31• Strategji në Pishinë
Rrezet e arta të diellit e gjetën me humor të shkëlqyer Leonora Agollin mëngjesin pasardhës dhe ajo qëndroi për disa çaste, pa lëvizur me sytë akoma të pahapur plotësisht nga dritarja e madhe. Perdet ngjyrë floriri të pluhurt dhe të tejdukshme midis tyre do ishin hapur nga Blerimi, pasi ai e dinte se sa shumë pëlqente ajo, që të zgjohej nga lindja e diellit në horizont. Rehatia e trupit të zhveshur nën çarçafin e bardhë ia shtoi asaj ndjesinë e paqes me veten dhe u kthye në të djathtë.
Blerimi ishte akoma në gjumë me fytyrë nga Leonora, por u zgjua, megjithëse ajo u përpoq t'i avitej sa më ngadalë, për të mos bërë zhurmë dhe një buzëqeshje iu ravijëzua në fytyrë atij, me të ndeshur vështrimin e saj të butë.
- E ke marrë goxha personale këtë çështjen e ëmbësirës dhe tani dukesh edhe vetë e tillë.
Ajo shfryu lehtë në të qeshur nga komplimenti i tij dhe iu qas më pranë, që të përqafohej nga ai.
- Mirëmëngjes! - strehoi kokën midis qafës dhe kraharorit të Blerimit dhe mbylli sytë e përqafuar gjithashtu nga bukuria e të jetuarit, përpos krahëve të tij.
- Mirëmëngjes, Leonora! - ai e puthi në ballë dhe e mbajti shtrënguar. - Shoh, që paske bërë paqe me zgjimin herët!
- Po, - ajo largoi kokën pas, për ta shikuar. - Tani më pëlqen çdo moment i jetës, sepse jam me ty.
- Dhe? Përfundoje fjalinë!
- E përfundova, - iu gjegj Leonora e habitur.
- Jo, ajo ishte gjysma e parë. Mos ki turp! Thuaj se cilat momente pëlqen më në veçanti!
Ajo u kthye me sytë drejt tavanit dhe buzët iu përvijuan nga lumturia e krijuar për shkak të njeriut pranë saj.
- Në ato momente të veçanta do të të them, - mbajti flirtimin pezull ajo. - Tani do kisha dëshirë, të bëheshim gati, për të përgatitur mëngjesin. Si thua, të hamë në oborrin e prapa shtëpisë? - anoi vështrimin nga ai.
- Them, të bëjmë atë, që të bën të lumtur ty. Atëherë jam i lumtur edhe unë. - Blerimi preku flokët e saj ngjitur qafës, ndërsa Leonora e kundronte e hipnotizuar edhe më tepër, prej sa shumë duhej prej tij dhe mënyrës së mezipritur, se si ai ia shprehte dashurinë.
- Në rregull, - ajo e puthi në faqen e djathtë dhe të dy u ngritën nga krevati.
Mëngjesi nuk u mori shumë kohë, për t'u përgatitur dhe ata supozuan, që as përgatitja për udhëtimin e muajit të mjaltit nuk do u merrte më shumë minuta, sepse kishin puthuajse gjtihçka gati dhe vetëm një kontroll i fundit, në mos kishin harruar gjë, kishte mbetur, për t'u bërë.
Kishin rënë dakord, që muajin e mjaltit dhe pushimet e verës t'i kalonin në ishullin Borakaj në Filipine dhe për ditëlindjen e saj të ktheheshin në Amerikë.
Vendi aziatik ishte po aq mbresëlënës sa ç'kishin pritur të krijonin përshtypjet nga fotot në broshurën e marrë, për të ditur më tepër informacione rreth atij destinacioni dhe u siguruan më tepër, që kishin bërë zgjedhjen e duhur nga ecjet nëpër rërën bezhë tejet të hapur dhe uji i kthjellët blu në të kaltër me nuancë të ëmbël të gjelbre. E lejuan veten, që t'i shijonin ato ditë të nxehta vere pa asnjë kufizim dhe ndërprerje nga mendimet për të kaluarën, por vetëm me qëllimin, për të krijuar kujtime sa më të bukura së bashku.
Leonora mezi kishte pritur, që pjesë të kujtimeve të bënte edhe të notuarit, të cilit tashmë e kishte përvetësuar dhe bashkë me Blerimin do bënin një garë në pishinën e hotelit, ku po qëndronin.
- Numëro pas nga treshi dhe atëherë fillojmë! - sugjeroi Blerimi.
- Në rregull! - pranoi ajo.
