55• Mjaft, Sidorel!

    Të rrezikonte humbjen e tij, që kishte të njëjtat ndjenja si ajo për të, e kuptonte aq mirë dhe përpiqej aq shumë për lumturinë e saj, duke u përpjekur ta bënte Sidorelin xheloz? Anila s'kishte rënë me pas koke akoma dhe uronte, që të mos binte kurrë.

    Kishte ditë, që ajo po fiksohej të vishte fustan për në mbledhjen e radhës, në kompani, për t'i pëlqyer më tepër edhe Sidorelit. E kishte marrë malli për atë version lumturie të vetes edhe donte, që dhe ai të ndihej po aq i rëndësishëm për të, sa ç'e bënte vetë Anilën, të ndihej.

    Veshja e munguar prej kohësh në gardërobën e saj i dha të njëjtën ndjesi klasi dhe elegance si dikur dhe ajo nuk mendoi aspak për arsyen se pse nuk kishte veshur më fustane, që prej gjashtë vitesh, por vetëm se sa do ta pëlqente Sidoreli.

    Fakti, që nuk i kishin treguar akoma njeriu, se po dilnin bashkë dhe askush në kompani nuk e dinte konkretisht, e emociononte Anilën, kur mendonte se dilnin në fshehtësi dhe në publik duhej të silleshin formalisht me njëri-tjetrin, sikur nuk kishte asgjë midis tyre.

    Ajo veshi pallton e karameltë sipër fustanit të bardhë me golf dhe gjatësi një pëllëmbë sipër gjunjëve, eci nëpër dhomën e saj, për të ditur, se sa të rehatshme do ishin çizmet e bardha me taka dhe mori çantën e zezë në kreun e krevatit, gati për të dalë.

    Sidoreli e mendonte fundin e atij viti si fundin gjithashtu edhe të kohës së tij, për të bindur Anilën në lidhje me të dhe Amarildo Idrizajin. Vëllai i tij, Leonardi do të kthehej në Shqipëri dhe ai nuk do mund ta fshihte shoqërimin me Anilën më gjatë.

    Ishte duke folur në telefon me motrën e tij, Alketën, kur Anila hyri vetëm në oborrin e kompanisë dhe me të ndeshur vështrimin e saj miklues, iu bë sikur e gjithë e ardhmja iu shpalos para syve, ndërsa ajo ecte drejt tij me tërë besim në vetëvete dhe krenari për shikimin, që kishte marrë nga ai.

    Kjo grua ishte e rrezikshme. Posedonte një energji të tillë drite, si të ishte sinonimi i oksigjenit. Jepte gjithë atë dashuri dhe përkujdesje. Të bënte, të ndiheshe njeri shumë i rëndësishëm dhe të ndërmerrje rrezikun, për të rënë në depresion total, nëse nuk do ta kishe më në jetën tënde.

    Si vegim të qartë kristal, ai pa gjithçka; nëse do vazhdonte me të, do rrezikonte të vuajturit, po ta humbiste, veç për ta pasur në jetën e tij, sado të ishte shkruar. Anila do kishte aftësinë, ta bënte, të ndihej jashtë mase i fuqishëm me zemrën, që ajo do t'i jepte dhe, kur të donte, edhe mund t'ia merrte Sidorelit atë burim force, që ta linte të rrëzuar dhe pa pikë energjie më pas.

    Atij iu dëftua çdo gjë, që të mblidhte mendjen dhe të hiqte dorë prej saj, sepse një grua e tillë kishte një të kaluar, për të cilën duheshin shpatulla goxha të gjera, për ta përballuar peshën e saj dhe Sidoreli u ndie i gatshëm, të bënte çfarë t'i kërkohej, që të ishte aq i denjë për të.

    Ajo dukej kaq e bukur nga pasioni për jetën, që ekspozonte në sytë e saj të shndritshëm, sa atij nuk i bëhej, t'ia ndante dot vështrimin e hipnotizuar prej asaj drite. Vetëbesimi i saj ia shtonte Anilës edhe më tepër elegancën. Ajo e dinte vlerën, që kishte dhe sfidonte haptazi pretendentët, për ta pasur pjesë të jetës së tyre me anë të të qëndruarit me klas dhe personalitetin, që kishte, se, nëse nuk e arrinin dot nivelin e saj, ishte vetëm faji i tyre, që nuk përpiqeshin mjaftueshëm, për ta merituar, por e donin sikur kishin çdo të drejtë mbi të, për ta pasur falas dhe ta merrnin për të mirëqenë pastaj, edhe çdo fjalë, që do thonin kundër saj, për t'u shfajësuar se pse nuk ia tërhiqnin dot vëmendjen, veçsa do tregonte, se sa ligësi kishin në shpirtrat e tyre.

