12• Të Urrej, Anila!

"Did we ever see it
coming?
Will we ever let it
go?"

The Other Side
| Ruelle |
••••

    Ta kishte ditur me siguri, që ajo nuk do ishte zgjuar fare atë natë, Blerimi do kishte fjetur në divan, te dhoma e ndenjjes, por ia kishte dalë me vështirësi, të duronte deri të nesërmen në mëngjes, për të qenë në të njëjtin krevat me Anilën, detyruar veten, që të lejonte përqafimin prej saj me turfullima të heshtura nga bezdisja dhe ndjesia e neverisë i kishte shtrembëruar vazhdimisht fytyrën nga përshtiroja, sa herë që kishte kujtuar se kishte kaluar natën me motrën e Amarildos.

    Për pak do kishte rënë pre e dobësisë së një çasti mbrëmjen e kaluar nga të dyshuarit, se po gabonte dhe të hiqte dorë, por kishte shpëtuar për fije në këmbënguljen e vendimit që në fillim se Anila nuk ishte tjetër, veçse letra e tij, për ta luajtur kundër Amarildo Idrizajt dhe ky i fundit meritonte shumë më keq se kaq.

    Nuk donte t'ia dinte për asgjë tjetër. Tridhjetë vjeçari nuk kishte pasur fare mëshirë për të dhe familjen e tij, dhe Blerimi do ia kthente me po të njëjtën monedhë.

    Me të aguar dita, u ngrit nga krevati, për të përgatitur mëngjesin. Meqë ishte dita e fundit e lidhjes së tyre, duhej të kishte kujdes, që të mos i dilte ndonjë problem në momentin final.

    Anila e gjeti në kuzhinë, me vetëm një palë tuta të zeza sportive të veshura, duke vendosur dy sanduiçë në pjata.

    - Mirëmëngjes! - e përshëndeti e buzëqeshur ajo me tonin e butë si dallgët e qeta mëndafsh të oqeanit në agim.

    - Mirëmëngjes! - Blerimi ngriti vështrimin nga Anila e veshur me një nga këmishat e tij të bardha dhe iu afrua tavolinës së ngrënies në kuzhinë.

    Do ta flakte tutje atë rrobë të veshur prej saj, sapo t'i jepej mundësia.

    - Kur qenke zgjuar?! - Anila përshkoi dorën e majtë nëpër gjysmën e fytyrës akoma të përgjumur, ndërsa i afrohej.

    - Ka një orë, - Blerimi vendosi edhe brokën me lëng frutash mbi tavolinë dhe u kthye nga ajo, që ta përqafonte. E puthi në ballë dhe i shkëputi kokën, për ta shikuar në sy. - Çfarë? T'u kujtua ndonjë gjë, që heshte? - e thumboi flirtues dhe ajo nuk i fshehu faqet e skuqura lehtë.

    - Që të dua! - Anila rrëfeu me plot ndjenjë në sytë e saj të shndritshëm dhe ai e puthi.

    - Ulu! Do kesh uri. - Blerimi largoi karrigen për të dhe u mat, të mbushte gotat me lëng frutash.

    - Jo, ulu ti! - e ndaloi ajo me dorën e vendosur në krahun e tij të zbuluar. - Dua të bëj dhe unë ndonjë gjë.

    Ai la brokën mbi tavolinë dhe iu bind.

    - Ç'plan ke për sot? - pyeti Anila, ndërsa mbushte gotat.

    - Gjatë paradites do jem në punë. Më kanë ftuar miqtë, të dalim pasditen, por nuk e di.

    - Çfarë dëshiron të dish, se të tregoj unë. - Anila nënkuptoi haptazi, për çfarë e kishte fjalën dhe ai qeshi nga flirtimi i saj, e lejoi, t'i ulej në prehër dhe ia ktheu puthjen i kujdesshëm, që të mos keqkuptohej se donte më shumë.

    - Çfarë do bësh ti? - i kaloi flokët pas shpine asaj, ndërsa e vështronte i gëzuar në dukje nga afrimiteti me të.

    - Do dal dhe unë me shoqërinë, - tha Anila dhe u ngrit nga prehëri i tij, që të ulej në karrigen përballë. - Po bëhemi gati për fillimin e Masterit.

