48• Mund të Jem i Dashuri Yt.
Anila lexoi imeilin e fundit të ardhur nga administratorja e kompanisë, Majlinda, që njoftonte një mbledhje fundmuaji me menaxherët e kompanisë pas dy ditësh në orën pesë të pasdites dhe fiku laptopin.
Për në atë mbledhje zgjodhi të vishte xhinse ngjyrë livandoje të zbehtë, atlete dhe këmishë të bardhë. Flokët i ndau në mes, i la lëshuar si zakonisht dhe u kujdes, që të mos harronte syzet e diellit.
Në oborrin e shtruar me pllaka të vogla drejtkëndore ngjyrë gri të çelët dhe të errët, vërejti Sidorelin dhe Majlindën duke biseduar pranë hyrjes së ndërtesës.
Shikoi më gjatë tatuistin e veshur me një bluzë ngjyrë të gjelbër shisheje, xhinse blu të zbehtë me nuancë të lehtë të ngjyrës gri dhe atlete të bardha, teksa dëgjonte serioz adiminstratoren dhe po i merrte vërtet në konsideratë fjalët e saj dhe u shkoi pranë.
- Si jeni? - Anila ia qepi sytë administratores së veshur me këmishë blu të kaltër me vija të shumta vertikale të bardha, pantallona të kaltra të gjera dhe sandale të bardha.
- Shumë mirë, Anila. Si je ti? - Majlinda i zgjati dorën e buzëqeshur dhe punonjësja çakërreu sytë e mbërthyer më tepër nga parehtia.
Nëse do ia jepte dorën asaj, a nuk duhej t'ia jepte dorën edhe Sidorelit? Po sikur ai të mos ia jepte dorën? Do turpërohej më tepër.
I dha dorën Majlindës, vetëm pa dorën e djathtë të Sidorelit dhe iu drejtua menjëherë, dyerve të hapura prej xhami të kompanisë, pa e hedhur fare vështrimin nga ai.
Pasi hyri në dhomën e produkteve dhe vërejti, që nuk kishte njeri brenda, mori frymë thellë, akoma e pushtuar nga rëndesa e emocioneve të mbledhura në kraharor ngjitur zemrës prej çasteve pak më parë. Tani ai do ta kishte kuptuar se ajo nuk kishte interes për të, ose ndoshta bashkë me Majlindën do ta kishin quajtur veprim të pahijshëm shmangien e Sidorelit dhe mungesë respekti ndaj tij, që Anila nuk ia kishte dhënë dorën.
- U lodha! - nxori me vrull e zemëruar telefonin, që të filmonte disa nga produktet në raftet e bardha, dhe ta postonte videon në faqen e saj, në Instagram më pas.
Tërë ajo situatë po e drobiste. Keqkuptimet, që kishte krijuar, përfshirja e kotë, duke e menduar vazhdimisht reagimin e Sidorelit ndaj saj, përpjekja, për të deshifruar vështrimet e tij, krijimi i gjithëfarë hipotezave, që ndoshta ai e pëlqente dhe nuk po e përdorte, për të bërë xheloze Arbetën... Duhej t'u jepte fund dhe të mos mendonte fare për të, të mos donte, t'ia dinte fare, se ç'ndiente ai nga prania e saj.
- Nuk ka asgjë midis meje dhe teje! - theksoi me ton të rëndë zëri, për të bindur më tepër veten, që ta mbyllte përfundimisht atë kapitull.
- A je e sigurt?
U kthye menjëherë pas, me të dëgjuar atë pyetje të bërë nga Sidoreli, teksa hynte në dhomë.
- Nuk më dukesh fort e bindur, - afroi kapakët e syve në picërrim dyshues ai.
Anila vazhdoi të filmonte produktet, duke zgjedhur heshtjen ndaj fjalëve të tij.
- Majlinda më tha, që do organizonte një trajnim të kompanisë në Durrës, por unë e binda, që jo. - tregoi Sidoreli dhe ajo e mori me mend, se po i nënkuptohej mospëlqimi i saj ndaj atij qyteti. - Bëra gabim?
Anila fiku telefonin dhe u kthye e tëra me fytyrën stoike nga ai, i cili tani kishte përvijuar buzët cekët dhe vështrimi indiferent i syve jeshile dominuese ndaj asaj të gjelbrës së butë, ishte zëvendësuar nga ai flirtues me të gjelbrën më të dukshme në ato çaste se ajo jeshilja e vrazhdë.
- A mund ta di se pse po flet me mua? - kërkoi ajo. - Leje, nuk mbaj mend, të të kem dhënë dhe i afërmi im nuk je. Cili është justifikimi yt?
