5• Kujdes, Blerim!

    Anila i buzëqeshi vetes së reflektuar në murin e xhamtë të barit, para se të hynte brenda dhe me optimizmin në shkallën më të lartë hyri në lokal. Blerimi u ngrit menjëherë në këmbë nga tavolina, ku kishte qene duke e pritur, sapo e vuri re t'i afrohej dhe vendosi maskën e ndjesisë së lumturisë, ngaqë po takoheshin.

    - Kam dyshimin, se roza është ngjyra jote e preferuar, - iu referua ai fustanit të saj të shkurtër veror me pala në ngjyrë trëndafili të egër të kombiuar atë ditë me atlete të bardha.

    - Si e gjete? - bëri të habiturën Anila dhe të dy buzëqeshën. - Erdha sa më shpejt, që munda. - tha, ndërsa e puthte në faqe, para se të ulej përballë tij dhe kalonte flokët e lëshuar nga supi i djathtë pas shpine. - Do tregoj një super histori, çfarë më ndodhi sot! - premtoi një rrëfim të pazakontë ajo dhe Blerimi përdori të gjjthë forcën e stabilitetit të qetësisë, për të mos shfryrë i bezdisur dhe nga dëshira, që të zhdukej nga sytë këmbët prej saj, mbështeti shpinën në karrige dhe kryqëzoi krahët përpara.

    Ishte kaq e vështirë, t'i përmbahej planit, kur ekzistenca e Anilës i kujtonte vetëm faktin, që Xhuliana nuk ishte më dhe Blerimi donte, që edhe shkaktari për humbjen e saj të kishte të njëjtin fund, pasi të vuante fillimisht deri në tentativë për vetëvrasje.

    Kishte menduar se nuk do ishte dhe aq e vështirë dhe do ia dilte mbanë brenda pak kohësh, por tani, që ishte përfshirë në veprim, ishte vërtet tmerrësisht agonizuese, ta shikonte Anilën dhe dëgjonte tek fliste, pa menduar se përballë vetes kishte motrën e Amarildo Idrizajt, çfarë i kishte bërë ky i fundit Xhulianës, si e kishte përdorur atë, sa kishte vuajtur e ëma nga humbja e të bijës, sa përmbys ishte kthyer bota e të dyve pas vdekjes së saj, sa e kishte urryer Blerimi motrën e tij, që e kishte braktisur, kur ajo kishte qenë njëzet vjeçe dhe nuk kishte menduar fare, se si do vazhdonte ai pa të dhe sa ishte helmuar nga urrejtja për Amarildon, kur kishte zbuluar se ç'fatkeqësi i kishte shkaktuar ai familjes së tij.

    - Më ndodh shpesh kjo, - qeshi Anila. - Kur jam në një autobus, apo dhe urban ndonjëherë, nuk shoh fare përreth, në mos kam njeri të njohur afër, veç drejt e te një sedilje dhe qëndroj në botën time.

    Buzët e bashkuara formuan një vijë të drejtë, kur pa, që ai nuk e kishte pasur aspak vëmendjen te fjalët e saj dhe e shikoi e shqetësuar për një moment. E kishte dëgjuar ai, se ç'kishte thënë? Mos vallë e kishte tepruar në të folur dhe Blerimi ishte bezdisur?

    - Po ty? Të ka ndodhur ndonjëherë kështu? - mbase po i dukej asaj dhe Blerimi e kishte vëmendjen tek ajo, por pa e vështruar në sy, jo që nuk po i pëlqente biseda.

    Ai ngriti vështrimin e drejtpërdrejtë urrejtës mbi të dhe Anila shtangu me zemrën e ngrirë nga tmerri prej frikës ndaj rrezikut, që pa në sytë e tij.

    - Jo, - Blerimi qeshi lehtë dhe zbuti shikimin e ashpër.

    Telefoni i tij mbi tavolinë u dridh nga ardhja e një mesazhi dhe atij iu ndërpre përpjekja, që të rregullonte gabimet e sapobëra; heqjen e maskës dhe mosfshehjen e dëshirës, për të folur hapur me të.