U përgatitën, të hidheshin dhe Leonora filloi numërimin.
- Tre... dy... një...
Blerimi u hodh në pishinë, sapo dëgjoi fjalën një.
- Prit! - thirri e shoqja e alarmuar.
Ai ndaloi së notuari drejt mbërritjes në fund dhe u kthye menjëherë prapa.
- Çfarë?
- Do përmendja edhe zeron, - Leonora ia dha të qeshurës fill pas atij shpjegimi dhe vazhdoi, edhe kur Blerimi doli nga pishina.
- Numëro nga treshi deri në një!
- OK, - qeshi ajo dhe numëroi. - Tre... dy... ... ... një!
Të dy u hodhën në pishinë dhe ndanë me not drejt kreut në anën tjetër. Leonora ngriti kokën sipër ujit dhe vërejti, që Blerimi po notonte më shpejt. Ajo mundi ta arrinte dhe i tërhoqi krahun e majtë, për ta ngadalësuar. Buzëqeshi, kur ai u kthye i konfuzuar pas dhe vetë u nis drejt fundit, por u ndalua prej krahëve të tij rreth trupit të saj.
- Blerim, po bën me hile! - Leonora i vuri duart në kraharor, që të shkëputej nga përqafimi i tij.
- Si ti pak më parë, - argumentoi ai me të qeshur.
- E imja quhet strategji, - mohoi akuzën ajo dhe u përpoq të largohej. - A ka mundësi të më lësh të fitoj? - kërkoi e dorëzuar, që të përpiqej më gjatë.
- Nuk ka fare mundësi, manipuluese.
- Ashtu? Atëherë unë jam e inatosur me ty. - deklaroi strikte ndaj vendimit të saj Leonora. - Por më puth edhe menjëherë pajtohemi! - ofroi shansin lozonjare ajo, ndërsa i vinte krahët rreth qafës.
- Më duket se nuk dua, që të pajtohemi. - hamendësoi Blerimi me shaka dhe tentoi, që të largohej pa të.
- Jo, jo! Ti do, por nuk e di. - Leonora e shtrëngoi pranë vetes dhe ai qeshi me zë të lartë i gëzuar nga sjellja e saj çapkëne.
- Si ia del, që më bën të të dua çdo sekondë e më shumë? - Blerimi i kaloi disa tufa flokësh të lagur pas veshit të majtë dhe e puthi.
••••
Argumenti i Leonorës për blerjen e fustanit ngjyrë vishnje të ngushtë me rripa, i gjatë deri mbi kyçet e këmbëve dhe me të çarë përgjatë këmbës së majtë, ishte përshtatshmëria e tij ndaj lëvizjeve të saj, kur kërcente dhe Blerimit i ishte shtuar përshtypja pozitive ndaj asaj veshjeje falë asaj arsyeje, që ajo ta vishte për atë mbrëmje, kur të dilnin.
Të dy hynë përkrah njëri-tjetrit në bar dhe studiuan me vështrim ambientin përreth, dritat e projektorëve dhe jo vetëm, të cilat fikeshin e ndizeshin në fraksion sekondash, si të kishte problem elektriciteti, njerëzit duke kërcyer në pistë dhe të tjerë, që po bisedonin shpërfillës ndaj muzikës së lartë.
Leonora u detyrua të shkëpuste krahun e saj nga krahu i tij, për t'iu përgjigjur mesazhit të sapoardhur në telefonin e vet.
- Është Denada, - tregoi ajo. - Mund të pororsitësh ti, sa të flas pak me të më telefon?
- Nëse dëshiron, vij me ty dhe kthehemi bashkë. - u ofrua Blerimi.
- jo, s'është nevoja. Nuk do vonohem.
- Në rregull, - ai i buzëqeshi dhe pranoi udhëzimin e kamarierit drejt tavolinës së tyre.
Porositi për vete dhe pijen e preferuar të Leonorës, edhe shikoi nga hyrja në pritje të saj. Ajo u duk pas pak çastesh me telefonin në dorë dhe eci drejt tij, pa e shkëputur vështrimin joshës nga i shoqi, i cili po i dhuronte të njëjtën soditje.
Leonora ndaloi dhe ndezi telefonin. Blerimi u mat të ngrihej, për t'i shkuar pranë, por u pengua nga një e panjohur e ulur përkrah tij.