    - Takohemi në mbrëmje dhe dalim?

    - Po, - pranoi e lumtur ajo. - Më pas them, që të blejmë ëmbëlsirë dhe e hamë në shtëpinë time. Si thua?

    - Do ishte shumë mirë, - Blerimi fshehu buzëqeshjen e triumfit, që Anila po ia bënte tepër të lehtë çdo gjë, sa atij nuk i duhej fare, të sforcohej, për të hartuar ndonjë plan rezervë, nëse do i dilte ndonjë e papritur prej saj.

••••
    Ajo u takua me shoqet e veta, Blertën dhe Ersildën, pranë Bibliotekës Kombëtare dhe u nisën me makinën e Ersildës drejt Durrësit, qytet nga i cili Anila gjithmonë kishte marrë në mënyrë të pakuptimtë vetëm parehati negative dhe të gjitha herët, që kishte shkuar, për ta ndryshuar atë ndjesi, kishte përfunduar e kapluar nga nevoja dëshpëruese, për t'ia mbathur vrapit nga aty.

    Edhe atë ditë ishte nisur me po atë mision të pamundur në mendje, të shëtiste përgjatë bregut të detit dhe nëpër qytet me Blertën dhe Ersildën, të hanin drekë diku së bashku dhe në mbrëmje të ktheheshin në Tiranë. Deri në ato çaste, që ndodhej në restorantin e zgjedhur prej saj dhe kishte porositur ushqime deti, nuk kishte mundur ta veniste qoftë edhe për një moment ndjesinë e pakëndshme nga të qënit në Durrës. Vendosi, që, nëse nuk do ia dilte dhe atë ditë, s'do ta torturonte më veten, për t'u kthyer sërish aty.

    - Moj vajza! Mua më çmendën disa adresa për s*ksin në Instagram, që më bëjnë "follow". - u ankua me zë të ulët Ersilda, me t'u larguar kamarieri, pasi solli ushqimet e porositura nga secila. - Më denegruan reputacionin.

    - Bëje adresën private! - sugjeroi Blerta.

    - Jo, dua ndjekës! - hapi sytë e prekur Ersilda. - Por jo të tillë ndjekës. Do thonë njerëzit e afërt: "Do iu ketë pëlqyer ndonjë postim, apo shikuar 'story' kjo, që po i bëjnë 'follow'." Nuk ju vijnë kërkesa të tilla juve? - pyeti e habitur biondja me sytë kafe të errët dhe fytyrën e zeshkët në formë ovale nga qetësia e tyre.

    - Unë, u bë ca kohë, që nuk e di saktësisht, se kush më ndjek. - tha Anila, ndërsa merrte gotën e ujit përballë saj. - Kam mbi tridhjetë mijë ndjekës.

    - Mua më dërgojnë mesazhe astrologjike, - tregoi Blerta. "A dëshiron të të lexojmë hartën qiellore?" thonë.

    - Jo po hartën detare, - qeshi shpotitëse Ersilda dhe vetëm Blerta iu bashkua në atë tallje.

    Anila u zymtësua në fytyrë, me të kujtuar Brunildën prej temës së astrologjisë. Ajo e pëlqente tepër atë shkencë dhe Anila e kishte dëgjuar gjithmonë vetëm për hatër të saj, jo që kishte pasur interes.

    Brunilda kishte dërguar të motrën, Xhesildën, për të marrë rrobat e veta te shtëpia e Anilës një ditë, pas debatit final midis tyre dhe tani Anila nuk e dinte se ku ndodhej ajo. Pendimi, se ishte sjellë në mënyrë të padrejtë me të, e nxiste shpesh, për t'i shkruar ish-shoqes së ngushtë dhe të sqaroheshin, por në të gjitha herët hiqte dorë. Mbase prishja e shoqërisë me të e kishte shpëtuar vërtet Anilën nga një mike e rreme, cila gjatë tërë kohës, që kishte qenë shoqe bashkë, kishte bërë viktimën, duke u shtirur si introverte dhe më vonë Anila do bindej plotësisht, se sa të drejtë kishte pasur në nxjerrjen e Brunildës nga jeta e saj.