    Anila mori frymë thellë vazhdimisht me stomakun e pështjelluar dhe priti, që ai të linte telefonin edhe të kthehej në gjendjen, ku ishte i sjellshëm, i qetë, i interesuar për të dhe të flirtonte, ndërsa i shprehte ndjenjat romantike me shikim.

    Pse e kishte vështruar në atë mënyrë? Mos po fshihte diçka kundër saj? Mos... mos ishte armiku, që ajo nuk e dinte, se kishte?

    Jeta gjer në ato momente i ishte dukur vetëm stinë vere me diell të ngrohtë dhe fushë me lule asaj. Mos ishte e gjitha delirim ëndrre ajo ndjesi? Në të vërtetë, Anila ndodhej e rënë në dimër, aspak e përgatitur për luftë me mburojën e duhur, e veshur me ngjyrën e pafajësisë dhe në kanosje, për t'u sakrifikuar? Nuk e shikonte dot rrezikun pranë saj, ngaqë ishte në gjumë e hipnotizuar prej mirazhit të një jete perfekte dhe, po të mos zgjohej në kohë, ajo nuk do mundej kurrë, që të arratisej dhe aq lehtë prej atij dimri?

    - Ishte Albioni, - Blerimi vendosi telefonin e fikur mbi tavolinë dhe vështroi Anilën me maskën e lumturisë ndaj momenteve, që po kalonin së bashku. - Ai, që ndodhej në tavolinë me mua atë ditë në maj. Jemi shokë.

    Shikimi i tij i ngrohtë dhe i thellë e lëkundën Anilën, që të anohej nga keqkuptimi. Ndoshta kishte kaluar një ditë të lodhshme në punë, ose kishte mosmarrëveshje me ndokënd dhe i ishte shprehur për një çast pa dashje asaj. I ndodhte çdokujt, që ndonjëherë hiqte dorë prej drobitjes nga të luftuarit, për të mbajtur gjithçka përbrenda, që të mos u prishte rendin e përditshmërisë së jetës të tjerëve. Ai e meritonte të mirëkuptohej.

    - Armiku, që nuk e di, se mund të kesh? - pyeti thumbuese Anila dhe Blerimi qeshi.

    - Mbase. Nuk jemi aq miq të afërt, sa ti dhe shoqja jote.

    - Si e ka mbiemrin? Ndoshta e njoh.

    - Huba.

    Anila ndenji në heshtje për disa çaste.

    - Jo, - shoqëroi përgjigjen me shkundje koke në shenjë mohimi. - Nuk e kam dëgjuar më parë. Po ajo gruaja?

    - Denada, kushërira.

    - M'u duk, se më njohu ajo.

    - Pse?

    Prandaj paskësh dashur Denada, që të iknin sa më parë nga bari atë ditë! Që ai të mos përballej me Anilën. I vinte tmerrësisht keq për shoqen e ngushtë të Xhulianës, e cila vazhdonte të mbante një pjesë të rëndë peshe të fajit mbi shpinë dhe shpresonte, që, kur ajo të zbulonte, se Xhulianës i ishte marrë haku, të lehtësohej sadopak.

    - E vuri re shoqja ime, Brunilda. Ajo më tregoi. Unë isha e shpërqendruar nga një person tjetër.

    - Ashtu? - buzëqeshi ai, duke e marrë me mend nga vështrimi i saj ngacmues, se e kishte fjalën për të. - Dhe në shenjë hakmarrjeje shpërqendrove dhe ti atë.

    - Nuk jam e sigurt për këtë gjë. A e kam shpërqendruar? - picërroi sytë flirtueshëm ajo.

    - Ka të gjithë vëmendjen te ti.

    Anila shprehu emocionet e ndiera nga përgjigjia e tij me anë të mollëzave të skuqura të fytyrës, shikimit më të ndritshëm dhe harkimit të theksuar të buzëve.

    - Blerim!