    Sidoreli u detyrua ta fshihte magjepsjen ndaj saj, kur vërejti një punonjëse, të hynte në oborrin e kompanisë prapa Anilës dhe i dha fund telefonatës me Alketën.

    Anila e kuptoi shikimin e tij dhe ngadalësoi hapat, që të mbetej vetëm për vetëm me të jashtë. Ajo ndaloi të nxirrte telefonin nga çanta e zezë dhe shikoi se sa ishte ora, megjithëse kishte sahatin e dorës në atë të majtën.

    - Ç'kemi, Anila?

    - Si je? - ajo i buzëqeshi Keidës.

    - Shumë mirë, - Keida mbajti harkimin e buzëve për pak dhe iu drejtua hyrjes së kompanisë.

    Anila priti, që ajo të hynte brenda, pasi përshëndeti dhe Sidorelin, për të përkulur më tepër buzët në të qeshur, me të shikuar tatuistin, i cili ruajti shikimin e ngurtë, në rast se do vinte papritmas njeri dhe Anila do vendosej në pozitë të padëshiruar.

    Ajo situatë e bëri Sidorelin, të mendonte se kishin arritur në një kohë të përshtatshme, për të diskutuar me Anilën rreth shoqërimit të tyre për më tepër.

    - Si jeni, shef? - i zgjati dorën ajo totalisht e vetëdijshme për habinë dhe ngadhënjimin e tij, që Anila po tregonte se kishte aq besim tek ai, sa të donte ta prekte vetë. Nga e qeshura e vetëkënaqur, që e kishte vendosur atë në pozitë të tillë, dukej se ajo po e shijonte në zenit momentin.

    - Mirë, - u përgjigj thatë Sidoreli, i pandikuar aspak në dukje nga flirtimi me shikim dhe prekja e dorës së saj të butë si petal trëndafili, kur ndërkohë mushkëritë po i ndienin nevojën për të gjithë oksigjenin e pyjeve të Amazonës njëherësh dhe krahët, që të rrethonin trupin e saj edhe ta puthte.

    Të vështronte kundruese fytyrën e tij, për ta vënë Sidorelin edhe më tepër në siklet, nuk ishte apak e vështirë për Anilën. Mjaftonte, t'i shikonte buzët në ngjyrë kajsie të trëndafiltë dhe ajo kishte dyshimet se të sajat nuk e kishin atë ngjyrë tërheqëse natyrale si e tija, ngaqë kishte përdorur për një kohë të gjatë buzëkuq, edhe ky i fundit do ia kishte dhënë atë ngjyrë rozë me nuancë të errët, që nuk i shqitej, shikimi fortësisht i rëndë i syve të thellë jeshile në të gjelbër, ngjyrë, që e bënte të vështirë zgjedhjen e njërës, pasi nuk i mohohej dot ekzistenca tjetrës dhe energjia e marrë prej tij, sikur ai ishte dikush, që e dinte se ç'bëhej përreth edhe nuk vendoste gjjthmonë në nxitim e sipër, edhe sytë e saj shndrisnin fill nga mahnitja, se sa bukuri i jepte ajo lloj force Sidorelit, e shprehur në atë mënyrë prej tij. Rrëfimi i ndjenjave haptazi pa ngurrim i kishte ardhur gjithmonë në ndihmë asaj në raste të tilla.

    Ai u sigurua, që nuk ishin nën vështrimin e ndokujt, kur e komplimentoi atë për veshjen.

    - Do më lësh pa punë me këtë bukuri, që ke. Nuk do përqendrohem dot askund tjetër, veçse te ti.

    Anila fshehu gjysmën e buzës së poshtme nën dhëmbë e emocionuar prej fjalëve të tij.

    - Faleminderit! Ku do ulem unë te mbledhja: afër teje, apo përballë teje? - përdori shikimin e saj ngacmues të zakonshëm, që tregonte edhe nënkuptim të fshehur në pyetjen e sapobërë.

    - Ku të duash.

