo mendonte për seriozisht me të, e qetësoi Anilën.

    - Çfarë të tha?

    - U habit, ngaqë ti je tatuist dhe mendimi im për tatuazhet dihet se si është, edhe po pret, se kur do jetë e përshtatshme, që të takoheni, sepse do të hakmerret ndaj meje për intimidimin, që i kam bërë Danielit. - qeshën të dy.

    - E forta ime.

    Krenaria në sytë e tij për të, ia ripërtëriu Anilës fuqitë më tepër.

    - Faleminderit! - ajo uli kokën nga skuqja në fytyrë.

    Sidoreli krahasoi gjendjen e saj në atë moment me atë, kur kishte parë pasqyrën pardje dhe harkimi i buzëve iu venit.

    - Anila, mund të të pyes diçka? - nuk donte të prishte momentin midis tyre dhe ta mërziste, por do ndihej fajtor, nëse do i shpërfillte problemet e saj, kur ai kishte mundësi ta ndihmonte.

    Ajo hezitoi të pranonte nga frika, se ai do ta pyeste për Blerimin dhe nuk kishte aspak forcë psikologjike, për të folur në lidhje me të.

    - Po, - tha më tepër nga detyrimi, që Sidoreli i meritonte disa përgjigje, sepse ishte i dashuri dhe jetët e tyre ishin të ndërthurura tashmë. Ndoshta jo plotësisht, por aq sa për të bërë ndryshime rrënjësore, e pranonin të dy, që po.

    - Atë ditë, që shikove pasqyrën dhe the se dëshiron të përdorësh ilaçe, ose thikë... të kujtohet?

    - Po, - Anila po ndihej në parehati nga rrjedha, që po shihte se ishte duke marrë biseda. Po sikur të fillonte, të qante, ai të mendonte se ajo do ishte gjithmonë aq e dobët dhe të ndahej prej saj?

    Nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi nga e kaluara, pa u përballur me të?

    - Vazhdon t'i kesh ato mendime? - pyeti Sidoreli me fytyrën klasike serioze dhe të qetë të tijën, për të mos e vënë Anilën më tepër në siklet me trishtimin, që ndiente për gjendjen e saj. - Çfarë mund të bëj, për t'i fshirë? Vetëm më thuaj!

    Gatishmëria në vështrimin e tij të pashkundulluar krijoi një shtresë të hollë lotësh në sytë e Anilës.

    - Nuk i kam më, - tha e prekur ajo. - Tani mendoj vetëm për ty.

    - Ashtu? - ai bëri pas i ndierë krenar me veten, që kishte mundur të bëhej aq i rëndësishëm për të. - Çfarë mendon? - harkoi buzët ngacmues.

    - Vendosem shumë në siklet, po tregova. - Anila kaloi qëllimisht në një tjetër stad nxehjeje bisedën dhe buzëqeshi errësisht nga vështrimi i tij i thellë, me të kuptuar fill, se ç'kishte dashur të thoshte. - Çfarë? - bëri të pafajshmen dhe u ngrit në këmbë, pa i shkëputur sytë nga ai, me justifikimin se po rregullonte xhinset, edhe qeshi, kur përfundoi në prehërin e Sidorelit me gjunjët rreth belit të tij nga dora e majtë, që ai ia kishte vendosur në krah dhe tërhequr pranë vetes.

    - E pyet veten ndonjëherë, se mos po rrezikon shumë, Anila? - rrezikoi vetë ai, duke lëvizur dorën ngadalë mbi kofshën e saj të majtë drejt belit dhe veç një sekondë arsyetim, që të mos e tepronte dhe ta frikësonte atë, e ndau Sidorelin nga të vendosurit Anilën poshtë vetes mbi divan, sapo ndieu drithërimën e lehtë të trupit të saj nën dorën mbi kofshë.

    - Jo, kur ia vlen çdo hap, që hedh për atë rrezik. - u përgjigj ajo, para se të puthej prej tij, dhe lëkura t'i përvëlohej në shpinë, aty ku dora e djathtë e Sidorelit u vendos, për ta afruar më pranë trupit të tij, ashtu si e majta mbi këmbë.

    Sikur të mos ishte për mungesën e oksigjenit në mushkëri, nuk do ishin shkëputur aq shpejt nga njëri-tjetri.

    - Kur të duash, për të folur, më telefono dhe të përgjigjem. - premtoi ai, pasi rregulloi frymëmarrjen e çekuilibruar. - Nuk ka fare rëndësi ora. Në rregull?

    Ajo miratoi premtueshëm me tundje të lehtë të kokës dhe u rehatua në përqafimin e tij.

    - Po ti, Sidorel, ke ndonjë mendim, që do ta ndash me mua? - Anila i kaloi dorën nëpër flokët e shkurtër dhe e shikoi e buzëqeshur.

    Lidhja e gjakut e asaj me Amarildon dhe vdekja e këtij të fundit ia rrëmbyen gëzimin e momentit Sidorelit.

    T'i tregonte? Ndoshta nuk kishte më tepër nevojë për kohë. Por po sikur ajo të mos e besonte? Ai nuk donte të ndahej prej saj.

    - Jo, - Sidoreli ia mohoi përsëri Anilës të drejtën, për ta ditur të vërtetën me anë të përgjigjes së sapodhënë asaj.

....vazhdon....

Pjesa i dedikohet @coolgreta 🥰🤗

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top