    Të dy kthyen kokën menjëherë nga drejtimi, ku kishin dëgjuar zërin e një gruaje dhe i thirruri u ngrit nga tavolina. Anila nuk e njohu brunen e veshur me pantallona të kuqe dhe bluzë të bardhë borë me dekolte të hapur, që dukej e të njëjtës moshë me Blerimin, e cila i dha dorën e buzëqeshur atij.

    - Si je?

    - Mirë, - u përgjigj Blerimi. - Si shkon ti?

    - Mirë dhe unë. Sapo u ktheva në Shqipëri me Agustinin. Do rrimë për disa ditë këtu. Do takohemi dhe me shokët, që kemi pasur në gjimnaz. Denada më tha, që nuk do vinte dot. Arsyen nuk e dha, por dyshoj se prej Granit Vitorit. Ngaqë do jetë dhe ai. Di gjë ti, nëse flasin akoma? S'e pyeta dot në telefon.

    - Denada nuk më ka thënë, që mund të flas me të tjerët për jetën e vet personale, kështu që nuk kam koment.

    Marinela fshehu sikletin, që ishte dukur si njeri negativ dhe dashakeqe, me anë të të bërit thashetheme, nën ngritjen pakëz të kokës në shenjë kuptimi ndaj qëndrimit të Blerimit.

    - Kjo është Marinela, - ai u kthye nga Anila, që t'i prezantonte njeriun, i cili u kishte ndërprerë takimin. - Kunata e Albionit.

    Anila i dhuroi Marinelës buzëqeshjen klasike të sjellshme dhe të ëmbël ndaj një të saponjohure, të shoqëruar me vështrimin e butë dhe tërë pozitivitet, që Marinela të ndihej në rehati nga prania e saj dhe të merrte vetëm energji të mirë, për të menduar se përpara vetes kishte një njeri të drejtë dhe Blerimi të ndihej krenar, që po shoqërohej me një person të tillë.

    - Anila Idrizaj, - prezantoi veten, ndërsa i zgjaste dorën asaj dhe ajo e pranoi e pushtuar nga efekti i energjisë së marrë, pikërisht siç kishte dashur Anila.

    - Gëzohem! - Marinela harkoi buzët, tek kundronte kafen e saj të ngrohtë të syve të shkruar, fytyrën e lezetshme me tiparet ëmbëlsisht të buta të fytyrës dhe të qeshurën e lehtë të një personi ekstrovert. "Sa njeri i mirë dhe i bukur qenka!" - ia dha Blerimit vështrimin me atë nënkuptim mendimi ndaj Anilës dhe ai, i sigurt se ishte nën shikimin e kësaj të fundit, buzëqeshi i vetëdijshëm, që ashtu ishte dhe Anila të kujtonte, se ai po ndihej me shumë fat, që kishte atë në jetën e tij.

    Të tre po e quanin rastësi atë takim midis tyre, pa e menduar aq thellë, sa të dyshonin, në mos po u bëhej realitet edhe atyre në ato çaste një nga shprehjet e shumta filozofike të jetës në lidhje me momentet kyçe në të tashmen, që më vonë kuptohet se pse janë përjetuar në një mënyrë të caktuar dhe jo ndryshe; ne takojmë dikë, e konsiderojmë atë çast shumë të zakonshëm dhe e bëjmë me lehtësi pjesë të së shkuarës, pa e kuptuar aspak se asgjë nuk do jetë më e njëjtë në jetën tonë, vetëm sepse takuam atë njeri.

    - Thashë, të të përshëndesja, meqë ishe këtu. - i argumentoi Marinela Blerimit. - Nuk po ju trazoj më tepër, se dhe mua më duhet të nisem për në Sarandë.

    - Në rregull. Faleminderit, që ndalove! - tha ai.

    - Asgjë, - i buzëqeshi ajo dhe u dha dorën të dyve. - Mirupafshim!

    Ata pritën, derisa Marinela doli nga bari, që të uleshin sërish në tavolinën e tyre.

    - Kush është Granit Vitori? - pyeti Anila. - Shoku yt?