    - Afër po ulem. Kam ndjesinë, që do jem më rehat.

    - Mirë, shko ti e para te salla e mbledhjes! - Sidorelit i ngjau e pamundur, të vazhdonte më gjatë vetëm duke folur aq privatisht.

    - Në rregull, shef. Po të pres. - Anila pati nervin edhe t'i buzëqeshte pafajësisht, sikur ajo rrjedhë bisede të mos ishte aq intime, sa i dukej atij dhe u ngërdhesh, me të hyrë brenda në godinë.

    Supozimi, se ai do ta bënte, të paguante, duke e vendosur në të njëjtën pozitë, e bindte më shumë, që do bënte jetën e fundit me atë njeri, i cili i përshtatej lehtë tipit të saj. Ajo nuk kishte asnjë ankesë, për të jetuar atë version të ardhmeje.

    Sidoreli e gjeti të ulur në të djathtë të karriges së tij dhe Anila u ngrit menjëherë më këmbë në shenjë respekti për të. Mnaxherët e tjerë çapëlyen sytë të konfuzuar nga veprimi i saj, shikuan njëri-tjetrin, duke mos kuptuar se pse ajo ishte ngritur dhe mos duhej të vepronin edhe ata njësoj, edhe ulja e Sidorelit në krye të tavolinës i dha fund kohës së tyre, për të zgjedhur.

    Anila afroi karrigen më pranë tavolinës dhe hapi e buzëqeshur nga energjia pozitive e ndierë si biznesmene dosjen e përgatitur të punës. Ndihej si personazh kryesor, për të cilin dikur kishte dashur të punonte si përkthyese librash, ndërsa në ato çaste i ngjante vetja plotësisht e tillë.

    - Kjo është mbledhja e parafundit për këtë vit, - tha Sidoreli. - Do kemi dhe një mbledhje më 30 dhjetor, dhe më pas do takohemi në fillim të janarit vitin tjetër pas pushimeve, për të bërë inventarin e përgjithshëm të këtij viti.

    - Kur do vijë lajmërimi për organizimin e darkës së fundvitit? - pyeti Ilirjana.

    - Nesër në mbrëmje.

    - Sepse po afrohet Krishtlindja dhe secili do bëjë planet e veta, prandaj po pyes. Zakonisht për herët e tjera ka qenë vendosur që në fillim të dhjetorit.

    Anila shikoi e sikletosur Ilirjanën, sikur kjo e fundit të kishte nënkuptuar vërejtje për të dhe jo Sidorelin.

    - Po, jam në dijeni, - ai dha vetëm atë sqarim i pandikuar dhe nguli shikimin arratisës mbi dosjen përballë, kur këmba e Anilës preku të tijën.

    Qëllimisht, ose jo, nuk e zbulonte dot në ato momente dhe as kuptonte, nëse ajo po priste, që Sidoreli ta largonte këmbën i pari, apo dëshironte, që të mos lëvizte asnjëri. Prangosi një buzëqeshje në buzët e drejta me premtimin se do hakmerrej ndaj saj dhe vendosi për alternativën e dytë.

    Gjatë tërë mbledhjes u shikuan rrallë, për të mos ngjallur dyshime dhe Anila pati dëshirën, që edhe ta sfidonte më tepër, duke ndenjur si e pafajshme dhe aspak me qëllime të fshehura në mendje.

••••
    - Besoj se bashkë me planin, për të më tërhequr vëmendjen mua, po mendon edhe se si të shpëtosh nga kurthet e tilla të miat, - e pyeti ai të nesërmen, ndërsa po shkonin më këmbë se studioja e tij.

    - Meqë kurthet e tua nuk janë aq të rrezikshme, nuk e vras mendjen për ndonjë plan shpëtimi. - iu përgjigj thumbueshëm Anila dhe shikoi pa vëmendje një kamion të bardhë të parkuar para pallatit ngjitur studios së tij.

    - Ashtu? - Sidoreli qeshi me provokimin e saj. - Se mos po zihesh në befasi dhe humbet, pastaj.

    - Prit! - ajo e shikoi skeptike dhe të dy ndaluan disa hapa afër studios përballë njëri-tjetrit. - Nuk ma merr mendja se mendon, që mund të fitosh kundër meje, apo jo?

    Ai vuri buzën në gaz nga vetëbesimi i saj, që me patjetër do triumfonte dhe Anila fshehu gojën me anë të pëllëmbës së majtë të vendosur mbi buzët e hapura nga habia.