    Dalja me Blerimin atë mbrëmje e ndihmoi në të qetësuarit mendjen nga supozimet e shumta dhe të vijonte me gjendjen shpirtërore të gjallëruar dhe të hareshme si zakonisht.

    Në shtëpinë e saj u kthyen afër mesnatës me makinën e tij.

    - Më pëlqeu shumë ai bar, ku ishim dot. - tha Anila, ndërsa mbyllte derën me çelës dhe të dy iu drejtuan dhomës së ndenjjes. - Le të shkojmë dhe ndonjëherë tjetër aty! Si thua?

    Blerimi u kthye serioz nga ajo.

    - Them se duhet të mbarojë tashmë. - foli me ton neutral ai.

    - Çfarë? - Anila e vështroi e konfuzuar.

    - Lidhja jonë, - i erdhi thatë përgjigjja prej të dashurit. - Çdo gjë e planifikuar që në fillim prej meje midis ne të dyve.

    Koha, për ta hequr qafe Anilën, më në fund kishte ardhur.

    Konfuzimi i saj kaloi menjëherë në shastistje nga ajo përgjigje dhe ajo nuk po ia gjente dot fillin, se ç'po kërkonte të sqaronte Blerimi në atë mënyrë.

    - Çfarë po thua? - Anila ashpërsoi pak zërin dhe ngrysi vetullat jo në humor për lojëra të tilla nënkuptimesh.

    - Që Brunilda jote ka pasur të drejtë, kur ka thënë, se po luaj me ty. - rrëfeu shkoqur ai dhe ajo u trand më tepër.

    - Blerim! Për çfarë e ke fjalën?

    - Ti e di shumë mirë, se për çfarë, Anila. - vërejti ai i indinjuar tani, që duhej të sqaronte çdo gjë fije e për pe, kur ajo e dinte edhe vetë, se çfarë e kishte fjalën. - Ndoshta jo gjithçka, por që ti di në lidhje me Xhulianën, di. Vëllai yt, Amarildo, sidomos, është e sigurt, që di.

    Anila nuk po mundej të mendonte dot kthjellët nga mbërthimi prej ndjesisë së stresit dhe frikës, që minutat më pas nuk premtonin realizimin e kujtimeve të bukura dhe që do ishte më tepër në favorin e saj, sikur të mos e lexonte kapitullin e radhës në jetë, por ta kapërcente dhe vijonte me tjetrin.

    Ama jeta nuk funksiononte në atë mënyrë dhe Blerimi nuk pranoi të bëhej asnjë përjashtim për Anilën.

    - Ai ka qenë i lidhur me motrën time tetë vite më parë, - rrëfeu Blerimi. - E përdori, e regjistroi në video, kur fjetën bashkë dhe kërcënoi me to, që ajo të largohej nga Tirana, ndryshe ai do ta postonte videon në internet edhe Xhuliana vrau veten nga depresioni prej tij. - tregoi me zërin të ngritur pas çdo fjale të thënë dhe urrejtjen jo më të fshehur në sytë e errët kafe ndaj Anilës së tromaksur me sytë e çapëlyer nga tmerri i atyre fjalëve për të vëllanë.

    - Jo... - mërmëriti në mosbesim ajo. - S'është e vërtetë.

    - Xhuliana ia kishte thënë Denadës të gjitha këto, që të thashë dhe unë ty tani. Prandaj Denada reagoi, sikur pati thënë Brunilda, kur të pa atë ditë në bar, sepse të njohu prej Amarildos.


    - Më duket se kjo gruaja të njohu, - tregoi dyshimtazi Brunilda. - Sikur të njoh unë ty. Nuk e vure re, apo u shtire?

    - Nuk e vura re.

    - Sa nuk i ra të fikët, kur të pa.

    - Seriozisht? - Anila rrudhi vetullat e pashqetësuar. - Ndoshta ka menduar se jam dikush tjetër.


    - Gabohesh, - ajo mohoi rishtazi me kokë e përlotur. - Të kanë gënjyer, Blerim. Vëllai im ka dy motra. Si mund ta bëjë diçka të tillë?