- Ajo grua ka një unazë martese në gisht, - iu referua biondja në gjuhën angleze si me keqardhje Leonorës më tutje tyre, e cila po shkruante në telefon. - Por unë nuk kam. - e huaja tregoi me një buzëqeshje të ëmbël nënkuptuese gishtërinjtë e dorës së majtë, të cilën e vendosi mbi këmbë ngjitur fustanit të shkurtër blu, që kishte veshur, të kombinuar me ngjyrën e errët të syve të vegjël të saj.
- E di, që është e martuar. Ia kam vendosur unë atë unazë.
Blerimi dha vetëm atë sqarim për Leonorën dhe u ngrit në këmbë, që të shkonte pranë të shoqes.
- Si është puna? Çdo gjë në rregull?
- Po, - ajo e puthi dhe shtriu duart rreth qafës së tij, që ta përqafonte.
Vështrimin e nguli mbi bionden e ulur në tavolinën e rezervuar nga Blerimi, e cila po e shikonte Leonorën, sikur nuk i bënte fare përshtypje trupi elegant dhe bukuria pafajësisht e ngrohtë femërore, që ajo kishte, ama nuk po e fshihte dot zilinë ndaj saj dhe mendimit se nuk i vinte faj njeriu, që e kundronte, pa dashur të shkëputej nga prania e saj.
- Mos duhet t'i nxjerr kthetrat ndonjë gruaje, për të treguar se kujt i përket ti? - Leonora pyeti Blerimin, e gatshme për ta realizuar një veprim të tillë.
- S'është nevoja. U tregova unë. - e siguroi ai. - Por... mund të ma demonstrosh mua një fakt të tillë.
Ajo qeshi, sapo kuptoi fjalët e tij dhe miratoi me kokë.
- Shkojmë diku tjetër, nëse dëshiron? - ofroi Blerimi.
- Dashke të më bësh xheloze dhe diku tjetër? - ngriti vetullat thumbueshëm Leonora.
- Kurrë! - mohoi fill me kohë ai. - Asnjëherë nuk do të të bëj xheloze. Vetëm mendimi, që ti mund të dyshosh në dashurinë time për ty dhe të lëndohesh për fajin tim, është torturë më vete për mua. Të dua plotësisht, Leonora!
Ajo e ndieu të vërtetën e atij pohimi si frymëmarrjen e saj.
- Ikim, - pranoi e gëzuar.
Blerimi pagoi faturën dhe dolën nga bari.
Ndoshta po të kishin hedhur rastësisht një shikim të përciptë përreth, do ta kishin vënë re Marinela Hubën nga ana tjetër e rrugës, duke i vështruar tërësisht e shushatur nga prania e tyre të përqafuar me njëri-tjetrin aty, por ata iu drejtuan menjëherë automjetit dhe u larguan, për të festuar diku tjetër.
Marinela as nuk hamendësoi teori dhe as nuk hodhi hipoteza rreth tyre. Konstatoi mrnjëherë se Leonora dhe Blerimi kishin vrarë Agustinin dhe vëllanë e tij, Albionin, për të jetuar të qetë së bashku dhe etja për hakmarrje e krijuar si vetëtima në qiell të kthjellët e nxiti, që menjëherë t'i ndiqte me makinë.
Vendimi i padiskutueshëm, për t'i vrarë të dy, ndërsa mbante duart fort në timon dhe tërbimi i klithte, që ta thyente heshtjen, e të bërtiste me sa fuqi kishte nga urrejtja me plot mllef, se Leonora i kishte shkatërruar jetën me vrasjen e Agustinit, filloi të lëkundej si varka në një det të trazuar me stuhi, kur iu krijuan ide, se si t'ua nxinte jetën, para se t'i hiqte qafe përfundimisht.
E kishin bërë gjithçka, për të pasur një jetë të lumtur së bashku? Pikërisht atë do t'u merrte nga duart; fillimisht lumturinë dhe më pas vetë jetën.
Pas tre orësh parkoi makinën pak më tutje hotelit, ku kuptoi se ata po qëndronin dhe, e tensionuar me forcën e burgosur si një dragua rebel i lidhur në zinxhirë edhe me rrezikshmërisht në nevojë, për t'u çliruar prej tyre, planifikoi se çfarë të bënte.
••••
Blerimi bashkoi buzët me të sajat dhe, kur ndieu duart e Leonorës përreth qafës dhe pas koke, e vazhdoi puthjen më gjatë. Ajo ndoqi ritmin e tij, lëshoi një frymëmarrje të thellë, kur ai i mbështeti trupin pas murit të hyrjes së dhomës së tyre ngjitur derës kryesore dhe u puthën sërish.
- Shkojmë në dhomën e gjumit!