    - Sidorel! - ajo qeshi me të. - Në rregull, vazhdo dhe ëndërro! Ç'të them unë? - ngriti supet gjoja e pashpresë. - Veç se do zhgënjehesh në fund, përgatitu!

    Anila u drejtua nga rruga përpara dhe zemra i stakoi në vend, sapo shqoi xhupin e saj të shkurtër të zi, xhinset edhe atletet e po asaj ngjyre bashkë me pallton dhe golfin e trashë të zi, të shoqëruar me xhinset gri dhe atletet e bardha, që Sidoreli kishte veshur, të cilat ishin reflektuar në pasqyrën e madhe, që dy burra po transportonin nga kamioni drejt hyrjes së pallatit.

    U kthye menjëherë pas e tronditur deri në qelizën më të vogël, që kishte në trup dhe traumat e së kaluarës filluan të hidhnin valle në mendjen e saj me anë të kujtimeve me Blerimin.

    Tërë atë kohë e shoqëruar me të dhe duke menduar rreth tij, kur kishte qenë vetëm, ai ndërkohë paskësh qenë duke bërë plan, se si ta përdhunonte! Sa herë e kishte parë dhe ndërkohë kishte imagjinuar edhe një krim të tillë ndaj saj? Dhe ajo, që kishte kujtuar, se ai po mendonte, që e pëlqente gjithashtu; në të vërtetë Anila paskësh qenë shënjeshtra e tij, ajo paskësh pasur të gjithë të ardhmen e shtruar përballë vetes, por ishte treguar qëllimisht e verbër dhe e kishte injoruar atë paralajmërim.

    Fytyra e zymtë iu err më tepër nga sytë e përlotur. Si kishte qenë kaq mendjelehtë dhe kishte lejuar të nëpërkëmbej? Duhej të kishte luftuar më tepër për veten atë natë. Po të kishte marrë ndonjë kurs vetëmbrojtjeje, sa kishte bërë jetën e fundit, duke udhëtuar nëpër botë dhe bërë pazare nëpër qendra tregtare, nuk do kishte një trup si mbetje hedhurinë në ato çaste.

    Jetën e fundit! Jetën e injorancës, më saktë; ndieu mllef urrejtës ndaj vetes së kaluar, kur e gjykoi në atë mënyrë, keqardhje dhe dhimbje për veten e tashme, edhe mall për Brunildën, e cila ishte përpjekur ta shpëtonte, por Anila e kishte refuzuar ndihmën e saj.

    - U larguan, - Sidorelit nuk iu duk moment i përshtatshëm, për t'i vënë dorën në sup në shenjë mbështetjeje, madje as të ishte pranë saj, se mos do thoshte diçka gabim dhe ajo do lëndohej më tepër, se sa dukej, që ishte.

    E kishte marrë me mend, se sa keq mund të ndikonin pasqyrat tek ajo, por, që do thyhej në atë mënyrë, sapo të shikohej në ndonjërën, nuk e kishte konsideruar gjendje aq të rëndë. Dikush duhej t'i kishte bërë shumë keq asaj, duke e prekur me pahir dhe jo vetëm, ai ishte i sigurt tashmë.

    Si t'ia merrte atë vuajtje, që shikonte në sytë e saj të fikur? Kundër një krimi të tillë traumatik ishte pothuajse e pamundur, të fitohej.

    Anila do preferonte më mirë, të kishte jetuar e mbyllur për tërë jetën në një dhomë, sesa ai ta kishte parë në atë nivel aq poshtë psikologjik.

    - Shkojmë te studioja, apo diku tjetër? Çfarë ke dëshirë? - e pyeti butësisht Sidoreli.

    - Të përdor ilaçe, ose një thikë. - nënkuptoi athët vetëvrasjen Anila dhe ai mbeti pa fjalë. Atë herë ishin bashkë dhe Sidoreli, sigurisht nuk do ta lejonte, t'i bënte keq vetes, por kur ajo ishte vetëm, kush e mbronte atë nga mendime të tilla?

    - Jo, ti vetëm je e lodhur. Sapo të kalojë ky moment, do heqësh dorë nga ilaçet dhe thika. - ai u orvat, që t'i ndryshonte mendim, por e kuptoi se përpjekja i shkoi dëm, kur Anila uli kokën turivarur dhe e pashpresë, që një ditë do mund të shërohej. - Eja!

