13• Rozë e Thyer

"The monsters running
wild inside of me
I'm faded"

Faded
| Alan Walker |
••••

    Blerimi i lidhi fort edhe këmbët Anilës, ashtu si duart me litarin tjetër, që kishte sjellë me vete në çantën e shpinës, kur kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj, në kohën, që ajo kishte qenë në Durrës dhe u ngrit nga krevati.

    Anila u shty më tepër drejt kreut të shtratit, ndërsa dihaste mbyturazi në ngashërima akoma e traumatizuar, mblodhi gjunjët pranë kraharorit të zbuluar si e gjithë pjesa tjetër e trupit të mavijosur dhe plot gërvishtje, edhe mbajti kokën ulur, në pamundësi, që të kishte guxim, për ta shikuar në sy kriminelin. Për herë të parë po i urrente balluket, të cilat nuk ia fshihnin dot sytë e skuqur nga lotët e pareshtur atë natë. Donte të mbulohej e gjitha me diçka. Fakti, që ai kishte mundësi të vështronte trupin e saj të lakuriqtë, e bënte, për të vjellë.

    Ai mendoi ta vriste. Kështu do e hiqte qafe pëfundimisht dhe s'do ta kishte nëpër këmbë, edhe Amarildo do jetonte me peshën e fajit për të gjithë jetën e mbetur, se çfarë i kishte ndodhur të motrës për shkak të tij; por hamendësoi që, pas atij krimi, që Blerimi kishte bërë ndaj saj, Anila do ta vriste vetë veten nga dëshpërimi dhe ai do ia kishte kthyer në kuptimin e parë të fjalës me të njëjtën monedhë armikut në shenjë hakmarrjeje për Xhulianën.

    Kishte kujtuar Amarildo, se ajo nuk do kishte pasur njeri, që t'i merrte hakun? Do e merrte përgjigjen, kur të kthehej në Shqipëri.

    Blerimi nxori telefonin nga xhupi në dysheme dhe ia drejtoi kamerën Anilës, për t'i bërë foto. Vërejti, që ajo tha diçka nëpër buzë dhe e kuptoi.

    - Çfarë? - pyeti qëllimisht, për t'i shkaktuar dhimbje më tepër.

    - Ndalo! - iu përgjërua Anila me lotësh, u mblodh edhe më tepër kruspull dhe fshehu fytyrën pas gjunjëve të ngritur si mburojë.

    Shtrëngimi fort i gjymtyrëve nuk po e lejonte të ngrihej dhe ta pengonte vetë nga dhimbja.

    - Pse? Ty të pëlqejnë fotot. - tha i habitur ai dhe qeshi me dëshpërimin e saj. - Thjesht për dokument. Gjithçka personale me ty. - sqaroi me ironi, ndërsa i afrohej qëllimisht më ngjitur dhe ajo u step pas e tmerruar, me trupin, që po dridhej i tëri nga frika prej tij. - Deri nesër në mbrëmje të dua të ikur nga ky vend. - Blerimi bëri të ditur në mënyrë kategorike. - Nëse të gjej këtu, do e kuptoj, sikur dëshiron, që të përsëritësh natën e sotme dhe unë nuk do e mendoj shumë gjatë, për të ta plotësuar dëshirën. Kuptove?

    Ai mori edhe ngjitësin, që kishte sjellë me vete gjithashtu dhe iu afrua sërish. Anila zmadhoi sytë e tronditur, kur ngriti kokën dhe e pa, edhe u përpoq të largohej nga krevati me forcën e pakët, që i kishte mbetur, duke thirrur me zërin e ngjirur nga lotët dhe të ulët për ndihmë, edhe pse mund të rrëzohej rrugës. Blerimi i kapi me forcë krahun e djathtë dhe e tërhoqi pranë vetes.

    - Mos lëviz! - i bërtiti në fytyrë i xhindosur nga pabindja e saj.