- Jo. Qëndrojmë këtu. - kërkoi Leonora dhe i hoqi xhaketën.
Ai e ndihmoi të zbërthenin më shpejt kopsat e këmishës së tij të bardhë, la vetëm atë, që të lironte rripin e pantallonave të tij, iu afrua më ngjitur, zuri vend në të gjitha mendimet e saj të dehura në magjepsje prej vështrimit të tij plot dëshirë për të, aromës së parfumit, që ai kishte dhe prekjes së duarve të tij në lëkurën e saj, edhe i ngriti fustanin e kuq përgjatë ijeve deri në nivelin e belit, që Leonora ta kishte më të lehtë, të vendoste këmbët rreth belit të tij.
Vështruan njëri-tjetrin, pa i shkëputur sytë për goxha kohë, sikur të ishin në garë, se cili mund t'i shprehte më gjatë emocionet, pa iu dorëzuar ndjenjave dhe mbyllur sytë.
- Blerim! - Leonora lëshoi kokën prapa me qepallat e pulitura, që ta mbështeste pas murit dhe ai buzëqeshi fitimtar.
I dha vetëm disa çaste kohë, që të mbushej me frymë, para se ta puthte dhe buzët e tij të gjenin qafën e saj, ndërsa ajo mbahej me krahët gjithashtu mbi supet e të shoqit, gishtërinjtë e shtrënguar përshkues nëpër flokët e tij, deri kur ndieu se i kishte mbetur fuqi, vetëm për të marrë frymë.
Leonora qëndroi në heshtje për disa sekonda, që të mblidhte veten në përqafimin e tij dhe e puthi në faqe.
- Mund të më çosh te krevati? - Leonora e shikoi në sy, kur i foli, duke i rikujtuar me vështrim momentet pak më përpara midis tyre.
Ai i dhuroi të njëjtin shikim, e puthi butësisht, dhe e mori në krahë, që t'i drejtoheshin dhomës së gjumit.
Ajo i mbështeti kokën mbi sup, ndërsa i mbante të shtrënguar trupin me duart rreth qafës edhe këmbët përgjatë belit. E puthi në qafë dhe peshoi kokën sërish mbi supin e tij.
- Të dua! - fjalët e Blerimit të pëshpëritura ëmbël në veshin e djathtë, ia dolën, ta bënin të buzëqeshte më tepër e lumtur.
- Edhe unë ty.
Ai largoi batanijet, e shtriu ngadalë mbi krevat dhe i hoqi takat.
- Nora, - thirri me zë të butë, sapo vërejti mbylljen e syve të saj. - Ngrihu, të lash fytyrën.
- Do ngrihem më vonë, - ajo nuk i hapi sytë.
- S'ma merr mendja se do mund të zgjohesh para të nesërmes. Eja! Të ndihmoj unë.
Leonora e shikoi gjithë përtesë dhe po në atë mënyrë u ngrit. Blerimi i solli fustanin e bardhë të natës, e ndihmoi të hiqte të kuqin e festës dhe të vishte tjetrin, lau dhëmbët bashkë me të në tualet, ia mbajti flokët pas shpine, kur ajo lau fytyrën, u mundua të lante shpejt e shpejt fytyrën e tij, që të mos vonohej më gjatë, sepse Leonora dukej e gatshme, për të fjetur edhe në këmbë, dhe pas pak minutash u shtri pranë saj në krevatin e dhomës së tyre.
Ajo gjeti menjëherë vend në krahët e tij dhe mbylli sytë e kapsallitur.
- Më fal!
Kërkesa e beftë e Blerimit u bë pengesë midis asaj edhe gjumit, dhe Leonora u konfuzua nga pendimi i thellë, që vërejti në sytë e tij.
- Për çfarë?
- Që nuk të kam takuar më përpara.
- Blerim, nuk ka qenë në dorën tënde. - ajo i preku fytyrën, duke dashur ta bindte edhe me vështrim, se asnjëherë nuk e kishte bërë fajtor atë, që ishin njohur në rrethana të pafavorshme për ta dhe ishin detyruar të jetonin tërë atë kohë larg njëri-tjetrit, kur ndoshta mund edhe të kishin qenë njohur kohë më parë, sikur ajo të mos kishte pasur aq shumë njerëz toksikë në jetën e saj.
- Të dua! - shmangu sqarim më të detajuar ai me ato fjalë dhe Leonora e puthi.
- Edhe unë ty. Gjithmonë. - u zotua ajo.
....vazhdon....
Pjesa i dedikohet @stelinaprroj 🤗❤
Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top