    Sidoreli eci i pari drejt studios, por ajo nuk e ndoqi. Ngriti sytë e zbrazët nga drita, që ndodhej zakonisht në to, e cila i ishte zëvendësuar nga mendimi, se nuk duhej të shoqëroheshin më bashkë.

    "Mos!" - kërkoi në akull të hollë me vështrim ai.

    Anila uli shikimin mbi tullat gri dhe të kuqërremta pasteli të rrugës së këmbësorëve. Pranoi të shkonte me të në studio, vetëm që të sqaroheshin aty dhe t'u jepnin fund daljeve së bashku. Atë ditë pasqyra, po herën tjetër? Sa do vazhdonin ashtu? Sa do duronte ai? Heqja dorë përfundimisht nga njëri-tjetri ishte zgjidhja e duhur.

    Sidoreli mbylli derën prej xhami, ndezi kondicionerin e ngrohjes dhe dritën, edhe uli dy shtresat e grilave, për të mos u parë nga njeri, kur të flisnin.

    - Nuk dua të të humbas më tepër kohë, - tha Anila akullt, pa e shikuar në sy, ndërsa rrinte më këmbë ngjitur murit pranë karriges së tatuazheve dhe ai iu afrua. - Edhe kaq zgjati shumë.

    - Unë nuk mbaj mend, të të kem thënë ndonjëherë, që më ke humbur kohë.

    - Nuk pres, të ma thuash ti. - ajo s'kishte pse ta shikonte, për të ditur se kishte vështrimin e tij serioz mbi veten; e ndiente. - E kuptoj vetë.

    - E kupton gabim, - sqaroi me ton të prerë Sidoreli. - Asnjë sekondë me ty nuk ka qenë humbje kohe për mua. Unë, edhe sikur të kthehesha pas në kohë tani, të dilja me ty, do kisha zgjedhur, sepse...

    - Sidorel, mjaft! - urdhëroi e xhindosur Anila. - Pse je i tillë? - e shikoi me po atë ndjesi edhe në vështrim. - Pse kërkon të më bindësh medoemos, se për mua ia vlen çdo gjë, që ti bën? Që unë nuk jam një kufomë e gjallë, sikur më duket vetja, por një luledielli shumë e bukur?

    - Sepse je luledielli shumë e bukur.

    - E di çfarë? Ti e ke mendjen për tallje. Unë nuk dua të flas dhe as të takohem më me ty. - shpalli Anila.

    Ai qeshi adhurueshëm ndaj saj dhe ajo ngrysi vetullat e indinjuar nga mosmarrja seriozisht prej tij e fjalëve të sapothëna.

    - Më fal! - Sidoreli kërkoi ndjesë. - Nuk mund të mos mendoj, që je kaq e bukur, kur acarohesh. - ai soditi vështrimin e përhumbur të saj, që më pas u zbut nga lodhja, për të debatuar më gjatë.

    - Le të mbarojë këtu kjo lidhje! - sugjeroi Anila. - Do jetë shumë më mirë për ty.

    - Lidhje? - Sidoreli e vështroi pyetës. - Unë dhe ti jemi të lidhur? - ai përkuli buzët ngacmues nga konstatimi i saj dhe ajo shtangu e vënë në siklet.

    - Më doli si shprehje. Nuk e thashë, për të të bërë ty, të mendosh, që të lidhemi bashkë. - Anila u betua me sinqeritet në sy.

    - Mua më pëlqeu. Ishte shumë e bukur. - dha mendimin e tij Sidoreli. - Pse të mos jetë dhe e vërtetë?

    Ajo zmadhoi sytë më tepër nga propozimi i tij dhe zemra iu ngrit furishëm peshë.

    - Anila! Unë nuk mendoj asgjë negative për ty, veçse je njeri shumë i veçantë dhe dua të të kem më pranë në jetën time. Çfarë mendon ti për mua?

    Ajo shmangu pyetjen e tij me vështrim, por Sidoreli nuk hoqi dorë.

    - Mendoj se je shumë simpatik, - Anila u përgjigj e ndrojtur, pa guxuar ta shikonte në sy. - I fortë, i zgjuar dhe zotëri shumë i sjellshëm.

    - Mendon saktë, - buzëqeshi ai. - Të inkurajoj, të vazhdosh kështu.