    I kyçi duart e lidhura në bark poshtë gjurit të vendosur mbi ta, i vendosi ngjitës mbi gojë, e vazhdoi edhe pas kokës së saj, si dhe disa herë rreth kësaj të fundit përgjatë qafës. Kur Anila të përpiqej, ta hiqte, do t'i dhimbte shumë.

    Ai zbriti nga krevati dhe u largua prej dhomës së gjumit me çantën dhe xhupin e zi. Për atë natë kishte mbaruar punë.

    Edhe pasi dëgjoi derën e madhe të mbyllej prej tij, ajo qëndroi e tulatur, duke qarë nga dhimbja therëse e trupit.

    Si një skllave banike me trupin dhe shpirtin e masakruar nga armiku, që e kishte përdorur si plaçkë lufte dhe më pas e kishte flakur tutje, u mbajt e burgosur nga nemitja ende prej mosbesimit, që sapo ishte bërë viktimë në atë lloj realiteti ç'njerëzor, ndërsa qante, sikur me daljen e lotëve nga sytë, do t'i dilte edhe dhimbja dërrmuese prej shpirtit. Po ndiente neveri për trupin dhe flokët, që ai kishte prekur, për sytë, që Blerimi kishte parë, për çdo gjë të sajën. Donte ta digjte atë trup bashkë me shpirtin e saj të burgosur brenda tij dhe të shpëtonte.

    Në spital nuk shkonte dot dhe në polici kishte frikë se nuk do ta besonin. Për më tepër që ishte edhe motra e saj, Visara, në mes. Po sikur Blerimi t'i bënte keq edhe asaj, për t'u hakmarrë ndaj Anilës, ngaqë ajo e kishte denoncuar?

    Amarildo! Urrejtja për të ishte aq e thellë, sa po e bënte Anilën, të dyshonte, nëse kishte pasur ndonjëherë dashuri për të vëllanë. Ai ishte fajtori për gjithçka. Si t'u tregonte prindërve, se ç'masakër kishte bërë djali, me të cilin ata krenoheshin vazhdimisht, që ishte njeri i drejtë dhe ajo kishte pësuar të njëjtën fatkeqësi si Xhuliana Agolli për shkak të tij? Do ta besonin?

    Anila shkuli flokët nga urrejtja për veten, që nuk i kishte besuar Brunildës dhe ishte treguar aq e verbër ndaj shenjave të qarta, se kishte pasur diçka, që nuk shkonte me Blerimin dhe ajo duhej të ishte stepur, për të mos e pësuar prej tij.

    Tërë ai pozitivitet i shprehur njerëzve, dashuri e dhuruar me mendimin se do i bënte të tjerët të ndiheshin mirë falë saj. Kushedi sa do kishin qeshur me të pas shpine, sa naive, do kishin menduar, që ishte dhe sa do ishin tallur me të, duke ndierë neveri dhe mos dashur kurrë, që ta kishin shoqërinë e saj.

    Si kishte lejuar të binte aq poshtë dhe kishte rrëshqitur aq keq drejt errësirës? Kishte pasur gjithçka më së miri dhe i kishte sakrifikuar të tëra për dikë, që sapo i kishte shkatërruar të gjithë jetën.

••••
    Blerimi parkoi makinën para pallatit, ku kishte shtëpinë dhe doli i gëzuar nga automjeti me arritjen deri në atë pikë të planit.

    Amarildon po e priste goxha surprizë, kur të kthehej në shtëpi.

    Më në fund po mbaronte edhe kjo. Pasi të vriste Anilën, nëse nuk do e vriste ajo veten më përpara dhe të kryente punë me Amarildon, Blerimi do shkonte të jetonte në Amerikë dhe do ishte i lumtur vetëm për inat të tij.

    Ndaloi te hyrja e pallatit nga dridhja e telefonit në xhepin e tutave të zeza dhe lexoi në ekran emrin e Albion Hubës.

    - Alo! - u përgjigj me të vogël dhe dëgjoi, pa lëvizur nga vendi lajmin e shumëpritur nga Albioni.

    - Amarildo Idrizaj ka ardhur në Shqipëri.

....vazhdon....

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top