- Unë mendoj se arsyeja, pse ti nuk i pëlqen tatuazhet dhe Durrësin, është sepse nuk e ke gjetur akoma tatuazhin, që dëshiron të bësh dhe nuk ke shkuar në Durrës me dikë, që e do. Kështu që, unë sugjeroj, të fillojmë me Durrësin, duke dalë bashkë në një takim.
Anila krijoi distancë të vogël midis buzëve, nga e zëna në befasi prej sugjerimit të tij. Ai po e ftonte në takim?
Kjo situatë po u dilte jashtë kontrollit. Tani ajo po bëhej vërtet kurioze, ta dinte se si ishte puna me atë Arbetën, që Sidoreli po këmbëngulte kaq shumë, për ta bërë xheloze, duke përdorur Anilën.
Dhe pse pikërisht atë?
Shpërfillja iu duk zgjidhja e duhur, por grishja nga vazhdimi i lojës nuk e la, të vendoste aq shpejt, për të zbatuar alternativën e parë. Sikur të luante vetëm pak? Ai, sa mirë që nuk e kishte fare problem, ta përdorte, pa marrë parasysh, që ajo mund të lëndohej, po ta zbulonte, se po përdorej. Pse të mos e shfrytëzonte dhe Anila rastin?
Të binte në nivelin e tij, iu duk veprim i ulët ndaj vetes. Ajo nuk ishte e tillë, por nuk kishte pse të ndryshonte nivel. Do ta mundte Sidorelin në lojën e tij.
- Një tatuist, që e di se unë nuk i honeps fare tatuazhet, po më fton, të dalim. Jam shumë kurioze ta di, se çfarë të bën të mendosh qoftë edhe një herë të vetme, se unë do pranoj. - qeshi me të.
- Është pak histori e gjatë dhe do lodheshe, dule e dëgjuar në këmbë. Kur të ulemi diku në Durrës, flasim.
- Sidorel, a dëshiron të më thuash tani, se ke pësuar krizë në tru dhe prandaj nuk e di, se çfarë po flet, apo ta marr me mend vetë? - pyeti e lodhur për më tepër lojëra fjalësh ajo.
- Krizë kam pësuar, - tha Sidoreli. - Por jo në tru.
Anila mendoi menjëherë, se ai kishte nënkuptuar zemrën e tij, e ndikuar nga harkimi i ngadaltë të buzëve të Sidorelit dhe anoi kokën, që të shpëtonte nga ai shpërqendrim.
- Në rregull. E kuptoj, që nuk paske gjë në terezi! Kalofsh bukur! - ajo vendosi t'i jepte fund bisedës me të.
- Pse kam përshtypjen se ia vlen të rrezikoj çdo gjë, për të të pasur në jetë ty?
U duk sikur Sidoreli ua bëri të dyve atë pyetje nga asgjëja; vetes se çne, që ndihej aq i tërhequr prej saj, pavarësisht se e dinte, që kishte pengesën nga Amarildo dhe tani duhej të ishte duke i qëndruar sa më larg, e jo të flirtonte me të dhe Anilës, si të desh të dinte, nëse dhe ajo kishte të njëjtën ndjesi.
Ajo nuk arriti ta mbronte veten në kohë, për të mos deshifruar shikimin kundrues të tij dhe ndierë, sikur ai e kishte seriozisht dhe nuk po luante. Dikush e kishte keqkuptuar vërtet situatën midis tyre, por ai person gjatë gjithë asaj kohe kishte qenë vetëm Anila. Sidoreli nuk e kishte përdorur kurrë, për të bërë xheloze Arbetën, por dhe po e ftonte të dilnin, ngaqë e pëlqente.
Ama jo; nuk mundej ta besonte dhe as të rrezikonte, që ai të zbulonte të shkuarën e saj. Ishte e sigurt se Sidoreli do ndryshonte menjëherë mendim në lidhje me të dhe ajo do pendohej, që i kishte ulur mburojat, për të lënë atë, t'i afrohej.
- Seriozisht? - Anila hapi sytë më tepër me monotoni. - Nuk mendon se do bie për këto fjalë dhe do besoj, që ti do patjetër, të dalësh me mua, apo jo?
Sidoreli e vështroi, sikur vërtet kishte dëshirë, të dilte me të dhe po mendonte se si ta bindte, që nuk po luante.
- Nuk kam për qëllim të të bëj keq, siç do të të ketë bërë dikush në të kaluarën.
Anila bëri një hap të vogël pas e prekur prej atij dyshimi të saktë dhe mundi, që vetëm ta mendonte pyetjen e përlotur, se si ai kishte guxuar t'i kujtonte atë pjesë të së shkuarës.
Sidoreli e kuptoi se kishte shkuar goxha larg.
- Nëse po dyshon për këtë...