    - Jo, nuk e njoh personalisht. - tha Blerimi.

••••
    - Ania! Mami thotë se është gati darka. - motra e saj, Visara, shtyu derën ngadalë.

    - Tani po vij, - Anila vendosi në garderobën e saj të kuqe të errët, bluzën e zezë me luleradhiqe të bardha, të cilën nuk do ta vishte dhe për disa kohë.

    E motra hyri plotësisht në dhomë dhe e ndoqi me shikim, ndërsa Anila vendoste dhe rroba të tjera në gardërobë. Vetë kishte ngjyrë më të hapur lajthie të flokëve dhe të syve, edhe dukej më introverte dhe brishtazi e pasigurtë për veten, sesa Anila, që jepte vetëm energji vetëbesimi.

    Telefoni i Anilës mbi krevat u ndriçua nga një telefonatë në WhatsApp me video.

    - Është Amarildo, - tregoi Visara dhe të dyja u rehatuan te kreu i krevatit, para se të përgjigjeshin.

    I buzëqeshën menjëherë të vëllait, sapo fytyra e tij ezmere me flokët e shkurtër dhe sytë kafe të lehtë u shfaq në ekran.

    - Je në Elbasan, Ania? - pyeti i habitur ai, kur pa edhe Visarën me kokën të mbështetur në supin e djathtë të saj. - Apo është Sara te ti?

    - Erdha unë sot, - sqaroi Anila.

    - Ah, shumë mirë. Si po kaloni?

    - Super, - u përgjigj po ajo me hare.

    - Mirë, - tha Visara me entuziazëm më të pakët.

    - Çfarë ka motra e vogël? - pyeti me përkëdheli Amarildo. Kjo e fundit e kishte inat termin "e vogël" dhe gjithmonë kërkonte ta quanin "motra e dytë".

    - Asgjë nuk ka, po bën vetë. - foli Anila në vend të saj.

    - Sara, ç'është? - Amarildo ndryshoi tonin e zërit në ashpërsisht të prerë. - Ndonjë problem me njeri?

    - Jo, jo. Asnjë problem. Vetëm fola me qetësi.

    - Në rregull, atëherë. Po... ndonjë gjë të re, Ania?

    Ajo e kuptoi menjëherë, se ku e kishte fjalën i vëllai tetë vite më i rritur se ajo dhe pohoi me kokë e gëzuar.

    - Po dal me dikë.

    - Ashtu? - ai buzëqeshi. - Kush është? E njohim?

    - Me sa di unë, jo.

    - Si e ka emrin? - pyeti Visara.

    - Quhet B...

    - Prisni pak! - Amarildo fiku mikrofonin dhe u largua nga telefoni.

    Motrat qëndruan, pa folur në pritje të tij.

    - Si është puna? - pyeti Anila, kur ai erdhi dy minuta më vonë.

    - Më duhet të iki. Do flasim, kur të vij në Shqipëri.

    - Kur do vish? - pyetën të dyja njëherë të surprizuara dhe të lumtura nga ai lajm. Amarildo kishte tri vite, që ishte larguar nga Shqipëria.

    - Për ditëlindjen e mamit, në nëntor; por mos i tregoni gjë, se dua t'ia bëj surprizë.

    - OK! - Visara e shprehu entuziazmin me tepër këtë herë.

    - Kur të vij, do flasim. Mirë, Ania? - nënkuptoi për personin, me të cilin shoqërohej e motra.

    - Mirë, - pranoi e lumtur ajo.

    I vëllai e kishte respektuar gjithmonë si duhej lidhjen e gjakut me të, e kishte mbështetur në çdo hap dhe ia kishte vërtetuar, se ajo mund t'i besonte plotësisht çdo sekret të sajin.

    - Dy-tri ditë më përpara do vij, - tregoi planin e tij Amarildo. - Mamaja e ka ditëlindjen më 17 nëntor. Më 15, ose 14 do jem në Shqipëri.

....vazhdon....

    Pjesa shkon për @Beta0098 ❤️🥰

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top