    - Ai e di, se si. - ia ktheu vrazhdë Blerimi. - Ia shkatërroi plotësisht jetën Xhulianës. Na rrënoi shpirtin mua dhe mamasë. Xhuliana kishte ardhur për studime në Tiranë dhe punonte gjithashtu. Ishte pika ime më e dobët. Jetoja vetëm për arsyen sepse dhe ajo jetonte.

    Anila donte të dilte nga ajo ëndërr, e cila s'mund të ishte ndryshe, veçse makth. Nuk e përballonte dot përjetimin e një versioni të tillë në jetën reale.

    - Motra ime ka qenë munduar gjithmonë, të zëvendësojë sadopak mungesën e babait, ngaqë ai ka ndërruar jetë, kur unë isha dymbëdhjetë vjeç dhe ajo katërmbëdhjetë, edhe mamaja ishte në punë për ne. - vazhdoi Blerimi me mllef gjithnjë e më në rritje ndaj personit përballë. - E kam urryer përtej limiteve Xhulianën, kur ajo vrau veten, ngaqë mendoja, se çfarëdo të kishte ndodhur, nuk duhej të kishte hequr dorë prej meje dhe mamasë. Pastaj zbulova, se Amarildo e paskësh ndarë nga ne!

    - Mjaft! - Anila mbuloi fytyrën me duar e zënë peng nga rëndesa e tronditjes prej ç'po dëgjonte.

    - Vëllai yt e pa, që ajo nuk e kishte babanë për mbështetje dhe vëlla të madh, edhe përfitoi prej Xhulianës!

    - Jo! - ajo nuk e mbajti dot të qarën brenda vetes.

    Vëllai i saj! Të kishte qenë vërtet aq i ligë ndaj një të pafajshmeje dhe ta kishte çuar në vetëvrasje? Sa të tjera kishin pësuar të njëjtin fat dhe ajo akoma nuk e dinte? Prandaj ishte shokuar vërtet Denada, kur e kishte parë? Sepse kishte kujtuar se dhe ajo ishte po aq e keqe në shpirt, sa Amarildo?

    - Lëri lotët e krokodilit për një herë tjetër! - urdhëroi vrazhdë Blerimi. - Nesër nuk dua të të shoh askund në Tiranë. Do zhdukesh nga këtu.

    - Çfarë po thua? - ajo e vështroi e shokuar. - Ku të shkoj?

    - Ku të duash. Nuk më intereson fare. Amarildo do paguajë një për një çdo gjë, që i ka bërë Xhulianës.

    - Po unë çfarë i kam bërë? - Anila kërkoi të dinte arsyen se pse ai po tregohej aq i padrejtë me të, kur ajo nuk kishte asnjë faj.

    - Asgjë; ti je motra e tij.

    Ajo po e kuptonte, që Blerimi e kishte ndarë mendjen, për të mbajtur qëndrim kundër saj dhe se e vetmja mënyrë, për të shpëtuar, ishte duke mbrojtur veten.

    - Kurse ti je askushi, që të më tregosh mua, se çfarë të bëj. Askushi me shkronja të theksuara. - tha Anila autoritare, ndërsa qëndronte e palëkundur nga shikimi i tij i rëndë.

    - Do, që kjo video të dalë në internet? - ai nxori telefonin e tij nga xhepi i xhinseve të zeza, e ndezi me nxitim dhe i tregoi videon e natës, që kishin kaluar së bashku.

    Në fytyrën e Anilës nuk dalloi aspak frikë. Kjo e fundit e pa Blerimi, sikur ai të ishte njeriu më në injorancë, që kishte jetuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

    - Aww! Shikoje amatorin i vogel! Kujton se mund të më trembë kaq lehtë. - e vërejti adhurueshëm me tallje ajo dhe fill më pas e vështroi egërsisht. - Nuk e publikon dot, sepse futesh në burg dhe unë nuk marr asnjë dënim. Ti humbet.

    - Të gjithë do të të gjykojnë dhe askush nuk do dojë, të rrijë me ty. - u përpoq ta frikësonte Blerimi dhe Anila rrotulloi sytë e skuqur prej lotëve me monotoni nga bezdisja.