- Mos fol më me mua! - Anila përdori tonin e vrazhdë të zërit, për ta lënduar atë gjithashtu, e ndikuar prej dhimbjes, ngaqë kishte kujtuar Blerimin. - Ti nuk je në nivelin e duhur, as për t'u shikuar prej meje, jo më për të folur e aq më pak për të dalë me mua!
Ajo vështroi vetëm për një sekondë jeshilen e vrazhdë të nxjerrë menjëherë në pah në sytë e tij dhe doli nga dhoma, duke marrë frymë thellë nga turfullimi. As në tualet, për të freskuar pak fytyrën, nuk shkonte dot, pasi aty kishte pasqyra të mëdha.
Zbriti me shpejtësi shkallët për në katin e parë, që të dilte dhe të qëndronte jashtë, për të marrë veten, deri kur të fillonte mbledhja. Një tjetër gabim trashanik prej saj, që mund të ishte shmangur lehtë, po të mos kishte dashur të luante. Tani po paguante sërish pasoja. Kur do zinte mend dhe të mendohej, para se të vepronte?
Sidoreli ruajti vështrimin e rëndë shpërfillës, kur hyri pak më vonë në barin e kompanisë i ftuar nga dy punonjës aty, për të pirë diçka me ta, sapo shqoi Anilën të ulur në tavolinën e zezë pranë mureve të xhamta bashkë me administratoren dhe tre menaxherë të kompanisë.
Ajo nuk e shikoi fare, kur ai u ul me fytyrë përballë saj, as kur porositi dhe kamarieri nuk vonoi, t'i sillte pijen e kërkuar, por vazhdoi të lexonte e përqendruar në një fletë.
Sidoreli shfryu akoma i pezmatuar prej sjelljes së saj pak më parë dhe u përpoq të mos ndikohej më tepër, por vetja nuk iu bind dot dhe sytë iu picërruan, ndërsa ai i studionte në heshtje Anilëa tiparet e fytyrës, ligështimin dhe rraskapitjen e pasqyruar haptazi, duke treguar një person, i cili kishte kaluar goxha vështirësi në jetë dhe tani nuk kishte më fuqi, që të qëndronte e vetme në këmbë. Ngjante me dikë, nga e cila kishin përfituar prej naivitetit të saj dhe e kishin marrë nëpër këmbë, duke bërë ç'kishin dashur me të. Tani Anila donte, që dikush ta vinte re, se në ç'gjendje ishte dhe t'i ofronte ndihmë.
Kushedi kujt i kishte hyrë në hak dhe tjetri nuk e kishte lënë me kaq! Me siguri ajo kishte merituar gjithçka, që i kishte ndodhur. Disa femra, veç për të krijuar sherr, ishin.
Mendime të tilla ia nxitën atij më tepër ndjesinë e gjykimit ndaj saj dhe ia rritën përshtypjen negative të krijuar qëllimisht kundrejt Anilës, që të mos ndihej keq prej mospërfilljes nga ajo. Sidoreli anoi vështrimin i lumtur, që ishte ndarë me kaq dhe nuk kishte këmbëngulur më tepër për të.
S'kishte ndërmend të merrej me një të traumatizuar shpirti.
E shikoi fill rastësisht Anilën, ndërsa ajo vështronte butësisht Majlindën e ulur në karrigen përballë, ndërkohë që kjo e fundit fliste dhe ai nuk e largoi shpejt vështrimin.
Kundroi si i magjepsur, pa i kujtuar fjalët, që kishte menduar pak më parë për të, fytyrën e saj me shprehi dashamirëse, ravijëzimin e lehtë të buzëve dhe ndieu ngrohtësi brenda vetes ndaj saj, bukurisë së veçantë tërheqëse, që sytë e tij të hipnotizuar po admironin, energjisë pozitive të marrë prej Anilës dhe përshtypjes instinktive, sikur kishte të bënte me një njeri të shoqërueshëm edhe shumë të dashur, veçse karakteristika të tilla ajo ua shprehte njerëzve, që u besonte.
I dha fund me pahir vështrimit si të fiksuar me të, mori frymë thellë dhe mori pijen mbi tavolinën katrore me mendimin se ajo do e ftillonte dhe nuk do fillonte të imagjinonte versione absurde të së ardhmes së tij, ku bënte pjesë dhe Anila.
E shikoi përsëri, duke shpresuar se pak më parë veç ishte përhumbur për një çast, por tani ishte më mirë, ama ngrohtësia e atij çasti i zuri vend në të gjithë qenien dhe ai nuk tentoi aspak, që ta sulmonte një ndjesi e tillë, për ta zhdukur.
Përkundrazi, qeshi; kur Anila vuri buzën në gaz nga një shaka e thënë prej Majlindës, edhe Sidoreli qeshi gjithashtu, ndërsa sodiste atë.
....vazhdon....
He fell first. Will she fall harder, or break him?
Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top