    - Sidorel, ndihem shumë keq, kur shoh se në sa pozita të vështira po vendosesh për fajin tim. - shtrembërimi i buzëve të Anilës u shoqërua nga shkëlqimi më tepër i syve të trishtë prej lotëve të sapoformuar.

    - Çfarë pozitash? - ai u prek nga mërzitja e saj.

    - Pasqyrat, që ke hequr te kompania. Dhe mbrëmja e fundvitit vetëm për mua është vonuar, sepse restorantet kanë pasqyra dhe ti nuk i pranon ato prej meje.

    - Ajo punë është rregulluar dje, Anila. Kam porositur një restorant, që të jetë i hapur vetëm për ne dhe do t'i heqin të gjitha pasqyrat atë mbrëmje.

    - Ja, e sheh? Kështu si e kemi nisur, do përfundosh duke blerë të gjithë Shqipërinë për mua.

    - Pse jo? - atij nuk iu duk e parealizueshme. - Nëse kjo të bën të lumtur...

    - Kjo është një situatë, ku duhet të përshtatem unë me botën dhe jo e kundërta.

    - Ti mos hiq dorë nga jeta! Kaq kërkoj unë prej teje.

    - Nuk dua, që të mërzitesh për fajin tim. - iu ngrys fytyra në të qarë asaj.

    - Nuk mërzitem, Anila. - Sidoreli e shikoi me dhembshuri.

    - Por të tjerët mendojnë negativisht, se pse ti nuk lejon pasqyra në kompani dhe flasin keq për ty.

    - Çfarë thua ti, se unë dua të di: mendimin e tyre, apo mendimin tënd?

    Ajo psherëtiu thellë.

    - Mendimin tim.

    - Vetëm mendimin tënd, luledielli. - ai i largoi flokët e lëshuar nga fytyra dhe u tendos i tëri nga të prekurit trupin e saj. - Vetëm mendimi yt më intereson.

    Anila ndieu peshën e zemrës të barabartë me atë të të gjithë trupit. Si mund ta prekte ai? Nuk përjetonte fare ndjesi neverie? Si mund t'i shkonte ndërmend atij, se ajo vlente aq shumë, sa për të bërë, ç'të mundej, që të kishte momente të tilla me të?

    Sidoreli mbylli sytë me shpirtin në fije të perit, ngaqë mund ta kishte tepruar dhe ajo do ta shtynte tutje nga çasti në çast. Nuk donte të shkëputej prej saj dhe ta linte, të largohej, por as me pahir nuk e lejonte zemra, që ta mbante dot. Më mirë të torturonte veten dhe të respektonte vendimin e saj në lidhje me ta, cilido të ishte ky i fundit, sesa Anila të vuante nga egoizmi i tij.

    Ai vështroi ngurrimin dhe njëkohësisht edhe dëshirën në sytë e saj, për t'i thënë "po", që të lidheshin së bashku.

    - Sidorel!

    Anilës iu shpeshtua frymëmarrja më tepër, kur ai vështroi buzët e saj, për ta puthur. Po sikur papritur të humbiste vetëkontrollin dhe, nëse ajo do t'i kërkonte të ndalonin, ai nuk do ndalonte?

    - Sidorel!

    Ai i vendosi gishtin e djathtë tregues mbi buzë dhe e heshti në çast.

    - Më lër mua nën kontroll! - kërkoi me zë të ulët dhe Anila e ngrirë me zemrën në fyt devijoi shikimin në dilemë të pështjelluar.

    Donte t'i besonte, t'i jepte një mundësi, siç kërkonte dhe vetë ajo shanse nga jeta; të lidhej me të dhe të kishte një jetë normale si shumë të tjerë, por i kërkohej një betejë aq e madhe, për t'u bërë dhe nuk ishte e sigurt se shpirti i saj mund të përballonte më tepër luftëra, kur kishte shumë pak mundësi fitoreje.

    Ama kishte dhe te një fakt i tillë duhej të përqendrohej, siç vepronte ai; luftonte për të, pavarësisht se ndonjëherë kundërshtari në betejë, që përpiqej ta rrëzonte Sidorelin, ishte vetë ajo.

    Shikoi sytë e tij në pritje të përgjigjes së saj, i gatshëm, që të stepej menjëherë, nëse ajo do ta refuzonte dhe buzëqeshjen lehtazi miratuese Anila e shoqëroi me duart e vendosura në kraharorin e tij.