    Cili ishte problemi i tij dhe i Brunildës? Njëri kishte fiksimin, që bota ishte e gatshme, ta shkonte të gjithë kohën e saj dëm, duke u marrë me jetën e tij, ndërsa tjetra këmbëngulte se ishte në qendër të vëmendjes kudo, ku ndodhej dhe të tjerët vetëm donin të flisnin rreth saj, kur në fakt askujt nuk i bëhej vonë për të. Vërtet besonin se njerëzit ishte aq jashtë bote, sa të merreshin me gjëra të tilla të pavlera?

    Ndoshta ishte e gjitha çështje këndvështrimi. Ajo mendonte, që jo, sepse vetë nuk e shpenzonte kohën, duke bërë të njëjtën gjë, ndërsa ata besonin, që po, sepse e bënin një veprim të tillë; merreshin me thashetheme, veç për t'u prishur punë të tjerëve dhe përhapur negativitet.

    O Zot! Nuk po i besohej, që kishte qenë kaq e verbër dhe kishte qasur pranë vetes njerëz me mendësi të një niveli kaq të ulët. Të paktën ishte në kohë, për të bërë gjënë e duhur. Brunildën e kishte hequr qafe; tani të shpëtonte dhe nga Blerimi, edhe do ishte në rregull.

    - Nuk janë të gjithë njerëzit zero nga mendja si puna jote, që gjykon pa e ditur të gjithë versionin e saktë të historisë. - argumentoi Anila.

    - Çudi, që nuk flisje ashtu, kur ishim të lidhur, por thoje të kundërtën. - vërejti me ironi Blerimi.

    - Njeriu, sikur është vetë, ashtu mendon se janë edhe të tjerët. Unë në të vërtetë kam qenë duke komplimentuar veten time. - ajo sqaroi shpërfillëse ndaj përpjekjeve të tij, për të fituar kundër saj.

    - Nuk mashtrohem nga kjo sjellje pozitive, Anila. Ti do, që të dukesh, sikur je e fortë dhe nuk të bën përshtypje asgjë, ama po dridhesh nga tmerri.

    - E di vetë unë, se çfarë ndiej. Nuk të kërkoi kush ty përcaktim ndjesish. - ia priti hidhur ajo.

    - Mjaft! - urdhëroi prerazi i bezdisur nga zgjatja e asaj bisede Blerimi. - Nëse marr vesh, që nuk je larguar deri nesër në darkë nga këtu, kjo video do jetë në internet dhe nuk do ta lë me kaq.

    - Provoje! - ia ktheu kërcënimin Anila. - Dhe unë të betohem! Edhe sikur të jetë i fundit veprim, që do bëj në këtë botë, do sigurohem, që ti të jetosh çdo sekondë të mbetur me një shpirt të thyer copash. Je duke më rënë në qafë kot dhe do ta paguash aq shtrenjt, sa do përjetosh vuajtje përtej çdo gjëje, që mund të të ketë shkuar në mendje ndonjëherë, të përjetosh. Veç guxo dhe hidhe atë video! Të sfidoj! - Anila e shikoi drejt e në sy, pa iu pulitur qerpikët për asnjë moment në shenjë frike ndaj tij. - Tani zhduku nga shtëpia ime!

    Ai shfryu në ngërdheshje dhe e vështroi gjykues me mëri.

    - E të mendosh, që për një moment kam thënë me vete, se je njeri i drejtë dhe nuk e meriton të jesh në këtë luftë. Brunilda duhet të më falendërojë, që e shpëtova nga një njeri me dy fytyra.

    Anila u step pas e goditur nga realizimi se sa fatalisht kishte gabuar në lidhje me kushërirën e saj dhe përpiloi në heshtje reagimin e pak sekondave më përpara ndaj padrejtësisë së zbuluar të Amarildos. Mori frymë thellë, të qetësohej dhe të vepronte në mënyrë të drejtë, siç duhej.

    Fajtorët e vërtetë meritojnë ndëshkim, qoftë ai person edhe vetë ne.

    Duhej të zbatonte shprehjen e thënë me krenari, që nuk e kishte aspak problem, ta zbatonte, kur të vinte puna deri aty.

    - Do shkojmë në polici, - tha ajo pa ngashërima. - Jep provat për Amarildon dhe le të marrë dënimin, që meriton!