    Në jetë do ketë luftëra, gjithsesi, sado të përpiqemi, t'i shmangim ato. Ne vetëm mund të zgjedhim se për kë ia vlen rreziku, që të humbasim në ato luftëra.

    Sidoreli ia ndaloi hovin vetes, për ta puthur me tërë forcë njëherësh dhe, pa e marrë veten ajo, për të vazhduar më tej. Anila mbylli sytë, kur ai afroi kokën më tepër, mori frymë thellë, sikur do të zhytej nën ujë dhe ndieu të gjithë trupin, t'i kalonte në shok, sapo ai e puthi. Tronditja iu zëvendësua nga lumturia e menjëhershme në formën e ndjesisë sikur deri në ato çaste kishte qenë nën efektin e ndonjë magjie të errët dhe Sidoreli sapo e kishte shpëtuar.

    Ai krijoi vetëm për një sekondë distancë midis tyre dhe, i pushtuar nga dëshira, për të qenë sërish nën ndikimin e euforisë dalldisëse nga prekja e buzëve të saj me të tijat, e puthi përsëri. Gjaku nëpër të gjitha enët në trup i arriti tjetër nivel furie, kur Anila ia ktheu puthjen, duke nënkuptuar se donte gjithashtu, të vazhdonin dhe dora e majtë i gjeti instinktivisht qafën e saj, për të thelluar puthjen midis tyre. E djathta u pengua nga xhupi i trashë, për të ndierë kontakt më të afërt me trupin e saj dhe Anila i erdhi në ndihmë, duke e hequr atë dhe shikuar me ndrojë, që nuk mund të zhvishej më tepër. Nuk donte ta testonte veten dhe ta kuptonte vonë, se i kishte kaluar kufijtë, edhe të prishte momentin midis tyre.

    Sidoreli shkundi kokën me sytë e pulitur nga trallisja e ndjenjave për të dhe sa ia kapërthente të gjithë qenien në hipnotizim ajo.

    - Do më traumatizosh shpirtin. S'do t'i përkas njeriu tjetër, përveç teje. - parashikimi i tij e bëri Anilën, të harkonte buzët e gëzuar.

    - Sepse nuk do duash vetë. Do jem gjithmonë vetëm unë. - ajo shikoi ëmbëlsisht e uritur buzët e tij, përshkoi lehtë gishtin e madh të dorës së djathtë nëpër ngjyrën e tyre grishëse rozë dhe i puthi.

    Ai ndoqi ritmin e saj, i mbështeti shpinën në murin pas, për të marrë kontroll mbi të, por Anila nuk hoqi dorë menjëherë dhe ruajti qëndrimin, ndërsa e puthte me tërë pasionin e mundshëm, që Sidoreli nuk e mbante dot nën kontroll, për të mos u manipuluar prej tij dhe shpërfillur të arsyetuarit. Ai zjarr gjjthëpërfshirës nga prekja dhe puthjet e saj, po i injektohej në gjak, për t'u bërë njësh me të dhe jetik po aq sa ishte ai.

    Rrahjet e zemrave ishin në pikun e tyre, kur Sidoreli mundi të shkëputej prej buzëve të saj edhe të vijonte puthjet përgjatë nofullës së djathtë, dhe qafës.

    Anila reagoi me një ofshamë të zbehtë, kur dhëmbët e tij i përkëdhelën lëkurën në kafshim dhe Sidoreli qeshi mes puthjeve. Përqendroi vështrimin tek ajo dhe priti, që Anila të mbushej me frymë, ndërsa e mbante në përqafim.

    - Do të bëhesh e dashura ime? - e pyeti mes dihatjeve të parregullta.

    - Po, - vuri buzën në gaz Anila me kohën e zgjedhur nga ai, për t'i propozuar. - Nuk dua të traumatizoj shpirt tjetër, përveç tëndit. Vetëm ti e meriton një nder të tillë.

    - Nëse shpërblimi do jetë i madh në fund, e pranoj marrëveshjen. - Sidoreli e puthi me aq forcë, sa deshi.

    - Do përfitosh shumë, - premtoi qesëndisëse Anila, ndërsa i dorëzohej asaj puthjeje dhe i shtonte dozën e saj të pasionit forcës së tij.

....vazhdon....



    Pjesa shkon për @_AngryCupcake_ 🤗🥰

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top