    - Jo, nuk dua të hyjë në burg.

    - Çfarë do?

    Dëshira e errët në sytë e tij, për t'i vrarë të vëllanë, e drodhi të tërën nga fatkeqësia e dukur në pragun e të ardhmes së afërt.

    Të humbiste Amarildon! Nuk kishte përjetuar asnjëherë më parë vdekje të njerëzve kaq të afërt dhe tani dukej më pranë se kurrë edhe shkatërrimi i jetës së saj dhe familjes nga vrasja, që Blerimi donte të kryente.

    Subjektivisht ishte në të drejtën e tij, për të marrë hak. Dhe ajo, po të zbulonte, se dikush i kishte bërë Visarës të njëjtën gjë, si Amarildo Xhulianës, do kishte dëshirën gjithashtu, për t'ia thyer shpirtin me çdo kusht atij personi.

    Por ishte i vëllai! Si të rrinte duarkryq, kur ai ishte në rrezik? Familja ishte në rrezik po ashtu?

    - E kam për detyrë, ta paralajmëroj. - tha me kokën ulur e dëshpëruar, që ndodhej në një situatë të tillë.

    - Nuk besoj se do duash, që ta paralajmërosh, kur të të them arsyen e vërtetë, se pse Xhuliana vrau veten.

    Anila nuk ndiente forcë psikologjike, për të dëgjuar më tepër rreth asaj dhe Amarildos edhe Blerimi nuk kishte aspak dhenbshuri, për ta lënë atë, që të merrte veten të paktën për disa çaste.

    - Amarildo e ka përdhunuar.

    Anilës i ra gjaku në fund të këmbëve dhe ndieu nevojën, për të mbyllur sytë, por druajti, se do t'i binte të fikët nga të rënit në pavetëdije prej drobitjes së asaj bisede.

    - Kjo është arsyeja e vërtetë, pse Xhuliana kreu vetëvrasje; dhe unë, kur e zbulova, që fajtori është vëllai yt, u betova se, çfarëdo që ai i kishte bërë motrës sime, do ia kthej me të njëjtën monedhë.

    Anila zgurdulloi sytë më tepër e lemeritur, kur e kuptoi se ç'fat i tmerrshëm e priste nga burri përballë saj dhe vrapoi drejt kuzhinës me shpresën, se do mbyllte derën me çelës, do merrte një thikë, për të mbrojtur veten, nëse ai do përpiqej ta lëndonte, gjë që dukej sheshit, se Blerimi e kishte një synim të tillë dhe do mundohej të fitonte kohë, deri kur të vinte policia, për ta shpëtuar. Po të nxitonte drejt derës kryesore, kishte frikë se, deri kur ta shkyçte, do ishte tepër vonë.

    Ai e zuri në afërsi të kuzhinës dhe e ktheu me forcë nga vetja.

    - Më lësho! - Anila lëvizi trupin e saj, që të lirohej prej mbërthimit të tij të fuqishëm, veprim ky, që i fitoi një shuplakë në fytyrë prej tij.

    Ai e la të rrëzohej dhe më pas e ngriti dhunshëm zvarrë në këmbë.

    - Blerim! - Anila thirri mes të qarave prej dhimbjes në anën e majtë të fytyrës, që ta bindte, për të ndaluar, ama Blerimi nuk e mori fare mundimin, që ta vinte ujin në zjarr, as për të menduar për të.

    Ngjante me një ushtar, i cili po zbatonte verbërisht urdhrat e marra, pa vënë aspak në dyshim, nëse ishte në rrugën e duhur, apo jo.

    Blerimi e tërhoqi drejt dhomës së saj të gjumit, e shtyu drejt krevatit dhe menjëherë ia bllokoi trupin me të tijin, që Anila të mos lëvizte.

    - Shsh! Nuk do të të dhembë. - ishte reagimi i vetëm i tij ndaj klithmave të mbytura të Anilës dhe përgjërimit të saj me sytë e përlotur nga trauma, të cilën ai ishte duke ia shkaktuar, që Blerimi të ndalonte.

....vazhdon....

Bạn đang đọc truyện trên: AzTruyen.Top